web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Rruga pranë Shkozës që po kthehet në rrezik për banorët e zonës

10 Prill 2026, 18:04, Denoncim CNA

Denoncimi/ Rruga pranë Shkozës që po kthehet në rrezik

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA për dëmtimin e rrugës “Nikollë Makjashi” pranë zonës së Shkozës në Tiranë.

Sipas denoncimit, rruga e dëmtuar prej më shumë se një muaji nga çarja e tubave të ujësjellësit është në gjendje të rënduar dhe nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj.

Banorët e zonës janë shprehur se kanë bërë ankesa pranë institucioneve përkatëse por nuk ka pasur asnjë reagim.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, gjendja në të cilën është rruga paraqet vështirësi serioze për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe rrezik për sigurinë e banorëve. /CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga