Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Dy shtetas shqiptarë, që jetojnë në Athinë, akuzojnë një bashkëkombas, se i ka mashtruar duke u premtuar, se do t’u siguronte dokumente të rregullta qëndrimi. Sipas tyre, personi që prezantohej si punonjës në zyrat e të huajve në Athinë, Rigels Alikaj u ka marrë mijëra euro pa realizuar procedurat e premtuara.
Një nga denoncueset tregon se Rigelsi pretendonte, se mund t’u nxirrte dokumentet e lejeqëndrimit brenda tre javësh. Fillimisht kërkoi 5000 euro, por çifti i dha rreth 3 mijë e 300 euro. Sipas saj, ai refuzoi të firmoste një dokument, që vërtetonte marrjen e parave duke argumentuar, se pagesa ishte në të zezë. Prova e vetme, që ata kanë, është një fotografi e pasaportës së tij. Pas një viti Alikaj i organizoi një takim për dhënien e shenjave të gishtave në Athinë. Pas kësaj procedure, ai ndërpreu çdo kontakt.
“Bashkëshorti im njohu një shqiptar, që quhej Rigels Alikaj. Pretendonte, se punonte në zyrat e të huajve në Athinë dhe që mund t’i nxirrte dokumentet brenda tre javëve. 3300 euro i dhamë ne. Si fillim kërkoi 5000 euro, por i thamë “jo”.Po flasim për dhjetorin 2022. Na tregonte dosjet, që kishte me vete. E kemi takuar dy herë këtu, ka ardhur këtu në ishull, ku banoj. Në dorë. Pretenduam një letër të firmosur, që personi po merrte kaq para, e tha, që nuk e bëj dot, sepse janë lekë në të zezë. Dhe në këtë moment, burri im i thotë, që “meqë ti nuk firmos dot një dokument, që po merr kaq shumë para nga ne, mund të më japësh fotografinë e pasaportës”.
Është e vetmja provë, që kemi për momentin. Vitin e parë nuk bëri asgjë, vitin e dytë ka mbyllur një takim për shenjat e gishtave. Kam vajtur në Athinë dhe atë ditë, që kam dhënë shenjat e gishtave, ka mbyllur telefonin e është zhdukur. Në letrën, ku duhej të ishin të dhënat e mia, që përgjigja do kthehej tek unë, ai kishte dhënë të dhënat e veta, ose false me shumë mundësi, një e-mail, një nr.tel, një adresë, dhe unë nuk kisha asnjë lidhje me zyrën e emigracionit. Fatkeqësisht nuk kam as përgjigjen. Avokatja ime më tha, që duhet të gjej patjetër këtë e-mail, për të parë arsyen, se përse jam refuzuar.
Kemi pyetur të gjithë ata, që kanë aplikuar si ne dhe asnjë nuk e di, se ku është. E kemi denoncuar këtu në ishull, por nuk ka asnjë lëvizje. Do të doja shumë e-mailin, e para e punës dhe të më kthejë lekët mbrapsht, se nuk është se nuk më bëri vetëm dokumentet, por më dogji. Për pesë vite të tjera unë nuk aplikoj dot dhe të mos mashtrojë më shqiptarët e shkretë, se po punojnë për bukë”, thotë qytetarja.
Edhe një tjetër qytetar shqiptar pretendon, se është mashtruar nga i njëjti person. Ai thotë, se Alikaj i premtoi dokumente të rregullta për bashkëshorten, por pas muajsh pritjeje, ndërpreu komunikimin dhe mbylli telefonin.
Sipas tij, Alikaj kishte marrë rreth 3500 euro dhe më pas kishte shitur edhe shtëpinë, ku jetonte. Ai shton, se dokumenti që i ishte dhënë bashkëshortes rezultoi i pavlefshëm në momentin, që ajo tentoi të udhëtonte përmes kufirit.
“Ne u interesuam, që të na bënte dokumente të sakta. Do të të bëj dokumente të sakta më tha, pas gjashtë muajsh do të japë shenjat e gishtave ( bashkëshortja). Prit gjashtë muaj e prit një vit, fiku telefonin, hoqi të tëra çfarë kishte. E dija, se ku kishte shtëpinë, i kam vajtur te shtëpia, e ka shitur shtëpinë atje, se e kishte të tijën. Ai do të bënte dokumentet, por ia bëri nuses me bashkëjetues grek, zëre sikur bashkëjetonte me grek. Nusja iku në Shqipëri me atë dokument e në doganë i kishin thënë, që nuk kalon me këtë. Nuk e dija fare, që ishte me bashkëjetesë, o vëlla, e dija me lejeqëndrimi. Ai ka marrë 3500 euro. Mund të ketë marrë mbi 100 e ca familje në qafë. Janë mashtruar si puna ime”, u shpreh një qytetare tjetër./ Tv Klan
Nxënësit e viteve të para dhe të dyta në gjimnazin “Ismet ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është denoncuar një rast m...
Ndërkohë që debati publik shpesh mbytet në tymnajën e ditë...
Javën e parë të muajit shkurt emisionin “Stop” transmetoi ...
Ilir Proda, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,...
Në emisionin e sotëm trajtojmë ankesën e Eduart Sharkës ng...
Lidhur me dhunën fizike dhe psikologjike, që mësuesja Mine...
Në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz,...
Kush e sabotoi investimin 80-milionësh që do të shpëtonte ...
Dy ditë më parë CNA dhe mediat e tjera raportuan shembjen ...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
CNA prej ditësh ka publikuar pjesë nga raporti përfundimta...
Më 23 prill 2025, Mentor Krrashi nga Sukthi i Durrësit, u ...
Ziflo Gjonca denoncon në emisionin “Stop” mungesën e antiv...
Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin...
Auditimi i KLSH-së mbi disponibilitetin e barnave për traj...
Auditi tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimi...
Një tjetër skandal i rëndë del në dritë në sistemin shënde...
Javën e kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një r...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...