Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin financiar dhe të përputhshmërisë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë në pah probleme serioze që prekin drejtpërdrejt jetën e pacientëve, rrezikojnë trajtimet mjekësore dhe ndikojnë financiarisht në jetën e tyre.
CNA ka publikuar ditë pas dite pjesë nga raporti mbi 400 faqe i KLSH, ku janë zbuluar fakte të rënda lidhur me keqmenaxhimin apo fuznimin e barnave dhe trajtimin e pacientëve.
Në shkrimin e sotëm, bëhet me dije se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) nuk ka lidhur kontrata me importuesit për një sërë barnash të përfshira në Listën e Rimbursimit 2024. Ndërkohë si rrjedhojë, mos përmbushja e këtij detyrimi ka rezultuar në mungesë të barnave në treg dhe,ka krijuar vështirësi në mbulimin e nevojave për mjekim të pacientëve.
Gjithashtu në raport thuhet se për shkak të mungesës së alternativës së parë, qytetarët janë detyruar të blejnë barna të tjera me çmime më të larta, duke mbuluar vetë diferencën në kosto. Si rrjedhojë, mungesa e ndërhyrjes nga ana e FSDKSH për të siguruar alternativën e parë ka rritur barrën financiare mbi pacientët dhe ka cenuar parimin e barazisë në akses ndaj barnave të rimbursueshme”
“Nga auditimi mbi verifikimin e disponibilitetit të barnave alternativë e parë dhe e vetme në treg gjatë vitit 2024, u konstatua se, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) nuk ka lidhur kontrata me importuesit për një sërë barnash të përfshira në Listën e Rimbursimit 2024. Mos përmbushja e këtij detyrimi ka rezultuar në mungesë të barnave në treg dhe, si rrjedhojë, ka krijuar vështirësi në mbulimin e nevojave për mjekim të pacientëve. Veprime në kundërshtim me nenin 10 dhe 29 të Ligjit nr. 10 383/2011 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të cilat ngarkojnë FSDKSH-në me përgjegjësinë për të siguruar aksesin e qytetarëve në barna të rimbursueshme, përmes kontraktimit të rregullt me subjektet furnizuese. - Gjithashtu, referuar dokumentacionit zyrtar të dorëzuar nga importuesit, është evidentuar se mungesa e furnizimit për disa barna është pasojë e: tërheqjes nga tregu; ndalimit të prodhimit ose mungesës së kapaciteteve prodhuese nga ana e MAT. Pavarësisht këtyre deklarimeve dhe mungesës së furnizimit për një periudhë të gjatë, barnat në fjalë janë ri-konfirmuar në Listën e Barnave të Rimbursueshme, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 491, datë 24.07.2024, me të njëjtët operatorë/importues, pa u kryer analizë risku dhe pa pasur garanci të dokumentuara për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm në treg. Gjithashtu, në pikën 2 të nenit “Kushti penal” të kontratës, parashikohet se: “Në rast përsëritjeje, propozohet heqja e atij bari nga Lista e Barnave të Rimbursueshme dhe kalimi te alternativa pasardhëse, me kusht që importuesi të mbulojë diferencën e çmimit ndërmjet alternativës së parë dhe asaj pasardhëse zëvendësuese”. Ky mekanizëm nuk është zbatuar gjatë gjithë vitit 2024. Moszbatimi i kësaj dispozite ka sjellë pasoja financiare për pacientët, të cilët, për shkak të mungesës së alternativës së parë, janë detyruar të blejnë barna të tjera me çmime më të larta, duke mbuluar vetë diferencën në kosto. Si rrjedhojë, mungesa e ndërhyrjes nga ana e FSDKSH për të siguruar alternativën e parë ka rritur barrën financiare mbi pacientët dhe ka cenuar parimin e barazisë në akses ndaj barnave të rimbursueshme”, thuhet në raport.

Më tej po ashtu bëhet me dije se për periudhën tetor–dhjetor 2024, nga auditimi ka rezultuar se nuk është kryer asnjë proces verifikimi i gjendjes së barnave të përfshira në Listën e Barnave të Rimbursueshme (LBR) përmes sistemit informatik “e-Depo”. Ky sistem është parashikuar si mjet monitorimi në kuadër të kontratave të lidhura me subjektet importuese. Kjo si pasojë ka rritur ndjeshëm riskun e mungesës së barnave, si në rrjetin farmaceutik të hapur, ashtu edhe në atë spitalor
“Gjithashtu, për periudhën tetor–dhjetor 2024, rezultoi se nuk është kryer asnjë proces verifikimi i gjendjes së barnave të përfshira në Listën e Barnave të Rimbursueshme (LBR) përmes sistemit informatik “e-Depo”, i cili është parashikuar si mjet monitorimi në kuadër të kontratave të lidhura me subjektet importuese. Procesi i vlerësimit të disponibilitetit të barnave është mbështetur ekskluzivisht në vetëdeklarimet e subjekteve importuese, pa u shoqëruar me asnjë veprim kontrolli apo verifikimi të brendshëm nga ana e institucionit, duke e bërë procesin jo tërësisht të besueshëm dhe të pambështetur në evidenca objektive. Veprime dhe mosveprime në kundërshtim me nenit 11, pika 1 të kontratës, duke evidentuar mangësi sistematike në funksionimin e mekanizmave të brendshëm të verifikimit dhe mbikëqyrjes. - FSDKSH nuk ka vënë në dijeni Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) lidhur me mungesën e furnizimit të këtyre barnave në kundërshtim me përcaktimet e nenit 16, pika 1, germa “d” të Ligjit nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar, Mungesa e këtij komunikimi ka penguar ndërmarrjen në kohë të masave të nevojshme rregullatore nga autoriteti përgjegjës, siç janë revokimi i autorizimit të tregtimit, pezullimi i përkohshëm apo identifikimi i alternativave të mundshme për zëvendësim, duke rritur ndjeshëm riskun e mungesës së barnave, si në rrjetin farmaceutik të hapur, ashtu edhe në atë spitalor”, evidentohet në raportin e KLSH-së.

Në raportin e auditimit, KLSH rekomandon që FSDKSH të marrë masa që në procesin e përgatitjes së listës vjetore të barnave të rimbursueshme, të kryhet një analizë e plotë e riskut për secilin ilaç, në mënyre që të mbrohet interesit publik dhe të garantohet furnizimi i qëndrueshëm me barna. Gjithashtu, sipas KLSH-së, kjo analizë e FSDKSH do të sigurojë që barra financiare për diferencën e çmimit midis alternativës së parë dhe zëvendësueses të mos bie tek pacientët.
“Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të marrë masa që, në procesin e përgatitjes së listës vjetore të barnave të rimbursueshme, të kryejë 386 një analizë të plotë të riskut për secilën barë, duke marrë në konsideratë dokumentacionin e importuesve dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm në treg, për të shmangur ri-përfshirjen e barnave me probleme të vazhdueshme furnizimi pa garanci të verifikueshme, me qëllim rritjen e efektivitetit të funksioneve mbikëqyrëse të FSDKSH-së, sigurimin e aksesit të barabartë të pacientëve në barna të rimbursueshme dhe mbrojtjen e interesit publik përmes një menaxhimi më të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të listës së barnave. Gjithashtu, në rastet kur konstatohet përsëritje e shkeljeve, të shqyrtohet mundësia për heqjen e bari nga Lista e barnave të rimbursueshme dhe kalimin te alternativa pasardhëse me kushtin që Importuesi të mbulojë diferencën e çmimit nga alternativa e parë tek alternativa pasardhëse zëvendësuese sipas përcaktimeve kontraktuale, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me barna, si dhe duke siguruar që barra financiare për diferencën e çmimit midis alternativës së parë dhe zëvendësueses të mos transferohet te pacientët.
FSDKSH të marrë që të përmirësojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), në mënyrë që të mundësohet ndërmarrja në kohë e masave rregullatore për menaxhimin e mungesave të barnave në treg, me qëllim garantimin e aksesit të pacientëve në trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Drejtoria e Rimbursimit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kontrollit në FSDKSH, të marrin masa që të kryhet çdo muaj verifikimi i disponibilitetit të barnave, referuar gjendjes së raportuar në sistemin “e-Depo”. Në rastet kur konstatohet mungesa e barnave në kundërshtim me kontratën e lidhur ndërmjet palëve, si dhe në mungesë të një vetëdeklarimi nga subjekti përkatës të shoqëruar me dokumentacion mbështetës që justifikon mungesën, të zbatohen masat dhe penalitetet e parashikuara në dispozitat kontraktuale”, thuhet në rekomandimet që KLSH ka përfshirë në raportin e auditimit. /CNA

CNA prej ditësh ka publikuar pjesë nga raporti përfundimta...
Më 23 prill 2025, Mentor Krrashi nga Sukthi i Durrësit, u ...
Ziflo Gjonca denoncon në emisionin “Stop” mungesën e antiv...
Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin...
Auditimi i KLSH-së mbi disponibilitetin e barnave për traj...
Auditi tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimi...
Një tjetër skandal i rëndë del në dritë në sistemin shënde...
Javën e kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një r...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
Një tjetër rast konkret nxjerr në pah problemet e mëdha me...
Raporti i KLSH mbi auditimin financiar dhe të përputhshmër...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sig...
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxj...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta ...
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka kon...
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...