Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
CNA prej ditësh ka publikuar pjesë nga raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili hedh dritë “mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale”.
Pas disa ditësh publikimesh të vazhdueshme të të dhënave nga raporti i KLSH-së, sot po publikojmë një fakt të ri shqetësues që vë në pah një problem serioz në sistemin e autorizimit të barnave antitumorale në vendin tonë.
Sipas auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga shqyrtimi i 25 rasteve të miratimit të autorizimit të tregtimit për barnat antitumorale, u konstatuan vonesa të konsiderueshme në procesin e autorizimit.
KLSH paralajmëron se vonesat burokratike nuk janë thjesht një problem administrativ, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën e pacientëve që presin trajtim antitumoral.
Raporti i KLSH-së evidenton qartë se procedura aktuale është joefikase dhe e gjatë, duke treguar nevojën urgjente për reformë ligjore dhe operacionale.
“Nga momenti i propozimit të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) deri në nxjerrjen e Urdhrit nga Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe dorëzimin e autorizimit tek subjekti aplikues, koha mesatare e pritjes ka rezultuar 24 ditë. Kjo vonesë pengon reagimin e shpejtë institucional në situata kur kërkohet vendimmarrje urgjente, veçanërisht për barnat antitumoralë,”-nënvizon raporti.
KLSH shton se procesi aktual krijon vakuum rregullator dhe kufizon fleksibilitetin operativ të AKBPM-së, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin në kohë të barnave dhe duke rritur rrezikun për pacientët në nevojë emergjente për trajtim.
“Duke qenë se verifikimi teknik, profesional dhe shkencor mbi efektivitetin dhe sigurinë e barnave kryhet tërësisht nga Agjencia, është e arsyeshme që kjo kompetencë të mos mbetet vetëm rekomanduese, por të përfundojë me lëshimin direkt të autorizimit nga vetë Agjencia,” – thuhet në raport.
KLSH rekomandon që drejtori i Përgjithshëm i AKBPM-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të ndërmarrin masa të menjëhershme për përmirësimin e procedurave dhe të iniciojnë ndryshimet ligjore përkatëse, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe garantimin e zbatimit të ligjshmërisë në procesin e autorizimit të tregtimit të barnave.
Ky fakt i ri vjen pas disa ditësh publikimesh të mëparshme nga raporti i auditimit, i cili zbulon fakte të rënda mbi keqmenaxhimin e barnave dhe mënyrës së trajtimit të pacientëve me kancer./ CNA
Më 23 prill 2025, Mentor Krrashi nga Sukthi i Durrësit, u ...
Ziflo Gjonca denoncon në emisionin “Stop” mungesën e antiv...
Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin...
Auditimi i KLSH-së mbi disponibilitetin e barnave për traj...
Auditi tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimi...
Një tjetër skandal i rëndë del në dritë në sistemin shënde...
Javën e kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një r...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
Një tjetër rast konkret nxjerr në pah problemet e mëdha me...
Raporti i KLSH mbi auditimin financiar dhe të përputhshmër...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sig...
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxj...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta ...
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka kon...
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...