
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka konstatuar një sjellje të turpshme dhe kafshërore nga qytetarët. Janë filmuar ambiente të mbushura me plehra, plastikë, me bishta cigaresh.
Një pamje e shëmtuar, ulëritëse, neveritëse!
Një tjetër fenomen që u evidentua është pirja e duhanit brenda ambienteve spitalore nga qytetarë që, pasi tymosin, i flakin bishtat e cigareve nga dritaret në tarracat e godinës së spitalit.
Po ashtu me pamje të dokumentuara, CNA tregoi gjatë vëzhgimit se si vetë qytetarët nuk zbatojnë rregulloren e spitalit duke qëndruar të grumbulluar, duke u bërë burim infeksionesh për pacientët dhe duke mos përdorur asnjë masë mbrojtëse.
Qytetarë që hyjnë e dalin pa orare, që futen në spitale si të ishin në kafene, një pamje e shëmtuar dhe e turpshme që hasen në ambientet brenda dhe jashtë QSUT-së.

Këto plagë të shoqërisë u trajtuan nga CNA në disa shkrime që evidentuan papërgjegjshmërinë dhe injorancën e qytetarëve që grumbullohen në urgjencën e QSUT-së.
Duhanpirja në ambientet e spitaleve publike po kthehet në një fenomen shqetësues. Qytetarë, familjarë pacientësh, pinë duhan në korridore, tualete dhe ambiente të përbashkëta të spitaleve, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve.
Shqipëria ka një ligj për ndalimin e duhanit në biznese me gjoba që shkojnë deri në 300 mijë lekë të rinj, por duket se nuk ka një shtrëngim për pirjen e duhanit në ambientet spitalore.

Pyetja që ngrihet është e drejtpërdrejtë: Ku janë institucionet përgjegjëse për kontrollin?
Pse nuk kontrollon Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), i cili merret me politika shëndetësore, studime, monitorim epidemiologjik, bën rekomandime, udhëzime, raporte?
Pse Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk ndërmerr masa apo gjoba për ata qytetarët që pinë duhan në ambientet spitalore?
A janë këto institucionet që duhet të kontrollojnë dhe marrin masa për ata që thyejnë rregulloret dhe krijojnë kaos në ambientet spitalore?
Të dyja këto institucione janë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilën këto denoncime dhe fenomene, në fakt, duhet të jenë një alarm dhe duhen marrë masa konkrete.

Kontrolli dhe ndëshkimi nuk mund të bëhen nga infermierët apo mjekët pasi ata nuk janë xhandarë apo roje për t’u marrë me qytetarë të tillë të papërgjegjshëm, që kryejnë sjellje të atilla që ndikojnë në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Masat duhet të merren nga institucionet përgjegjëse.
Mungesa e kontrolleve, mosndëshkimi i shkelësve dhe tolerimi institucional kanë krijuar një situatë alarmante, ku spitalet, vende që duhet të shërbejnë për shërim, po kthehen në hapësira pa rregull dhe pa asnjë standard./CNA
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë ...
Linjat urbane të Tiranës jashtë kontrollit të bashkisë në ...
Një situatë skandaloze dhe alarmante po ndodh në Spitalin ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur s...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur, por...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...