SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur si pjesë e një skandali që lidhet me kohën kur ai ishte në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Abuzimet dhe shkeljet e tij, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në krye të këtij institucioni, janë të panumërta, ndërsa pasojat e tyre janë të frikshme.
Këto shkelje bëhen më të rënda kur cenojnë jo vetëm mbarëvajtjen si duhet të punës së këtij institucioni, por drejtpërdrejt jetën e të burgosurve.
Skandali i radhës, pas të cilit del Agim Ismaili, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vodhi dosjet hetimore të SPAK-ut, është evidentuar në një raport prej qindra faqesh të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Kur Agim Ismaili drejtonte institucionin e Burgjeve, janë lidhur procedurat për furnizimet e produkteve ushqimore, (bulmet, bukë dhe mish) për të dënuarit në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Në dokumentet standarde të këtij tenderi, kriter i veçantë i kualifikimit është që operatori për çdo mjet motorik dhe për ambientin që e përdor për kryerjen e aktivitetit, duhet të paraqesë akt-miratimin higjieno-sanitar të miratuar nga institucionet shtetërore.
Skandali shfaqet pikërisht këtu: Akti në fjalë për higjienën është lëshuar 2 ose 3 vite përpara, pra jo njëkohësisht me realizimin e procedurës dhe jo në përputhshmëri me aktualitetin, duke humbur seriozitetin e kriterit të higjienës.
Ky akt nuk duhet të ishte pranuar për shkak se operatorit ekonomik i mungonte kriteri kryesor i kualifikimit.
“Nisur nga sa më sipër, KVO-të kanë kualifikuar OE-të, të cilët kanë paraqitur aktet administrative AMHS të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë (Inspektorati Shtetëror Shëndetësor) Dega Rajonale/Qarku përkatës, referuar ligjit nr.7643 datë 01.12.1992 "Për inspektimin sanitar" i ndryshuar, neni 12. Aktet janë të lëshuara 3 ose 2 vite përpara, pra jo në koherencë me realizimin e procedurës dhe jo në përputhshmëri me aktualitetin, duke humbur seriozitetin e kriterit të higjenës”, thuhet në raport.

Më tej në raportin e KLSH-së është vënë në diskutim cilësia e produkteve ushqimore për të dënuarit në IEVP.
“KVO-të, kanë vepruar në kundërshtim me VKM nr.914 datë 29.12.2014"Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" i ndryshuar neni 66 dhe me DST, duke shpallur fitues OE, dhe duke vënë në diskutim cilësinë e produkteve ushqimor -shtazor për të dënuarit në IEVP, të financuara nga fondet buxhetore”, thuhet ndër të tjera.
Nga auditimi është konstatuar se ushqimi nuk i përgjigjet standardit për shkak të shkeljeve të bëra në procedurat e tenderimit. Cilësia e ushqimit në burgje ka qenë jashtë çdo standardi. Këtë e vërteton edhe fakti se të burgosurit marrin sasi të mëdha ushqimesh nga jashtë.
KLSH ka konstatuar se mund të jenë kryer furnizime edhe nga palë të treta pa u kontrrolluar më parë certifikimi apo plotësimi i kritereve.
“Në procedurat me objekt për furnizim produkte ushqimore, u konstatuan mangësi, kontrolle të dobëta si pasojë e mosngritjes se strukturave të dedikuara për monitorimin e kontratave; mosparashikimi si detyrime kontraktore për OE-të, të elementëve, Ilojin e automjeteve me targa, certifikatat ushqimore, kushtet e transportit me qëllim ruajtjen e sigurisë ushqimore; komisionet e IEVP-ve të miratuara në fillim viti buxhetor, kanë rrezikuar që, duke mos u informuar në kohë mbi OE-në fitues, si dhe mbi kriteret e veçanta të kontratave, të kenë marrë në dorëzim mallra nga palë të treta, pa verifikuar nëse plotësojnë ose jo kriteret e kërkuara (pasi është e pamundur të kryhet mbikëqyrje, në mungesë të elementëve për tu mbikëqyrur)”, thuhet në raport.

Ky është një skandal dhe abuzim që përveçse kemi të bëjmë me abuzim me fondet pjesë të cilën CNA do ta sjellë në një tjetër shkrim, është vënë në rrezik jeta e të burgosurve, pasi në raport theksohet qartë se është vënë në dyshim cilësia e ushqimeve që janë përdorur për të dënuarit./ CNA
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur, por...
Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skual...
Ilir Koçi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan Bashkinë...
Një situatë skandaloze dhe e turpshme ka përfshirë sistemi...
Mjekët, infermierët, punonjësit e prapavijës dhe sanitaret...
Kompania zvicerane MABCO, zotëruese e 98% të aksioneve të ...
Shëndetësia është përfshirë në një skandal. Mijëra punonjë...
Një skandal i madh, pas të cilit del emri i Agim Ismailit,...
Rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga projektet më problem...
Disa dokumente të reja nga kanë dalë në dritë nga dosja e ...
Ditën e djeshme CNA publikoi dokumente dhe fakte se si kry...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në b...
Emisioni “Stop” në Tv Klan në Laprakë, në Njësinë Administ...
Në Gostivisht të Ersekës, në vitin 2015 një vendim i Apeli...
CNA sot publikoi me dokumente dhe fakte se si Erion Veliaj...
Në letrën dërguar senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, ...
CNA ka mundur të sigurojë deklarimet e kompanisë lobiste “...
Nga mediat u raportua se studiot e lobimit të Erion Veliaj...
Kryebashkiaku i prangosur nga SPAK-u me 13 akuza të rënda,...
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryeba...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...