
Disa dokumente të reja nga kanë dalë në dritë nga dosja e përgjimeve të SPAK sjell të panjohura lidhur me ish-drejtorin e Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.
Sipas komunikimeve të nxjerra nga përgjimet, dyshohet se Agim Ismaili ka tentuar të sigurojë materiale inkriminuese që lidhen me deputetin socialist Ulsi Manja.
CNA ka siguruar disa materiale, prej së cilave qartazi implikohet Ismaili në disa SMS të shkëmbyera me Zambak Gjonin.

Ky i fundit është një nga të pandehurit e dërguar për gjykim nga SPAK për hakerimin e sistemeve të saj informatike dhe po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Nga komunikimet del se Gjoni i ka shkruar Ismaili se i ka kërkuar një shokut të tij të “gërmojë” në SPAK lidhur me Manjën dhe Ismaili i është kundërpërgjigjur me një mesazh se një gjë e tillë do të ishte e hatashme.
“Konkretisht sms e të hetuarit Zambak Gjoni, drejtuar shtetasit Agim Ismaili me përmbajtje: “I thash kti shokut te gërmoje te SPAK-u mos ka gjë për Ulon” dhe shtetasi Agim Ismaili përgjigjet: “aaaaa do ishte e hatashme”. Gjithashtu, me interes është edhe sqarimi i të hetuarit Zambak Gjoni lidhur me këto dokumenta se: “E kam gjet një burim në SPAK".

Agim Ismaili është paraqitur për të disatën herë në Prokurorinë e Posaçme dhe SPAK e ka dërguar për gjykim më datë 15 janar, si të pandehur bashkë me Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn.
Në dokumente vihet re se në komunikimin me Gjonin, Ismaili këmbëngul për gjetjen e ndonjë materiali për Manjën, me mesazhe edhe në orët e vona të mbrëmjes.
“Për sa më sipër, analizohet se komunikimi i të hetuarit Zambak Gjoni me shtetasin Agim Ismaili, përputhet edhe me komunikimet e të hetuarit Zambak Gjoni me të hetuarin Arnold Rrokaj, pasi më datë 19.02.2025, ora 17:51:56, i hetuari Zambak Gjoni i kërkon të hetuarit Arnold Rrokaj nëse: "Po per ulsin ka gje gjekundi"... dhe disa orë më vonë, në orën 21:27:54, i konfirmon shtetasit Agim Ismaili, se ka porositur mikun e tij, të: "gërmoje te spaku mos ka gje per ulon",-thuhet ndër të tjera në dosje.
Po ashtu, është e faktuar se Ismaili është interesuar përmes Gjonit për Ulsi Manjën, që e përmend vazhdimisht nën pseudonimin/shkurtimin “Ulo”.
Në një nga komunikimet, Gjoni i përgjigjet se “nuk ka kapur gjë akoma”.

“Nga komunikimet e të hetuarit Zambak Gjoni me shtetasin Agim Ismaili, merret dijeni mbi rrethanën se jo vetëm që këto dokumente janë transmetuar tek shtetasi Agim Ismaili, por se ky i fundit, nëpërmjet të hetuarit Zambak Gjoni, kërkon që marrja dhe kërkimi i dokumenteve të vazhdojë edhe për persona të tjerë, si shtetasi me emrin "Ulo", fakt i cili konfirmohet nga vetë sms e shtetasit Agim Ismaili, datë 21.02.2025, ora 09:58:15 se: "Po per ulon a ka naj gjo”, dhe përgjigjia e të hetuarit Zambak Gjoni se: "Skemi kap gje akoma dreqin",-shkruhet në dokument.

Ende nuk dihet se për cilat motive do të duheshin apo përdoreshin të dhënat që do të siguronte Agim Ismaili për Ulsi Manjën.
Me të drejtë lind dyshimi për të tilla raste, por edhe për rastin konkret se materiale të tilla implikuese mund të përdoreshin kundrejt përfitimeve politike ose dëmtim të figurës publike të deputetit Manja.
Gjithsesi, fakti është se Ismaili ka kërkuar materiale inkriminuese ndaj Ulsi Manjës, gjë që dëshmohet më së miri nga të gjitha detajet e mësipërme.
Vlen të theksohet se Agim Ismaili është larguar nga detyra nga ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas një kontrolli të bërë nga Kontrolli i Lartë Shtetëror në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe rekomandaimi ishte që Ismaili të largohej. Pas kontrollit të KLSH-së, Ulsi Manja e ka larguar dhe mesa duket, për t’u hakmarrë, Agim Ismaili kërkonte materiale të tjera kundër Ulsi Manjës./CNA
Ditën e djeshme CNA publikoi dokumente dhe fakte se si kry...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në b...
Emisioni “Stop” në Tv Klan në Laprakë, në Njësinë Administ...
Në Gostivisht të Ersekës, në vitin 2015 një vendim i Apeli...
CNA sot publikoi me dokumente dhe fakte se si Erion Veliaj...
Në letrën dërguar senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, ...
CNA ka mundur të sigurojë deklarimet e kompanisë lobiste “...
Nga mediat u raportua se studiot e lobimit të Erion Veliaj...
Kryebashkiaku i prangosur nga SPAK-u me 13 akuza të rënda,...
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryeba...
Në lagjen e re të Rrogozhinës, u takuam me Ramazan Aliun, ...
CNA ka raportuar një ditë më parë investigimin se si minis...
Procedura e prokurimit për rehabilitimin e ujëmbledhësit T...
Punonjësit e personelit shëndetësor të QSUT-së, përfshirë ...
Një institucion i shumëpërfolur, diku me të drejtë, diku j...
Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, situata mes dy kompa...
Vendimet e fundit të Komisioni i Prokurimit Publik kanë ng...
Erion Veliaj kërkon mbylljen e CNA-së, një rast flagra...
Një shkrim i botuar në portalin e “Jerusalem Post” sot...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...