Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Viti 2025 u shndërrua në një nga vitet më intensive për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke vendosur përballë drejtësisë një sërë zyrtarësh të lartë, ish-drejtues politikë, funksionarë të administratës publike dhe zyrtarë të pushtetit vendor.
Nga muaji janar deri në dhjetor, SPAK-u thirri, mori në pyetje ose vendosi masa procedurale ndaj emrave të njohur të politikës dhe pushtetit vendor.
SPAK intensifikoi thirrjet për dosje që lidhen me shpërdorim detyre dhe procedura koncesionare, korrupsion dhe vepra të tjera të rënda penale.
Pas rreth një viti intensiv hetimesh më 10 shkurt 2025 me urdhër të SPAK-ut u arrestua kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, me akuza të rënda për korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Sipas dosjes së SPAK-ut të siguruar nga CNA, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi të parave përmes OJF-ve që zotëroheshin nga Xoxa.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përmes nënshkrimit të tij, ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike te disa subjekte tregtare të lidhura ngushtë me të, fonde këto që më pas kanë përfunduar te disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar nga bashkëshortja e tij, shtetasja Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.
Veliaj u la në qeli nga GJKKO më 12 shkurt në një seancë të zhvilluar nën presion pasi jashtë ambienteve militantët e nxitur nga punonjës të Bashkisë Tiranë zhvilluan protesta, duke rrezikuar edhe jetën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK-ut.
SPAK-ut nuk i ka shpëtuar as Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, i cili në mars të këtij viti u thirr lidhur me hetimet për protestën e zhvilluar ditën kur u zhvillua seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Mbledhja e punonjësve të administratës në ambientet e SPAK-ut, krijoi përplasje mes dy institucioneve, për neglizhencën e Policisë. Këta të fundit, sipas SPAK-ut, nuk ndërhynë në largimin e protestuesve.
Mbështetësit e Veliajt u afruan pranë makinave të trupës gjyqësore teksa gjyqtarët po dilnin nga salla, veprime që nuk u parandaluan nga Policia e Shtetit duke krijuar dhe një incident mes institucioneve.
Më 13 mars Apeli i GJKKO e la Erion Veliajn në burg. Në vendimin e arsyetuar të Apelit të GJKKO thuhet se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal. Gjykata e Posaçme ka shkuar përtej vendimit të prokurorisë dhe kërkon që treshja Veliaj-Xoxa-Abule, të trajtohen si një grup i strukturuar kriminal.
Më 8 korrik 2025, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke rrëzuar rekursin e tij.
Gjatë kësaj kohe në mediat pranë Erion Veliajt u ndërmor një fushatë denigrimi ndaj prokurorit të çështjes Ols Dado dhe ndaj gjyqtarëve Erion Bani dhe Engert Pëllumbi, që sipas dosjes së përgjimeve të siguruar nga CNA porositeshin nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ekzekutoheshin nga botuesit Mero Baze dhe Carlo Bollino.
Më 11 shtator 2025, në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama u dha urdhër këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që të propozonin shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra dhe shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për drejtimin e Tiranës.
Më 25 shtator Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e Këshillit Bashkiak dhe shkarkoi nga detyra Erion Veliajn, i cili ankimoi këtë vendim në Kushtetuese.
Përmes një seance publike ku ishte prezent edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Kushtetuesja vendosi më 3 nëntor 2025 rikthimin e tij në detyrë, duke pezulluar kështu zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Aktualisht dosja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, është në Gjykatën Kushtetuese pasi 3 shkallët e Gjyqësorit e lanë atë në qeli.
Një nga çështjet e tjera të bujshme është edhe çështja “Balluku” ku pas një hetimi mbi 1-vjeçar për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe vartësit e saj, me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO e pezulloi nga detyrat e zënendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Po ashtu Gjykata e Posaçme vendosi edhe masën e ndalimit për daljen jashtë vendit për Ballukun.
Balluku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit të ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe me të njëjtën akuzë për Unazën e Tiranës.
Masa sigurie u vendosën edhe ndaj drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të ARRSH, Gentian Gjyli. Ndaj Gjylit dhe Elezit, GJKKO caktoi masën “arrest në shtëpi”.
Gjyli akuzohet për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tenderë, bashkëpunim në kryerjen e veprave penale.
SPAK dyshon se Gjyli ka qenë pjesë e komisioneve të vlerësimit të ofertave, ku kriteret e tenderimit janë ndërtuar në mënyrë të tillë që favorizonin kompani të paracaktuara. Hetimet tregojnë se oferta të tjera janë skualifikuar për arsye formale, ndërsa projektet janë miratuar me kosto të fryra dhe konkurrencë të kufizuar.
Erald Elezi akuzohet për: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, bashkëpunim në shkeljen e procedurave të prokurimit publik.
Të tre zyrtarët ankimuan masat e sigurisë në Apelin e Posaçëm të GJKKO, ku kjo shkallë e Gjyqësorit në seancën e 18 dhjetorit la në fuqi masat e arrestit në shtëpi për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin si dhe masën e ndalimit për daljen jashtë vendit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Më 21 nëntor 2025 qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për pezullimin e vendimit të GJKKO. Më 12 dhjetor 2025 “Kushtetuesja” kaloi për shqyrtim ankimimin e qeverisë dhe vendosi rikthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Trupa e gjyqtarëve kushtetues vendosi të pranojë kërkesën e qeverisë për kalimin e çështjes me gjykim të thelluar. Vendimi u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër. Sipas vendimit në seancën plenare publike që do të mbahet më 22 janar do të shqyrtohet çështja në themel, ku do të jenë të pranishme të gjitha palët.
Më 16 dhjetor 2025 SPAK i dorëzoi kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit për zëvendëskryeministren dhe ministren Belinda Balluku.
Në mbledhjen e 19 dhjetorit 2025 në një seancë maratonë, ku morën pjesë edhe prokurorët e Posaçëm, Dritan Prençi, Klodian Braho dhe Dorina Bejko, Këshilli i Mandateve vendosi shtyrjen e mbledhjes pasi avokati i zëvendëskryeministres kërkoi kohë për t’u njohur me aktet. Ende nuk është caktuar një datë se kur do të zhvillohet seanca e radhës për imunitetin e zv.kryeministres Balluku, e cila njëkohësisht është edhe deputete.
Një nga çështjet e nxehta të SPAK-ur që u finalizua me kontrolle dhe masa sigurie është edhe dosja e AKSHI-t. Më 16 dhjetor SPAK dhe BKH ndërmorën një aksion ku ushtruan kontrolle në banesa dhe zyra në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.
SPAK kërkoi masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoreshën Hava Delibashi, biznesmenët Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe tre administrator subjektesh.
Ndaj zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, u dhanë masat e sigurisë pezullim nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.
Në kuadër të këtij hetimi ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karaçanaj, u lëshua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Karçanaj akuzohet për “shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
E njëjta masë u dha edhe për zv.drejtoreshën e AKSHI-t Hava Delibashi.
Ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri u caktua masa “arrest në burg” por nuk u ekzekutua.
Ndaj Agasit dhe Beqirit rëndojnë akuzat “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Masa sigurimi u kërkuan edhe për administratorët e disa kompanive, të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive, si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive, të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.
Më 18 dhjetor GJKKO la në fuqi masat e sigurisë.
Gjatë këtij viti SPAK thirri një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh për çështjen e “21 janarit”, demonstrata e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para Kryeministrisë.
Për këtë dosje janë thirrur ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, i cili u mor në pyetje si person në dijeni më 30 tetor 2025.
Më 19 nëntor 2025 në SPAK u thirr edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pas daljes nga Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ka pasur asnjë urdhër për Gardën për të qëlluar me armë mbi protestuesit dhe se Garda ka zbatuar vetëm ligjin.
Gjatë vitit 2025 kryedemokrati është paraqitur në SPAK edhe për masën e detyrimit të paraqitjes për dosjen “Partizani” të vendosur pas heqjes së masës “arrest në shtëpi” nga Apeli i GJKKO më 3 janar 2025.
“21 janari” çoi në dyert e SPAK edhe ish-presidentin e Republikës Bamir Topi më 9 dhjetor 2025.
Ish-presidenti Bamir Topi u pyet për 1 orë e gjysmë në SPAK si person që ka dijeni, në një deklaratë jashtë ambienteve të SPAK-ut Topi deklaroi:
“Kisha një thirrje nga SPAK për çështjen e 21 janarit, për të dëshmuar atë çfarë di unë. Kam qenë në atë kohë kryetar shtetit, unë kam folur vazhdimisht për 21 janarin. Duke dalë nga ky institucion, meqë është në proces hetimi, mjafton t’iu them vetëm kaq. Dihet funksioni i SPAK-ut, është hetimi për të dalë tek e vërteta. Në respekt të institucionit, me lejoni ta mbyll këtu. Gjithçka është në fazë hetimi. Kam folur pafund”.
Së fundmi në SPAK për çështjen e “21 janarit” u thirr edhe Ilir Meta, i cili në vitin 2011 mbante detyrën e zv.kryeministrit në qeverinë “Berisha 2”.
Kreu i PL-së u thirr si person në dijeni, pasi më herët më 25 nëntor paraqiti në SPAK kërkesën për t'u pyetur.
Dëshmia e Metës u mor më 18 dhjetor 2025.
Më 24 qershor 2025 Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë, të kryer në bashkëpunim.
Indicia për të hetuar rolin e tij si drejtues i Prokurimeve Publike ka të bëjë me referime që janë bërë në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Tenderi për të cilin SPAK ka gjetur paligjshmëri dhe së bashku me Myzyrajn ka vënë nën akuzë edhe 10 të tjerë, ishte mirëmbajtja e e segmentit rrugor rreth 59 kiilometra, Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me kosto 2.2 mln euro i zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator të vitit 2020.
Një çështje që shkaktoi reagim publik ishte edhe hakerimi i të dhënave të SPAK për të cilën me urdhër të SPAK u arrestuan dy persona, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokajn. Nga hetimet rezultoi se në telefonat e tyre kishin dokumentacione sekrete dhe këto ishin shpërndarë edhe te njerëzit e medias.
Një person tjetër që është thirrur më pas nga SPAK-u është shtetasi Dritan Palnikaj. Dritan Palnikaj ishte sekretar i Ministrisë së Brendshme, ku ministër ka qenë Fatmir Xhafaj, është nipi i Agim Ismailit. Dritan Palnikaj është thirrur në SPAK dhe në telefonin e tij janë gjetur materiale të rëndësishme hetimore.
Këta persona janë lidhje të afërta të Fatmir Xhafajt dhe të punësuar nga Agim Ismaili ku ai drejtonte IMT-në dhe Drejtorinë e Burgjeve. Dhe është njeriu i ngushtë i Fatmir Xhafajt.
Agim Ismaili ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Burgjeve dhe më 23 dhjetor 2025 u mor i pandehur nga SPAK-u.
Ismaili dhe nipi i tij kanë pasur komunikime me personat e arrestuar. Për më tepër Ismaili dyshohet se është njeriu që i koordinonte.
Edhe pushteti vendor është përfshirë nga skandale të njëpasnjëshme korruptive ku gjatë vitit janë paraqitur para hetuesve të BKH dhe prokurorëve të Posaçëm kryebashkiakët Erion Isai, Zyra Islamaj, Eriselda Sefa, Kristian Shkreli , Tërmet Peçi, Majlinda Bufi, Tonin Marinaj, Rexhë Byberi, Benet Beci.
Më 20 janar 2025 kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj u thirr në SPAK lidhur me një denoncim të PD se Tonin Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Firences për trafik ndërkombëtar droge, çështje të cilën CNA e solli në vitin 2024 me dokumente.
Më 4 mars 2025 SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësin e tij Abedin. Dy zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre me dëm financiar mbi 277 milionë lekë, ku për ndërtimin e dy rrugëve rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit.
Deri më 1 gusht 2025 Rexhë Byberi qëndroi në masën “arrest në shtëpi”, masë që iu dha nga GJKKO prej 9 shtatorit 2024.
Benet Beci më 19 dhjetor 2025 u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, pas një hetimi që zgjati për më tepër se një vit dhe tashmë po bëhet gati t’i dorëzohet Gjykatës Antikorrupsion.
Beci po hetohet për periudhën kur nuk ishte kryetar bashkie, por mbante postin e kreut të KESH.
Hetimi lidhet me tenderin prej pothuajse 700 mijë eurosh të vitit 2019 për një projekt kërkimor në fushën e sektorit energjetik. Përveç kryebashkiakut socialist si të dyshuar janë edhe disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Më 24 shtator kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u mor i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.
Një rast që përmendet është rikonstruksioni i digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023 si dhe për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë. Nën hetim janë edhe disa punonjës të kësaj bashkie.
Një tjetër kryebashkiake që është thirrur disa herë në SPAK është edhe Eriselda Sefa.
Më 14 janar 2025 u thirr në kuadër të hetimit ndaj deputetit socialist Bujar Çela pas shpërthimit në magazinën e tij në Lushnjë, ku dy persona ndërruan jetë.
Nga 20 shtatori në tavolinën e SPAK është edhe kallëzimi i një qytetari nga Lushnja për kryebashkiaken Eriselda Sefa për një çështje që ishte pushuar nga Prokuroria e Posaçme.
Më 21 tetor Apeli i GJKKO i kërkoi SPAK-ut që të riniste hetimet.
Sipas kallëzuesit, Sefa ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga ajo dhe Këshilli Bashkiak Lushnjë.
SPAK kërkoi praktikën e çështjes dhe kryebashkiakja dyshohet se ka kryer “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nuk ia ka dërguar të plotë organit të procedurës materialin.
Më 30 shtator 2025 ish-kryebashkiakja e Tropojës Zyra Islamaj u mor e pandehur nga SPAK.
Ndaj Islamajt rëndon akuza për korrupsion pasiv. Nga hetimet ka rezultuar se ka ndërhyrë te një ndërtues për të ndërtuar një urë në favor të familjarëve të saj. Për gjykim është dërguar dhe ndërtuesi i përfshirë në këtë çështje, Rrok Gega.
SPAK përjgatë vitit 2025 ka hapur dhe ka vijuar hetime edhe për krimet zgjedhore ku dy raste janë ai i Majlinda Bufit dhe kryetarit të Bashkisë se Vaut të Dejës Kristian Shkreli.
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK.
Raportohet se Bufi është marrë e pandehur për veprën penale të “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”.
Hetimi ka nisur pasi një kallëzim penal ndaj Bufit është përfunduar nga SPAK dhe dosja është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shqyrtohet.
Bufi akuzohet për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, pasi në zgjedhjet e vitit 2023 kërcënoi një qaytetar që të votonte në favor të PS.
Majlinda Bufi mban detyrën e Kryetares së Bashkisë së Roskovecit që prej vitit 2015.
Më 23 tetor 2025 SPAK mbylli hetimet dhe kaloi për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli me akuzën për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa më 5 dhjetor GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.
Një tjetër zyrtar i cili është paraqitur në SPAK edhe pse nuk e mban më këtë post pasi u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 është edhe ish-kreu i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.
Ndaj Tërmet Peçit SPAK ka hapur dy hetime, njëri për denoncimin e Arben Ristanit, i cili depozitoi në SPAK një kallëzim penal, duke e akuzuar atë dhe drejtorin e bashkisë, Lorenc Bamin, për ngritjen e një skeme të mirëfilltë korrupsioni me tenderë, fonde publike dhe pasuri shtetërore.
Çështja tjetër lidhet me denoncimin e Adriana Kalasë.
Sipas shkresës së dërguar në PD më 18 dhjetor, SPAK shprehet se po heton Tërmet Peçin për tri vepra të rënda penale, “shkelje të barazisë në tenderë, Korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Jo vetëm kaq, por prokrurori i çështjes, tashmë i zgjedhur si kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka bashkuar kallëzimin penal të bërë nga Adriana Kalaja së bashku me një tjetër kallëzim, ky i fundit është regjistruar në datën 2 maj 2025.
Më 19 prill 2025 SPAK, lëshoi urdhër-arresti për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka.
Përveç Zekës, nën hetim rezultojnë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku, si dhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, të cilëve u rëndojnë akuza të ngjashme.
Bazuar në rrethanat e faktit të publikuara nga SPAK më 16 tetor Zeka dhe një nga të pandehurit kanë marrë një shumë parash prej 200 mijë lekësh me qëllim mosarrestimin e shtetases që drejtonte automjetin e përshirë në aksident të ndodhur më 16 prill 2025 në kryeqytet.
Zeka u la në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme, pas përfundimit të ekspertizës mjekësore që konfirmoi gjendjen e tij shëndetësore.
Më 26 tetor 2025 u zhillua seanca paraprake për Zekën dhe të pandehurit e tjerë seancë e cila u shty pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet.
Viti 2025 ishte një vit i ngjeshur edhe për sa u përket zhvillimeve brenda vetë SPAK, ku përgjatë 2025 u zgjodhën krerët e rinj të SPAK dhe BKH, Klodian Braho dhe Joni Keta.
Dhjetori u mbyll me marrjen të pandehur të zyrtarëve të lartë duke vendosur edhe një herë tjetër një standard të rëndësishëm për drejtësinë e re, nën drejtimin e Altin Dumanit, mandati i të cilit përfundoi më 19 dhjetor 2025./CNA
Zhbllokohet rruga "Strugë-Qafë Thanë", ku ndodhi aksid...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar sjelljen e tij prej ...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë për vitin 2025, ...
Që prej zgjedhjes së tij në dhjetor të vitit 2022 dhe deri...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Mbrëmja e ndërrimit të viteve e ka gjetur kryeqytetin nën ...
Viti 2025 ka qenë një vit i tensionuar për Kuvendin e Shqi...
Më 1 janar 2026, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjith...
Në vitin 2025, në institucionet e drejtësisë pati një sërë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin p...
Shqipëria ka pritur ndërrimin e viteve mes dekorimeve shum...
Darka e Vitit të Ri në vendin tonë është një nga ato festa...
Një pjesë e qytetit të Lezhës po e pret ndërrimin e viteve...
Në lidhje me disa publikime të fundit në portale të ndrysh...
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urim...
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka përcjellë urim...
Cna.al dhe CNA TV kanë shpallur njeriun e vitit, prokurori...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rr...
Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka pre...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...