Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet te lumi i Lanës konstaton se ujërat e ndotura vijojnë të derdhen në këtë lumë dhe tek ai i Tiranës.
KLSH argumenton se procesi i trajtimit mjedisor të ujërave të ndotura sipas ligjit “Për trajtimin e ujërave të ndotura” synon, ndër të tjera, trajtimin e ujërave të ndotura në një fazë të mëparshme, që të mos pengojë përpunimin dhe përdorimin e mëtejshëm të ujërave të ndotura, pakësimin sa më shumë të lëvizjes së lirë të ujërave të ndotura dhe trajtimin sa më pranë burimit dhe në impiantin më të afërt, si dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit prej ujërave të ndotura dhe kufizimin e ndikimit kur ajo ndodh. Edhe pse në ligj kjo është e qartë, në praktikë në Tiranë kjo nuk aplikohet kështu.
“Ujërat urbane të kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojnë rreth 800 mijë banorë, vazhdojnë të derdhen në lumenj pa asnjë trajtim duke shndërruar lumin e Tiranës dhe atë Lanës, sipas raporteve të institucioneve shtetërore, ndër zonat më të ndotura të vendit”, vlerëson auditimi.
Në fakt Tirana do të kishte tashmë një impiant që ishte planifikuar të ndërtohej në Kashar, por ky projekt përfundoi në Arbitrazh ku kompania që fitoi të drejtën e zbatimit çoi shtetin shqiptar për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Deri në atë moment kompania kishte kryer 68 për qind të punëve të parashikuara në kontratë me një vlerë 56 milionë euro.
Pas çështjes në Arbitrazhin e Londrës kompania do të fitonte diçka që ka efekt dy herë negativ për shtetin shqiptar. Në njërën anë kostot e mirëmbajtjes së një impianti ende të papërfunduar janë rritur ndërkohë që detyrimi që duhet të paguhet së bashku me interesat për vendimin e arbitrazhit vijon të rritet.
“Ndërprerja e kontratës së zbatimit të punimeve për ndërtimin e ITUN Kashar dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Tiranës, u vlerësua nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) në Londër si e njëanshme dhe e kundërligjshme, duke arsyetuar se është shkelur marrëveshja e financimit dhe kushtet e kontratës, duke caktuar në ngarkim të palës së paditur MIE dhe AKUK një vlerë prej afërsisht 13.5 milionë Euro. Kostot financiare deri në maturimin dhe shlyerjen e plotë të detyrimeve, do të rriten edhe nga aplikimi i interesave vjetore, të përllogaritura në nivelin 3% të normës së skontimit të Bankës përkatëse mbi shumën e principalit të detyrimit të pashlyer. Nga auditimi rezultoi se, deri në datën 30.04.2025, ky vendim nuk ka qenë në proces njohje/ nuk është njohur nga Gjykata e Apelit, për të marrë fuqi juridike”, thuhet në auditim.
Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, ende i papërfunduar është parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar (për kapacitetin 350,000 p.e) për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit (për kapacitetin 681,680. Ai u financuar me një hua nga qeveria e Japonisë./ Monitor
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka pre...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nj...
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti, pë...
Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se që prej ...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot deklaratat e bëra nga ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar...
Autori i dyshuar i vrasjes së ish-oficerit të policisë...
Tashmë ju e keni mësuar lajmin sensacional që solli ky fun...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i suksesshëm, Gjergj Luca ka n...
Rruga nacionale Kapshticë-Selanik do të bllokohet ditën e ...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrug...
Ambasada amerikanë në Tiranë ka përgëzuar hetuesin e SPAK/...
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, ish-zëvendëskry...
Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit ...
Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar zyrtarisht se ka përfundu...
Policia e Shtetit me anë të një njoftimi ka bërë një paral...
Duke nisur nga dita e sotme, disa zyra të IdentiTek në Tir...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka përga...
Është rregullluar në Vlorë defekti i tubit kryesor që shka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...