"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...

Më 1 janar 2026, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë imzot Joani, feston 70-vjetorin e lindjes, një jubile i veçantë që nuk shënon vetëm një moshë, por një jetë të tërë të jetuar si dëshmi e gjallë e hirit të Perëndisë, besnikërisë ndaj Krishtit dhe shërbimit të përulur ndaj Kishës dhe popullit shpresëtar.
I lindur në Tiranë më 1 janar 1956, në një Shqipëri të mbyllur, të persekutuar dhe zyrtarisht ateiste, Fortlumturia e Tij u rrit në vitet më të errëta të diktaturës komuniste, në një kohë kur besimi ishte i ndaluar me ligj dhe shprehja fetare ndëshkohej me burg, internim apo edhe me vdekje. Megjithatë, siç dëshmon vetë ai, “nuk mundën ta mbyllnin derën e Zotit”.
Takimi i tij i parë me Krishtin ndodhi në mënyrë të mrekullueshme, përmes leximit të Dhiatës së Re në frëngjisht; një kohë kur të zotëroje një Ungjill ishte më e rrezikshme sesa të kishe dinamit.
Fjalët e Krishtit i rikthyen gëzimin e humbur të fëmijërisë dhe ndezën një etje të thellë shpirtërore, e cila do ta udhëhiqte gjithë jetën e tij.
Në fshehtësi të plotë, në bodrumin e një shtëpie private të Priftit Hero në Bestrovë të Vlorës, atë Kozmait, në vitin 1974 u pagëzua dhe u bë pjesë e Kishës Ortodokse të nëndheshme – një Kishë e vogël, por e gjallë, e ushqyer nga martirizimi, sakrifica dhe besimi i palëkundur.
Në ato rrethana, gëzimi i Krishtit përjetohej me një intensitet të rrallë, që vetë Kryepiskopi Joan e ka cilësuar si "të papërsëritshëm".
Pas rënies së regjimit komunist, ai studioi teologji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Seminarin Teologjik "Holy Cross" në Boston, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Shqiptare, por me një premtim të qartë: kthimin në atdhe sapo Kisha të rihapte dyert e saj. Dhe ashtu bëri. Në një Shqipëri të shkatërruar shpirtërisht e materialisht, ai u kthye për të shërbyer, duke zgjedhur vështirësinë dhe sakrificën. Ai u bë njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryepiskopit Anastas duke qënë në të djathtë të tij në të gjitha sfidat, vuajtjet dhe persekutimet si një bir besnik dhe i denjë i Kishës së shenjtë dhe Kryebariut të saj.
Prej 27 vitesh, Fortlumturia e Tij imzot Joani shërbeu si Mitropolit i Korçës, duke u bërë një figurë atërore për dhjetëra priftërinj, mijëra besimtarë dhe për gjithë qytetin. Nën kujdesin e tij baritor, Mitropolia e Korçës u shndërrua në një qendër të gjallë shpirtërore, kulturore dhe shoqërore. Restaurimi i katedrales historike të qytetit "Burimi Jetëdhënës" është jo vetëm një projekt ndërtimor, por një akt rikthimi të kujtesës historike dhe identitetit shpirtëror të Korçës.
Si anëtar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Kryepiskopit të lumur imzot Anastasit, Fortlumturia e Tij imzot Joani ka qenë dëshmitar dhe bashkëpunëtor i ringjalljes së mrekullueshme të Kishës në Shqipëri – një ringjallje që shumëkush e quan mrekulli të kohëve moderne.
Mësimi i tij është thellësisht i bazuar mbi Ungjillin dhe mësimin e Etërve të mëdhenj të Kishës: "Pa sakrificë nuk ka gëzim, pa kryq nuk ka ngjallje, pa dashuri nuk ka jetë".
Ai na kujton se "urrejtja shkatërron gjithçka, ndërsa egoizmi është e kundërta e dashurisë. Vetëm duke parë ikonën e Perëndisë në çdo qenie njerëzore, njeriu mund të quhet me të vërtetë i krishterë".
Në vitin 2025, në institucionet e drejtësisë pati një sërë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin p...
Shqipëria ka pritur ndërrimin e viteve mes dekorimeve shum...
Darka e Vitit të Ri në vendin tonë është një nga ato festa...
Një pjesë e qytetit të Lezhës po e pret ndërrimin e viteve...
Në lidhje me disa publikime të fundit në portale të ndrysh...
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urim...
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka përcjellë urim...
Cna.al dhe CNA TV kanë shpallur njeriun e vitit, prokurori...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rr...
Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka pre...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nj...
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti, pë...
Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se që prej ...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot deklaratat e bëra nga ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar...
Autori i dyshuar i vrasjes së ish-oficerit të policisë...
Tashmë ju e keni mësuar lajmin sensacional që solli ky fun...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...