
Në vitin 2025, në institucionet e drejtësisë pati një sërë ndryshimesh dhe emërimesh, duke filluar nga kreu i SPAK-ut e deri tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
SPAK
Më 11 dhjetor 2026 u zgjodh drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi prokurorin e posaçëm Klodjan Braho në krye të SPAK-ut për një mandat trevjeçar. Braho e mori zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor 2025, duke pasuar në këtë post Altin Dumanin.
Prokurori Braho kandidonte për kreun e SPAK-ut, përballë Adnan Xholit, Doloreza Musabelliut dhe Elvin Gokajt.
Braho mori votat e 7 anëtarëve të KLP-së, kundrejt kandidatëve të tjerë që morën respektivisht Adnan Xholi 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë.
Prokurori Klodjan Braho është drejtuesi i tretë i SPAK-ut, që prej themelimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Dy paraardhësit e Brahos janë Altin Dumani dhe Arben Kraja.
BKH
Një tjetër emërim i rëndësishëm në radhët e drejtësisë ishte kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Më 9 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi emërimin e Joni Ketës në detyrën e drejtuesit të BKH-së. Ishte SPAK-u që propozoi emrin e hetuesit Joni Keta për të drejtuar BKH-në në një mandat 5-vjeçar. Propozim i cili u miratua me 11 vota unanime nga anëtarët e KLP-së.
Keta pasoi në këtë detyrë Aida Hajnajn, mandati i së cilës mbaroi në gusht të vitit 2025. Gjithashtu Joni Keta mbajti dhe postin e kryetarit në detyrë të BKH-së që prej gushtit deri në dhjetor 2025.
Gjykata e Lartë
Më 12 dhjetor 2025, Presidenti i Republikës emëroi si anëtar të Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Genti Shala.
Detyrë të cilën gjyqtari Shala e mori zyrtarisht më 16 dhjetor 2025, duke pasuar në këtë detyrë Medi Bicin.
KED
Presidenti i Republikës më 3 dhjetor ka zgjedhur anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.
Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026, u zgjodh gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.
Anëtarët e përhershëm janë:
Fiona Papajorgji- anëtare e përhershme nga Gjykata Kushtetuese për përfaqësim në KED
Marjana Semini- anëtare e përhershme nga Gjykata Kushtetuese për përfaqësim në KED
Ilir Panda- përfaqësues i Gjykatës së Lartë, zgjidhet anëtar i KED njëkohësisht dhe kryetar
Alfred Progonati- anëtar i KED, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme.
Ornela Naqellari- anëtare e përhershme, përfaqësuese e Gjykatave të Apelit në KED
Iliriana Olldashi- anëtare e përhershme, përfaqësuese e Gjykatave të Apelit në KED
Altin Binaj- anëtar i përhershëm, përfaqësues i Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm në KED
Afërdita Ndoj- anëtare e përhershme, përfaqësuese e Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm në KED
Klodiana Veizi- anëtare e përhershme e KED, përfaqësuese nga Gjykata Administrative
Anëtarët zëvendësues janë:
Bezart Kaçkini- anëtar zëvendësues i KED, përfaqësues nga Gjykata Administrative
Arben Qosja- anëtar zëvendësues, përfaqësues i Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm në KED
Selvie Gjoçaj- anëtare zëvendësuese, përfaqësuese e Gjykatave të Apelit në KED
Anila Leka- anëtare zëvendësuese e KED, si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme
Valbon Çekrezi- anëtar i Gjykatës së Lartë, zgjidhet anëtar zëvendësues i KED
Gent Ibrahimi- anëtar zëvendësues nga Gjykata Kushtetuese për përfaqësim në KED.
Gjykata Kushtetuese
Emërime gjatë vitit 2025, pati dhe në Gjykatën Kushtetuese.
Më 30 shtator 2025, Asim Vokshi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke u pikëzuar nga KED me 89.5 pikë, më lart se gjithë kandidatët e tjerë. Vokshi u betua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese më 25 nëntor të vitit 2025. Vokshi zëvendësoi në Gjykatën Kushtetuese, Holta Zaçajn si anëtare.
Holta Zaçajt gjithashtu i mbaroi mandati si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Detyrë në të cilën e pasoi Fiona Papajorgji.
Më 18 dhjetor 2025, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjodhën me vota unanime, kryetare Fiona Papajorgjin.
Gjyqtarja Papajorgji ishte kandidatura e vetme për këtë pozicion. Mandati në krye të Gjykatës Kushtetuese është 3-vjeçar.
Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji është emëruar anëtare e këtij institucioni në vitin 2019./CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin p...
Shqipëria ka pritur ndërrimin e viteve mes dekorimeve shum...
Darka e Vitit të Ri në vendin tonë është një nga ato festa...
Një pjesë e qytetit të Lezhës po e pret ndërrimin e viteve...
Në lidhje me disa publikime të fundit në portale të ndrysh...
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urim...
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka përcjellë urim...
Cna.al dhe CNA TV kanë shpallur njeriun e vitit, prokurori...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rr...
Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka pre...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nj...
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti, pë...
Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se që prej ...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot deklaratat e bëra nga ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar...
Autori i dyshuar i vrasjes së ish-oficerit të policisë...
Tashmë ju e keni mësuar lajmin sensacional që solli ky fun...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i suksesshëm, Gjergj Luca ka n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...