SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Që prej zgjedhjes së tij në dhjetor të vitit 2022 dhe deri në përfundimin e mandatit të tij trevjeçar në krye të SPAK-ut, Altin Dumani ka qenë një nga prokurorët më të shënjestruar dhe të sulmuar nga politika.
Prej vitesh në detyrë, përgjigjia e tij ndaj sulmeve të përditshme ishin hetimet e dosjeve të nxehta, çuarja pas hekurave të zyrtarëve të lartë dhe forcimi i parimit të këtij institucioni që “Askush nuk është mbi ligjin”.
Gjatë drejtimit të tij miti i pandëshkueshmërisë u zhduk. Altin Dumani pati mbështetjen e SHBA dhe BE të cilat herë pas here në raportet e tyre nënvizuan rezultatet dhe arritjet e SPAK-ut nën drejtimin e Altin Dumanit.
SPAK-u me Dumanin në krye korri sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në prag të përfundimit të mandatit të tij, Altin Dumani vendosi t’i jepte përgjigje politikës dhe sulmeve që ishin bërë ndaj tij përgjatë trevjeçarit që kishte drejtuar SPAK-un.
Në një nga daljet e tij publike, Dumani foli për kërcënimet që marrin prokurorët nga politika.
Dumani tha se kjo ndodh nga mëngjesi deri në darkë ku politika kërcënon me emra të përveçëm dhe familjarë prokurorët e SPAK-ut.
“Sa i takon politikës jeni vetë dëshmitarë nga mëngjesi në darkë prokurorë me emra të përveçëm dhe familjarësh kërcënohen, baltosen, fyen. Kjo është mënyrë kërcënimi. Ne jemi mjaftueshëm të përgatitur për t’i përballuar këto kërcënime ky është një realitet që s’mund të rri pa e thënë. Politikisht dhe çfarë është thënë publikisht nga politika në vlerësimin tim janë mjaftueshëm për t'u quajtur kërcënime”, shprehej Dumani.
Këtë e kishte shprehur edhe në raportin e tij në Kuvend.
“Sa u përket problematikave, në mënyrë të përmbledhur po cilësoj: Vijon një presion i jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar, që rrezikon integritetin e institucionit dhe prokurorëve. Ky shqetësim kërkon reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese të SPAK-ut. Ka një mungesë të theksuar ligjore dhe paqartësi për situatën e prokurorit pas përfundimit të mandatit, që krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimit e mëtejshëm të hetimeve dhe mund të ndikojë në cilësinë e hetimeve. Mbetet shqetësues edhe numri i ulët i raportimeve nga institucionet. Kjo përbën një sfidë për SPAK-un”,-tha Dumani.
Prokurori Altin Dumani po ashtu iu përgjigj sulmeve të kreut të PD-së, Sali Berisha.
“Ajo që them është kjo që e para prokurorët janë të pavarur, janë zotët e çështjes, vendosin fatin e hetimeve. Si drejtues kam ofruar për rastin e çështjes solidarizimin tim dhe ndihmën time duke u përfshirë në hetime. Asgjë nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë”, u shpreh ai.
Dumani theksoi edhe një herë që për prokurorët dhe SPAK-un nuk ka të paprekshëm përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
"Për mua dhe prokurorët e Posaçëm nuk ka persona të paprekshëm. Në rast se ka prova për kryerjen e një krimi ushtrohet ndjekja penale edhe ndaj kryeministrit. Edhe ndaj kujtdo qoftë. Në rast se ka prova nuk ka asnjë pengesë apo ndalim ligjor që të mos ushtrojmë ndjekjen penale ndaj kryeministrit. Vetëm nëse ka prova për kryerjen e një vepre penale", u shpreh Dumani.
Altin Dumani e ngriti SPAK-un në një standard tjetër, duke krijuar besueshmëri të madhe nga qytetarët. Në tri vite në drejtimin e tij, mund të themi që SPAK-u përjetoi epokën e artë./ CNA
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Mbrëmja e ndërrimit të viteve e ka gjetur kryeqytetin nën ...
Viti 2025 ka qenë një vit i tensionuar për Kuvendin e Shqi...
Më 1 janar 2026, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjith...
Në vitin 2025, në institucionet e drejtësisë pati një sërë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin p...
Shqipëria ka pritur ndërrimin e viteve mes dekorimeve shum...
Darka e Vitit të Ri në vendin tonë është një nga ato festa...
Një pjesë e qytetit të Lezhës po e pret ndërrimin e viteve...
Në lidhje me disa publikime të fundit në portale të ndrysh...
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urim...
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka përcjellë urim...
Cna.al dhe CNA TV kanë shpallur njeriun e vitit, prokurori...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rr...
Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka pre...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nj...
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti, pë...
Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se që prej ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...