
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, është një mashtrues i lindur.
Në këtë shkrim ne do të sjellim disa nga mashtrimet publike më famoze të Veliajt, nga të cilat edhe jashtë edhe brenda në burg nuk heq dorë.
Mjafton të lexoni pikat e mëposhtme për të kuptuar pse Veliaj është quajtur mashtrues kronik, mashtrues i lindur dhe gënjeshtar profesionist.
1-Koha kur Erion Veliaj u lyente kokat me bojë protestuesve në protestën e 21 janarit
Në protestën e 21 janarit të vitit 2011, Erion Veliaj lyente me bojë kokat e protestuesve dhe i nxiste ata të vërsuleshin drejt policëve dhe kryeministrisë, duke gënjyer se ishin të plagosur gjatë protestës.
Pamjet nga ai moment i kanë parë të gjithë dhe janë të raportuara në media.

2-Dasma famoze me kursimet e mamit
“Ajo që kemi bërë është se për këto shpenzime modeste ishte mamaja ime, e cila kishte kursyer tërë jetën që donte të ndihmonte, fundja fundit si çdo familje shqiptare. A nuk e bën këtë çdo familje shqiptare?”
Kështu shprehej Veliaj. Qindra të ftuar, dasmë për një javë rresht, dasmë në kala, dhe e gjitha me kursimet e nënës penisoniste sipas kryebashkiakut.
Dasma ka kushtuar qindra miliona lekë, luks e shfrenim dhe këto nuk janë të deklaruara gjëkundi, as në tatime, as në të ardhurat e kursimeve që i ka zonja Shqiponjë Veliaj në bankë, as në vetë të ardhurat që ka Veliaj, vëllai i tij apo bashkëshortja Ajola Xoxa.
3-Historia famoze me Griseldën
Erion Veliaj dhe fabula e tij e trilluar në lidhje me Griseldën, gruan e ish-kryebashkiakut të Kavajës. Gjithçka nisi me një histori të sajuar rrëmbimi më 1 qershor 2011.
Rreth orës 10:00-11:00, Griselda Zaimi u paraqit në Policinë e Tiranës së bashku me Sajmir Roshin, i identifikuar në polici si kunati i 28-vjeçares. Aty Griselda rrëfeu 7 orët e saj të tmerrit duke treguar me detaje se një natë më parë, më 31 maj 2011, rreth orës 19:00 ishte rrëmbyer nga disa persona në një makinë me xhama të zinj. Më pas po këta persona e kishin rrahur dhe e kishin çuar në një ambient ku ajo kishte lindur fëmijën dhe ia kishin marrë. Griselda pretendoi se pas kësaj autorët e krimit e kishin hedhur në një kanal pranë banesës së bashkëshortit të saj. Grua shtatzënë dhe bashkëshortja e një personazhi të njohur? Mjaftueshëm elemente për ta bërë ngjarjen virale. Në atë kohë anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, e denoncoi publikisht rastin, duke u dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen. Veliaj e përshkruante në anglisht ngjarjen me nota politike dhe duke përmendur edhe kërcënimet gjatë fushatës për kandidatin e PS-së në Kavajë.
Në fakt, gjithçka rezultoi të ishte thjesht një trillim dhe asgjë më tepër sesa kaq. Pas ekspertizës mjekoligjore u vërtetua se Griselda Roshi nuk kishte qenë shtatzënë dhe për më tepër vetë ajo e pranoi para Prokurorisë së Krimeve të Rënda se ngjarja ishte e trilluar.
Dhe sot, që flasim për trille politike, dhe "fake news", ky është një nga mashtrimet më të mëdha politike që ka ndodhur në historinë e 30 viteve demokraci në Shqipëri.
Në një vend perëndimor, politikani që do ta bënte një gjë të tillë, do të ishte shporrur nga politika, ndërsa Veliaj është graduar ministër dhe më pas kryetar i Bashkisë së Tiranës.
4-Ka mbjellë 1 milion pemë
Më 26 mars të vitit 2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmëroi para mediave mbjelljen e pemës së 1 miliontë në Tiranë duke e quajtur këtë një ngjarje me rëndësi të veçantë për kryeqytetin.
Por 1 milion pemët që bashkia thotë se ka mbjellë në Tiranë nuk rezultojnë ta kenë bërë Tiranën më të gjelbër. Përkundrazi, kryeqyteti shqiptar sot është sipas Bankës Botërore, lehtësisht më i zhveshur nga gjelbërimi sesa në vitin 2015.
Raporti i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër dhe 2 milionë pemëve duke e ekspozuar atë si një nga mashtrimet më të mëdha publike.
Sipas BB, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.
5-E ka futur në burg prokurori Ols Dado që është anëtar aktiv i PD-së
Sot, CNA publikoi dokumentet se si Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj kanë paguar 220 mijë dollarë për lobim në SHBA.
Por përveç lobimit 220 mijë dollarë, nga dokumentet në faqen e Departamentit të Drejtësisë, në një letër drejtuar Senatorit Amerikan, Durbin, u evidentua një tjetër detaj i deklaruar nga kompania lobiste.
Në raport theksohej se personeli i SPAK-ut që është përfshirë në çështjen e hetimit të Veliajt është në konflikt. Në dokument thuhet se prokurori Ols Dado është një anëtar aktiv i partisë autoritare opozitare, Partisë Demokratike, kjo e fundit e drejtuar nga Sali Berisha. Është një mashtrim publik pasi Sali Berisha është një person që po hetohet nga SPAK-u për korrupsion, ndaj të cilit fillimisht u dha masa e sigurisë arrest shtëpie dhe më pas detyrim me paraqitje, ndërkohë që gjyqi vijon. Përveç faktit që Sali Berisha është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, është një nga personazhet që më së shumti ka sulmuar SPAK-un.
6-Prokurori i çështjes, Ols Dado, ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit
Një tjetër gënjeshtër është se prokurori Ols Dado është zhvillues pronash dhe ai i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Bashkisë Tiranë për të modifikuar një leje ndërtimi në pronën që zotëronte dhe e cila iu refuzua.
CNA e ka publikuar se kanë kaluar 150 ditë që as Erion Veliaj, as studioja e tij e lobimit, as avokatët e tij dhe askush tjetër, nuk kanë mundur të publikojnë një dokument të vetëm që tregon se Ols Dado ka kërkuar të bëjë një shtesë apo të modifikojë pronën e tij dhe dokumentin që i është refuzuar Ols Dados ky veprim.
7-Nuk përmend asnjëherë prokurorin Altin Dumani duke mashtruar me lobimin e tij në SHBA
Erion Veliaj është hetuar nga dy prokurorë, Ols Dado dhe Altin Dumani, ku këtë të fundit nuk e përmend në asnjë nga sulmet e tij që kryen ndaj drejtësisë, për të cilat lobon në SHBA duke paguar 220 mijë dollarë.
8-Erionit i caktohet gjyqtar me lidhje të forta me PD-në
Një tjetër mashtrim është se SPAK-u sigurohet që çështja e Erionit i caktohet një gjyqtari me lidhje të forta të njohura me Partinë Demokratike të opozitës. Ndërkohë që s'ka si ta bëjë SPAK-u, sepse SPAK-u është prokurori, GJKKO-ja është institucion më vete. Çështjet diskutohen para se të shqyrtohen, hidhen shortet dhe ka një procedurë të mirëpërcaktuar nga ligji, e bërë nga Reforma në Drejtësi, që e ka votuar edhe vetë Erion Veliaj.

9-Veliaj mashtroi në Gjykatën Kushtetuese duke thënë që e rrëmbyen dhe e mbyllën në qeli
Erion Veliaj ka gënjyer para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ku është shprehur se është rrëmbyer nga zyra dhe është mbyllur në një qeli me një logjikë burgosjeje apo shoqërimi më të rëndë sesa të vrasësit serial.
Në fakt, Veliaj gënjen, pasi në vend që në arrestimin e tij të merrej me pranga siç duhet në zbatim të ligjit si çdo qytetar tjetër i kësaj Republike, ai doli serbes-serbes nga zyra e tij dhe u fut në mjetin ku më pas u shoqërua për në qeli.
10-Deklaroi publikisht se nuk ishte thirrur nga SPAK-u dhe tha se kishte shkuar si bashkëpunëtor në SPAK, por rezultoi se ndaj tij ishin 3 fletëthirrje
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prill të 2024 qëndroi 8 orë në SPAK, 1 orë në pritje te holli i godinës dhe 7 orë të tjera dha llogari para prokurorëve për aferat në Bashkinë e Tiranës. Veliaj doli publikisht dhe tha që nuk është thirrur nga SPAK-u dhe nuk ka ngurruar t'i quajë kolegë prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e BKH-së.
Por, në fakt, SPAK-u i dërgoi Veliajt 3 fletëthirrje. CNA raportoi se një nga fletëthirrjet e SPAK-ut, Erion Veliajt i ka shkuar më 23 prill.
11-Veliaj mashtroi kur tha se godinën ku ndodhet aktualisht SPAK-u ia ka dhënë ai kësaj strukture, pra Bashkia e Tiranës
Kryebashkiaku tha në një nga studiot e një televizioni të paguar me paratë e inceneratorëve, se godinën ku ndodhet aktualisht SPAK-u ia ka dhënë ai kësaj strukture, pra Bashkia e Tiranës. Por e vërteta është krejt ndryshe. Kjo godinë është dhënë nga Ministria e Drejtësisë dhe jo nga Bashkia e Tiranës.
12-Erion Veliaj ka gënjyer për inceneratorët
Për këtë ka dhe video nga deklaratat e tij, ku fillimisht shprehej se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe se Bashkia e Tiranës ishte vetëm një kliente e qeverisë. Por në një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak, e pohoi me krenari se ishte ai që i kishte kërkuar qeverisë inceneratorin.
13-Veliaj mashtron qytetarët me takime të regjistruara
Erion Veliaj është mjeshtër në këtë skenë. Ai dilte shpesh para qytetarëve me takime të regjistruara duke i gënjyer dhe hedhur hi syve. Pra, në ditën me shi, Erioni del me diell.
14-Veliaj mashtroi kur tha se Tirana është kryeqyteti më i pastër i rajonit
Erion Veliaj, në një nga deklaratat e tij publike u shpreh se Tirana është kryeqyteti më i pastër i rajonit, ndërkohë që CNA nxori me fakte cilësinë e ajrit në Tiranë dhe çfarë tregonin raportet në lidhje me ndotjen në Tiranë.
Po ashtu CNA me pamje tregoi se si Tirana ziente nga plehrat, ndërsa Veliaj rrihte gjoksin për numrin e madh të turistëve që vizitonin vendin.
15-Mashtrimi për drejtorët e tij hajdutë
Pas hetimeve të SPAK-ut për dosjen “5D”, drejtorët e Veliajt u vunë pas prangave për abuzimet dhe korrupsionin në institucionin e Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj me bandën e tij mediatike thanë se bëhej fjalë për ish-drejtorë, por në fakt ata ishin drejtorë aktualë të emëruar në institucione në varësi të Bashkisë së Tiranës. Veliaj i mbrojti fillimisht si ekipin me të cilin kishte bërë punë të mira për t’i shitur më pas duke u shprehur se gjithsecili mban përgjegjësi individuale.
Këto janë vetëm disa nga mashtrimet, por lista është e gjatë. Këto fakte i publikuam për të treguar se Erion Veliaj është një mashtrues kronik./CNA
Emisioni “Stop” në Tv Klan në Laprakë, në Njësinë Administ...
Në Gostivisht të Ersekës, në vitin 2015 një vendim i Apeli...
CNA sot publikoi me dokumente dhe fakte se si Erion Veliaj...
Në letrën dërguar senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, ...
CNA ka mundur të sigurojë deklarimet e kompanisë lobiste “...
Nga mediat u raportua se studiot e lobimit të Erion Veliaj...
Kryebashkiaku i prangosur nga SPAK-u me 13 akuza të rënda,...
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryeba...
Në lagjen e re të Rrogozhinës, u takuam me Ramazan Aliun, ...
CNA ka raportuar një ditë më parë investigimin se si minis...
Procedura e prokurimit për rehabilitimin e ujëmbledhësit T...
Punonjësit e personelit shëndetësor të QSUT-së, përfshirë ...
Një institucion i shumëpërfolur, diku me të drejtë, diku j...
Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, situata mes dy kompa...
Vendimet e fundit të Komisioni i Prokurimit Publik kanë ng...
Erion Veliaj kërkon mbylljen e CNA-së, një rast flagra...
Një shkrim i botuar në portalin e “Jerusalem Post” sot...
CNA denoncoi pak javë më parë një marrëveshje të nënshkrua...
Një marrëveshje mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...