SKANDAL/ “O sa mirë me qenë shqiptar”, plehrat në urgjencën e QSUT
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...

Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhafaj kërkoi "monitorim" të SPAK-ut duke rikthyer tentativën për ta intimiduar prokurorinë.
Sapo prokurorët e SPAK-ut thyen disa tabu me dosjet e Belinda Ballukut dhe të Ergys Agasit duke i prishur qejfin Edi Ramës me një gërvishtje të lehtë të qendrës së pushtetit, mazhoranca socialiste ka riaktivizuar mekanizmat parlamentarë për të “monitoruar”, testuar dhe nëse është e mundur, disiplinuar drejtësinë e re.
Një dokument zyrtar, i siguruar ekskluzivisht nga Lapsi.al, provon se tashmë shumica e Edi Ramës ka kaluar në kundërsulm në një përpjekje për t’i intimiduar prokurorët duke përdorur sërish atë, të njëjtin, Fatmir Xhafajn.

Dokumenti i siguruar nga një burim i "Lapsi.al" është një përgjigje zyrtare që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer Parlamentit duke i thënë “Jo” Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj për një “vizitë monitoruese” në SPAK, gjoja me idenë e zbatimit të masave për luftën kundër pastrimit të parave.
Me një formulim të prerë, prokurorët e SPAK-ut e cilësojnë nismën si ndërhyrje të paligjshme dhe cenim të drejtpërdrejtë të pavarësisë kushtetuese të institucionit duke e lënë Xhafajn jashtë dyerve të prokurorisë.
Fillimisht SPAK-u sqaron se raportimi institucional është kryer dhe vijon të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të plotë. Prokurorët vënë në dukje se nga ana e Agjencisë së Inteligjencës Financiare nuk ka pasur asnjë shqetësim konkret, asnjë çështje specifike dhe asnjë problem që të kërkonte një ndërhyrje të jashtëzakonshme parlamentare.
Pastaj vjen thelbi. SPAK-u i kujton Kuvendit dhe Komisionit "Xhafaj" se është institucion i pavarur kushtetues, i cili raporton vetëm në përputhje me Kushtetutën, ligjet organike dhe Rregulloren e Kuvendit. Dhe e thotë qartë, pa ekuivok: “Prokuroria e Posaçme nuk mund të ‘monitorohet’ dhe nuk njeh legjitimitetin e kësaj praktike”.
Çdo përpjekje për vizita të tilla monitoruese, thuhet në dokument, “do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme”, një pavarësi që nuk është thjesht një parim formal, por “kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit”.
Në përfundim, SPAK-u shpreh hapur mosdakordësinë për realizimin e vizitës së planifikuar nga Komisioni "Xhafaj" që ishte planifikuar të zhvillohej në datën 6 shkurt 2026, duke e konsideruar atë “në kapërcim të ligjit dhe cenim të pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme”.
Ringjallja e komisionit “Xhafaj” për ndërhyrje në SPAK
Përpjekja për të organizuar një vizitë “monitorimi” në SPAK është vazhdimësi e misionit të parë që iu ngarkua Fatmir Xhafajt rreth një vit e gjysmë më parë.
I ashtuquajturi “Komision antikorrupsion”, sipas Ramës dhe Xhafajt do të shërbente për të adresuar një sërë problematikash, përfshirë edhe ecurinë e reformës në drejtësi, por të dy u akuzuan se kishin një plan për të vënë nën kontroll më të rreptë drejtësinë. Komisioni “Xhafaj 1” u përplas me një mur refuzimesh gjatë punës së tij.
Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe më pas edhe organizata të shoqërisë civile refuzuan njëra pas tjetrës të bëheshin pjesë e një procesi që u perceptua gjerësisht si tentativë për kapjen politike të drejtësisë.
Gjykata Kushtetuese e argumentoi refuzimin me faktin se pjesëmarrja e saj do të përbënte konflikt funksional, ndërsa SPAK-u deklaroi atëherë se “nuk e konsideron të nevojshme pjesëmarrjen me ekspertë”. Edhe Bashkimi Europian, në mënyrë të tërthortë por të qartë, e ftohu këtë iniciativë, duke e lënë komisionin pa mbështetje reale dhe pa legjitimitet ndërkombëtar.
Komisioni “Xhafaj 1” u shua në heshtje, pasi u izolua nga organet e drejtësisë, por edhe nga diplomacia. Sot është ringjallur me një version të dytë, me një pretekst tjetër, por me të njëjtin qëllim: të hapë një kanal presioni ndaj SPAK-ut në një moment kritik.
Bllokimi i SPAK-ut për arrestimin e Ballukut dhe dosja e AKSHI-t
Nisma për të bërë një vizitë monitoruese në SPAK është ndërmarrë në datën 18 dhjetor të vitit të kaluar, pra dy ditë pasi prokurori Dritan Prençi dorëzoi në Parlament kërkesën për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.
Pikërisht hetimet ndaj Ballukut, pezullimi i zv.kryeministres, dosja e AKSHI-t, fletë-arresti për Ergys Agasin, janë sinjalet më të forta që SPAK-u i ka dërguar pushtetit duke krijuar një situatë të re politike.
Një situatë ku Edi Rama i ka harruar elozhet që i thurte dikur drejtësisë së re, të cilën e quante një “reformë historike” që bëhej për herë të parë dhe që kishte garancinë dhe mbështetjen pa kushte të Partisë Socialiste.
Me dosjet e fundit, loja ka ndryshuar. Partia Socialiste është kthyer në “rifugio” të Belinda Ballukut. Deputetët socialistë në Kuvend zvarrisin në mënyrë të paprecedentë kërkesën për arrestimin e saj, në anën tjetër ankimohet në Gjykatën Kushtetuese vendimi për pezullim si zv.kryeministre dhe ndërkohë, ecet para me tentativën për ta rrethuar SPAK-un me mekanizma parlamentarë, komisione, “monitorime” apo dialog institucional të kontrolluar.
Praktika të dështuara një herë, por që ringjallen për t’i vënë një vijë të kuqe të hetimeve me aferat korruptive. Duket sikur SPAK-u nuk po bën hapa pas, por si çdokush edhe aty ka një pikë të dobët, fuqia e prokurorëve buron tërësisht nga vullneti i ambasadave perëndimore dhe në kushtet kur Rama po lëviz çdo fije të mundshme në diplomaci, duke u shpallur sot mysliman, nesër katolik dhe ditën tjetër çifut, mbetet sërish pyetja: Deri kur?/Lapsi.al
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë ...
Linjat urbane të Tiranës jashtë kontrollit të bashkisë në ...
Një situatë skandaloze dhe alarmante po ndodh në Spitalin ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur s...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur, por...
Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skual...
Ilir Koçi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan Bashkinë...
Një situatë skandaloze dhe e turpshme ka përfshirë sistemi...
Mjekët, infermierët, punonjësit e prapavijës dhe sanitaret...
Kompania zvicerane MABCO, zotëruese e 98% të aksioneve të ...
Shëndetësia është përfshirë në një skandal. Mijëra punonjë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...