Tubimi i 28-të kundër qeverisë/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur...

Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshime serioze për abuzime në një projektvendim të paraqitur nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhe Byberaj, në Këshillin Bashkiak, për miratimin e fondeve për investime në disa ura në territorin e bashkisë.

Sipas denoncimit nga dokumentacionet dhe verifikimet e kryera në terren, dy nga urat për të cilat kërkohet financim rezultojnë me kërkesa fiktive, të cilat nuk përputhen me realitetin aktual.
Projektvendimi (nr. 5893/1 prot., datë 5.12.2025) parashikon investime për ura në njësitë administrative Lekbibaj, Margegaj dhe Tropojë e Vjetër, të cilat Bashkia i justifikon si të dëmtuara nga reshjet e shiut.


Nga aktet shoqëruese rezulton se grupi i punës për konstatimin e dëmeve është ngritur me urdhrin nr. 5599 prot., datë 18.11.2025, i firmosur nga zv/kryetari i Bashkisë, Abedin Kerrnaja.
Po në të njëjtën datë janë hartuar edhe akt-konstatimet, projektet dhe preventivat për të gjitha urat, fakt që ngre dyshime mbi realizueshmërinë e këtyre procedurave brenda një dite, duke pasur parasysh se territori i Bashkisë Tropojë shtrihet mbi 200 km.
Dy raste konkrete me dyshime për falsifikim
Rasti i parë lidhet me urën Merturaj, në fshatin Curraj i Poshtëm, Njësia Administrative Lekbibaj, për të cilën kërkohet një fond prej rreth 18 milionë lekësh.
Sipas banorëve të zonës dhe pamjeve nga terreni, kjo urë është riparuar plotësisht nga vetë komuniteti dhe aktualisht është funksionale. Kjo vë në dyshim vërtetësinë e dokumentacionit dhe nevojën reale për rikonstruksion.

Rasti i dytë ka të bëjë me urën e fshatit Dragobi, Njësia Administrative Margegaj, për të cilën kërkohet një fond prej 54 milionë lekësh.
Në projektvendim janë përdorur fotografi që, sipas denoncimit, i përkasin më shumë se 15 viteve më parë.

Në realitet, pranë kësaj ure është ndërtuar një urë e re dhe funksionale, ndërsa ndërhyrje minimale nevojiten vetëm për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Valbonë.

Ndërkohë, një urë e dëmtuar në fshatin Vlad, Njësia Administrative Bytyç, që u shërben rreth 15 familjeve, nuk është përfshirë në projekt, duke shtuar dyshimet se fondet kërkohen për ndërhyrje të panevojshme.



Sipas denoncimit, fakti që brenda një dite janë firmosur disa dokumente kyçe nga të njëjtët drejtues rrit dyshimet se procedura është ndjekur në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me ligjin.
Denoncuesit e cilësojnë rastin si një abuzim të hapur me fondet publike dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për verifikimin e dokumentacionit dhe ndjekjen penale të përgjegjësve./ CNA
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë ...
Linjat urbane të Tiranës jashtë kontrollit të bashkisë në ...
Një situatë skandaloze dhe alarmante po ndodh në Spitalin ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur s...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur, por...
Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skual...
Ilir Koçi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan Bashkinë...
Një situatë skandaloze dhe e turpshme ka përfshirë sistemi...
Mjekët, infermierët, punonjësit e prapavijës dhe sanitaret...
Kompania zvicerane MABCO, zotëruese e 98% të aksioneve të ...
Shëndetësia është përfshirë në një skandal. Mijëra punonjë...
Një skandal i madh, pas të cilit del emri i Agim Ismailit,...
Rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga projektet më problem...
Disa dokumente të reja nga kanë dalë në dritë nga dosja e ...
Ditën e djeshme CNA publikoi dokumente dhe fakte se si kry...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China ...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...