Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vodhi dosjet hetimore të SPAK-ut, rezulton pas disa shkeljeve dhe abuzimeve me procedura tenderuese ndërkohë që ushtronte detyrën si drejtori i Burgjeve.
Skandalet pas të cilave rezulton ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili janë të shtruara në një raport qindra faqësh nga Kontrolli i Shtetit.
Këto abuzime dhe shkelje kanë pasur pasoja të rënda, ku shumë herë është rrezikuar jeta e të dënuarve në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe gjithashtu i janë shkaktuar shtetit miliona lekë dëm ekonomik.
Në këtë raport, të dalë nga auditimet e KLSH-së në burgje, është kërkuar dhe shkarkimi nga detyra i Agim Ismailit për shkak të abuzimeve të panumërta të tij.
Në gjetjet nga auditimet e KLSH, kur Burgjet drejtohenin nga Ismaili ka rezultuar se është shkelur disa herë disiplina buxhetore, duke u kryer pagesa në kundërshtim me ligjin.
Konkretisht në raport thuhet se procedurat me objekt për furnizim me produkte ushqimore janë konstatuar mangësi, kontrolle të dobëta, marrja në dorëzim e mallrave nga palë të treta, pa verifikuar nëse plotësojnë ose jo kriteret e kërkuara, etj.
“Nga auditimi rezultoi shkelje të disiplinës buxhetore sa i takon: ekonomik duke u paguar në kundërshtim me kundërshtim me ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" i ndryshuar, Udhëzimi nr.30, datë 27.12.2011 "Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik" pika 35 dhe 36, me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" i ndryshuar, neni 77, me Kontratë pika V (Afati i zbatimit).
Në procedurat me objekt për furnizim produkte ushqimore, u konstatuan mangësi, kontrolle të dobëta si pasojë e mosngritjes se strukturave të dedikuara për monitorimin e kontratave; mosparashikimi si detyrime kontraktore për OE-të, të elementëve, Ilojin e automjeteve me targa, certifikatat ushqimore, kushtet e transportit me qëllim ruajtjen e sigurisë ushqimore; komisionet e IEVP-ve të miratuara në fillim viti buxhetor, kanë rrezikuar që, duke mos u informuar në kohë mbi OE-në fitues, si dhe mbi kriteret e veçanta të kontratave, të kenë marrë në dorëzim mallra nga palë të treta, pa verifikuar nëse plotësojnë ose jo kriteret e kërkuara (pasi është e pamundur të kryhet mbikëqyrje, në mungesë të elementëve për tu mbikëqyrur); mosplotësimi i urdhër-shpenzimeve me dokumentacion ligjor dhe financiar nga IEVP-të, pasi pagesat për OE fitues, i kryen DPB, duke ekzpozuar institucionin përpara rrezikut të kryerjes së shpenzimeve buxhetore pa efiçiencë, ekonomicitet dhe efektivitet të fondeve publike, në vlerën prej 2,349,413 lekë, duke mos garantuar kontratë të suksesshme deri në ekzekutimin e plotë të saj, duke u paguar në kundërshtim me ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Udhëzimi nr.30, datë 27.12.2011 "Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik" pika 35 dhe 36, me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik“, i ndryshuar, neni 59, 60, me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" i ndryshuar, neni 75 pika 1 dhe neni 77, me Kontratë pika V (Afati i zbatimit) pika 5”, thuhet në raport.
Këto skandale siç u theksua dhe më sipër kanë pasur dhe pasoja të rënda ekonomike. Këto pasoja sipas raportit lidhen me shpalljen fitues të operatorëve ekonomike, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik për 5 procedura tenderuese. Kjo lloj shkelje ka sjellë shpenzimin e rreth 127 milionë lekëve pa efektivitet.
“Gjithashtu, për mosplotësim të kritereve të veçanta nga OE të vendosura në DST, KVO-të kanë shpallur fitues, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik për 3 procedura tenderuese, duke shkaktuar vlerën prej 75,632,935 lekë pa tvsh, shpenzime, pa ekonomicitet, pa eficiencë dhe pa efektivitet të financuara nga fondet publike si dhe në 2 procedura vlerën prej 52,041,839 lekë pa tvsh, risk potencial me efekte negative, pa ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të financuara nga fondet publike, në kundërshtim me VKM nr.914 datë 29.12.2014"Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" i ndryshuar neni 66 dhe me DST”, shtohen në raport.
Si rezultat i këtyre abuzimeve dhe shkeljeve të rënda të konstatuara në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit financiar si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në Raportin Përfundimtar të Auditimit, KLSH në raportin drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, kërkon të merren masa disiplinore "vërejtje deri në largim nga puna” për disa punonjës, me në krye abuzuesin kryesor, Agim Ismailin.
“Mbështetur në ligjin nr.154/2014 datë 27.11.2014 "Për organizimin dhe funksionimin e KLSH" neni 15 pika b, në ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 "?ër prokurim publik" i ndryshuar, në referim të nenit 58, "Llojet e masave disiplinore" të ligjit nr. 152/2013 "Statusi i nëpunësit civil", datë 13.05.2013 i ndryshuar dhe VKM nr. 115, datë 05.03.2014 "Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil" dhe ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 i ndryshuar ? rekomandojmë Ministrit të Drejtësisë si institucion epror, referuar shkeljeve të konstatuara në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit financiar si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në aktkonstatimet përkatëse dhe pjesës së Raportit Përfundimtar të Auditimit, të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të vendosë marrjen e masave disiplinore "vërejte deri në largim nga shërbimi civil (për punonjësit që janë pjesë e shërbimit civil) ose largim nga puna (për punonjësit që janë punësuar sipas Kodi të Punës), si më poshtë vijon:
1. z.Agim Ismali Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në cilësinë e Titullarit të AK-së.
2. zj.Avidana Pali Drejtor i Financës në cilësinë e Nëpunësit zbatues.
3. z.Ardit Tabaku Drejtor Juridik në cilësinë e anëtarit të KVO.
4. z.Arjan Koçiaj në cilësinë e anëtarit të KVO”, thuhet në rekomandimet e KLSH-së.
Gjithçka e evidentuar dhe listuar më sipër, tregon hapur abuzimin masiv të Agim Ismailit, në kohën kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshmë të Burgjeve.
Raporti qindra faqësh i KLSH ka treguar shkeljet në procedurat tenderuese, abuzimet me detyrën të Agim Ismailit i cili në këtë raport del “lakuriq” se gjatë detyrës së tij si drejtor i Burgjeve janë kryer skandale të njëpasnjëshme, duke filluar që nga ilaçet e skaduara me të cilat “përmbyti” burgjet, duke vijuar me cilësinë e ushqimit për të dënuarit tërësisht jashtë standarteve dhe tani me shkelje të procedurave në tenderë.
Në fakt, këto shkelje që janë kryer nga Agim Ismaili si drejtues i Burgjeve, përbëjnë një dosje për SPAK. /CNA
Linjat urbane të Tiranës jashtë kontrollit të bashkisë në ...
Një situatë skandaloze dhe alarmante po ndodh në Spitalin ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur s...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur, por...
Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skual...
Ilir Koçi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan Bashkinë...
Një situatë skandaloze dhe e turpshme ka përfshirë sistemi...
Mjekët, infermierët, punonjësit e prapavijës dhe sanitaret...
Kompania zvicerane MABCO, zotëruese e 98% të aksioneve të ...
Shëndetësia është përfshirë në një skandal. Mijëra punonjë...
Një skandal i madh, pas të cilit del emri i Agim Ismailit,...
Rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga projektet më problem...
Disa dokumente të reja nga kanë dalë në dritë nga dosja e ...
Ditën e djeshme CNA publikoi dokumente dhe fakte se si kry...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në b...
Emisioni “Stop” në Tv Klan në Laprakë, në Njësinë Administ...
Në Gostivisht të Ersekës, në vitin 2015 një vendim i Apeli...
CNA sot publikoi me dokumente dhe fakte se si Erion Veliaj...
Në letrën dërguar senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, ...
CNA ka mundur të sigurojë deklarimet e kompanisë lobiste “...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...