
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të parashtruara në një dosje voluminoze prej 60 mijë faqesh të dërguara në gjykatë, Erion Veliaj, depozitoi një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Kjo kërkesë u shqyrtua një ditë më parë në një seancë gjyqësore nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila vendosi rrëzimin e kërkesë së Veliajt.
Pas rrëzimit të kërkesës, gazetari i familjes së Veliajt, ushtari i tij mediatik, që dirigjohet nga skutat e burgut të Durrësit, në gazetën e tij “Tema”, ka publikuar një shkrim ku na thotë se Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht.
“Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht në kërkesën për zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’”.
Kjo, në fakt, është një gënjeshtër e radhës nga media e gazetarit të familjes Veliaj. Erion Veliaj në seancën për zëvendësimin e masës së sigurisë është mbrojtur nga avokati Sokrat Gjermeni.
Sokrat Gjermeni është djali i Artan Gjermenit, avokat mbrojtës i Veliajt, pra i studios së tij ligjore. Kështu, si rrjedhojë, Veliaj nuk është përfaqësuar pa avokat kryesisht, por nga një avokat që vjen nga e njëjta studio ligjore që e mbron, duke theksuar se Sokrat Gjermeni e ka përfaqësuar Veliajn vetëm në rastin e zëvendësimit të masës së sigurisë.
Si gjithmonë, Veliaj ndryshe shprehet e ndryshe vepron, por gjithnjë me taktika e strategji, megjithëse nuk po i funksionojnë, pasi me vendimin e djeshëm do të mbetet në burg.
Skenarët e tij, ashtu si edhe në herët e tjera, i mbështesin edhe mediat e tij, që paguhen nga ai dhe dalin në raportet ku tregohet lobimi i Veliajt dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj, prej 220 mijë dollarësh, si Mero Baze, i cili vijon që për llogari të Veliajt të sulmojë drejtësinë, në këtë rast vendimin e gjyqtares Etleva Deda.
Erion Veliaj, njeriu që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, është i njëjti, i cili vazhdon që me taktikat e tij si mashtrues kronik të shtyjë seancat në GJKKO, ku është dërguar për gjykim dosja me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Në të vërtetë, për Veliajn nuk kanë ndryshuar rrethanat apo situata e tij ligjore. Nuk ka fakte apo prova të reja për ta liruar nga burgu. Ai është lënë në burg nga të gjitha nivelet e gjykatave, sepse jashtë në detyrën e kryebashkiakut prishte provat.
Sot jemi në situatën ku prej 14 seancave në GJKKO, sot zhvillohet e 15-ta, Erion Veliaj vijon të përdorë makinacione dhe teknikalitete për të shtyrë proceset gjyqësore, pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat e paraqitura nga prokurorët, ndërkohë nga burgu i Durrësit vijon dhe krijon skenarë duke sulmuar, akuzuar dhe shpifur për prokurorët dhe gjyqtarët, skenarë të cilët CNA ia ka zbuluar, si nga përgjimet, ashtu edhe dokumente të tjera./ CNA
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë ...
Linjat urbane të Tiranës jashtë kontrollit të bashkisë në ...
Një situatë skandaloze dhe alarmante po ndodh në Spitalin ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur s...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur, por...
Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skual...
Ilir Koçi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan Bashkinë...
Një situatë skandaloze dhe e turpshme ka përfshirë sistemi...
Mjekët, infermierët, punonjësit e prapavijës dhe sanitaret...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...