
Në media, sa herë ka një seancë gjyqësore në GJKKO, sa herë ka veprime nga SPAK apo seancë në Gjykatën Kushtetuese, dalin qëndrime avokatësh pa emër të Erion Veliajt.
Nga të gjitha ato që kanë dalë në media, vetëm një herë ose dy, nga dhjetëra prej tyre, ka pasur emër konkret, që kanë qenë disa studio lobimi anglo-amerikane. Të gjitha qëndrimet e tjera janë pa emër avokati, thuhet: 'përfaqësuesit ligjorë' apo 'nga avokatët e Veliajt'.
Sepse në fillim ishte Ermir Beta dhe Artur Selmani. Më pas ata ranë. Rrugës doli Artan Gjermeni dhe një tjetër. Ranë dhe ata. Pyetja shtrohet thjesht: kush janë personat që i bëjnë shkrimet publike për Veliajn dhe pse ata nuk dalin me emër?
Apo këto shkruhen vetë nga Erion Veliaj? Sepse qytetarët duhet të kuptojnë pa diskutim diferencën. Në rast se janë të shkruara nga juristë, një njeri i fushës mund të thotë 'çfarë janë këta budallenj, si e pranojnë'. Në rast se shkruan nga vetë Veliaj, patjetër është qëndrim individual i një të pandehuri dhe nuk ka asgjë të keqe.
Por lojërat me qëndrime publike pa emra janë banale dhe për më tepër tregojnë papërgjegjshmëri. Sepse individi që i shkruan i vendos autorësinë. Nuk kemi të bëjmë me shkrime apo raportime në portale, por kemi të bëjmë me qëndrime zyrtare juridike nga përfaqësuesit e një të pandehuri, ose nga vetë ky i fundit.
Sepse shkruhen një mijë e një budallallëqe në emër gjoja të lirisë, të detyrës e tjera, kur në fakt Erion Veliaj ndodhet në burg, sepse ka prishur provat, ka 9 akuza për korrupsion, pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në burg, refuzim për deklarimin/ mosdeklarimin, fshehja ose deklarim të rremë të pasurive.
Shpërdorimi i detyrës nga Erion Veliaj është akuza më e kotë që i ka ngritur SPAK-u dhe në fakt e ka pasojë të një padije të bërë nga të afërm dhe nga studio ligjore që atë e mbron. Pra nga studio ligjore e bashkëshortes së Arben Rakipit.
Të paktën të dalë dikush të thotë: “Këtë mbrojtje publike të Erion Veliajt e bëj unë'. Avokatët e Veliajt të cilët shpesh janë pa emër. Apo dhe në raste siç ka ndodhur më parë, kur CNA ka kontaktuar avokatët e Veliajt dhe kanë thënë 'jo nuk e kemi bërë ne këtë qëndrim'.
Kush janë avokatët e zotit Veliaj? Sepse të gjitha qëndrimet e njëpasnjëshme janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Apo brenda kanë budallallëqe dhe gënjeshtra. Avokatët mund të gënjejnë se do mbrojnë klientin e tyre, po jo deri në çmendurinë që ta kuptojë dhe një analfabet se po gënjejnë publikisht.
Siç thoshin se mbahet në qeli pa akuzë. Ndërkohë që akuza i ka shkuar që në korrik, jemi në dhjetor, ka 5 muaj me akuzë dhe nuk shkon në seancë. Thjesht dhe vetëm shtyn seancat gjyqësore.
Apo të tjera gënjeshtra për të cilat pak rëndësi ka tani. Me justifikimet që po nxjerrin: jo ka faza, jo po duhet t'i ushtrojë detyrën, jo po kjo, jo po ajo.
Pallavra, pallavra dhe vetëm pallavra, të cilat në fakt nuk kanë autor, nuk kanë emër në shumicën e rasteve. Të paktën të kenë kurajon të vënë një emër. Se në rast se nuk po gjejnë dot një avokat i cili të marrë përgjegjësinë e deklaratave publike për mbrojtjen e Erion Veliajt, ky i fundit qenka në ditë të hallit.
Pasi askush nuk po i del për zot ta mbrojë me gjithë malin e akuzave që ka përsipër. Dhe do të ishte mirë që të kërkonte një gjykim të shkurtuar, të shkonte në gjykatë, të pranonte fajin e vet dhe të shpëtonte të tjerët.
Që nga bashkëshortja e tij, që kërkon ta shpëtojë me shtatzëninë, deri tek biznesmenët. Të paktën t'i lejonte ata të shkonin me gjykim të shkurtuar.
Dhe t'i shkonte me trimëri akuzave deri në fund. E në rast se fitonte, ai do të ishte lider i ardhshëm në politikën shqiptare. Por me sa duket, nuk bëhet dot lider! Por kërkon të ngelet në gjirizin e tij, ai që është, siç vetëquhet ‘zdroms’ dhe asgjë më shumë se sa kaq. /CNA
Në romanin tim të ri "Ndëshkimi i dytë i Evës" (Botimet Pa...
Tri protesta, ajo e PD-së, ajo e nisur nga Adriatik Lapaj ...
“Nuk ka mjekë spitali. Shkojmë nga Përmeti në Tepelenë për...
1-Partitë e vogla nuk pranojnë kandidat nga PD prandaj PD ...
Ka momente në historinë e një vendi kur ligjet nuk janë më...
Miti i dytë: KARANTINA Miti: Karantina u "shpik" për të k...
Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Po...
Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...
Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, doli moda e fustaneve...
Edhe njëherë për heroizmat dhe shembjen e diktaturës. Në ...
Shqipëria shënon sot 35-vjetorin e fillimit të lëvizjes st...
Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqer...
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pi...
Lëvizja në Partinë Demokratike, që u duk si e shuar që pa ...
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris...
Më të votuarit e pavotuar... Kjo është një ide e dëmshme m...
Për Salianjin, mendimin tim e kam pasur gjithmonë të qartë...
S’ka ca ditë që në Korçë u përurua busti i Zai Fundos. Bas...
Harta e mëposhtme vjen nga arkivi amerikan i Luftës së Dyt...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...