Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Shqipëria shënon sot 35-vjetorin e fillimit të lëvizjes studentore për rrëzimin e diktaturës komuniste. Dalja e studentëve në rrugë nxiti një zinxhir ngjarjesh që kulmoi me themelimin e pluralizmit politik dhe formalisht rënien e sistemit komunist në mars të vitit 1992.
“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” u bë lajtmotiv i studentëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës në ato ditë të ftohta dhjetori. E izoluar për gjysëm shekulli, Shqipëria përfundoi si një nga vendet më të varfra në botë, me më pak se dy dollarë për frymë në ditë sipas Bankës Botërore.
Megjithatë, pas hapjes me botën perëndimore dhe themelimit të njëlloj pluralizmi rudimentar, shpresat ishin të mëdha se Shqipëria do t'i bashkohej familjes Evropiane duke ndërtuar demokraci funksionale, shtet të së drejtës dhe ekonomi tregu.
Kjo nuk ka ndodhur akoma, dhe mendoj kryesisht për shkak se shqiptarët kanë ëndërruar keq. Të ëndërruarit si koncept politik është i lidhur me realizimin e një objektivi të dëshiruar, por të vështirë në të ardhmen. Po këtë funksion motivues dhe shikim drejt një të ardhmeje më të mirë ka edhe shpresa.
Kur ëndërrojmë dhe shpresojmë për mirë, presupozohet se punojmë për arritjen e qëllimeve ose jemi të gatshëm të sakrifikojmë për më të mirën e dëshiruar. Për shembull, një komb i pushtuar duron kushtet e vështira të pushtimit por nuk dorëzohet dhe lufton, ashtu siç edhe një i sëmurë rëndë edhe pse e di që shanset për mbijetesë janë të vogla shpreson tek trajtimi mjeksor duke u përpjekur me sëmundjen.
Përkundër kësaj ane motivuese, të ëndërruarit mund të rezultojë katastrofik për individin apo një shtet. Sepse shpresa duhet të jetë e bazuar në realizëm dhe mbi të gjitha duhet të shoqërohet me akte organike, konkrete në arritjen e qëllimit. Pra, nëse një shoqëri thjesht ëndërron për arritjen e një qëllimi (ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa) por nuk punon dhe mendon në mënyrë kritike në lidhje me objektivin e vendosur, shpresa humbet dhe çfarë mbetet është dëshpërimi.
Shqipëria nuk është sot ekonomia e dytë më e varfër në botë, por është vendi ku dëshpërimi ka larguar nga vendi gjysmën e popullsisë. E zhbalancuar demografikisht, me qyetete dhe fshatra të zbrazur, dështimi për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa” po vret të ardhmen e vendit. Edhe pse 35 vite nga rënia formale e regjimit komunist, Shqipëria mbetet regjim hibrid, madje me regres në termat e ndërtimit të demokracisë dhe institucioneve funksionale. Mbi të gjitha, vendi ka krijuar një model ekonomik oligarkik që ka vrarë mundësinë për të prodhuar mirëqënie sidomos për të rinjtë.
Dështimi për ta ndërtuar Evropën këtu fillimisht e mandej për t'iu bashkuar në Bruksel nuk është thjesht si pasojë e mungesës së aftësisë së veprimit si mbajtja e zgjedhjeve të rregullta, presioni ndaj elitës për ndryshim, rezistenca ndaj korrupsionit endemik, mendimi kritik brenda partive politike dhe udhëheqjes.
Por, shqiptarët kanë ëndërruar keq edhe në një formë tjetër; kanë shpresuar se Shqipërinë evropiane do ta ndërtojnë të huajt. Kështu, Shqipëria është angazhuar prej tre dekadash në një marrëdhënie varësie të pashëndetshme me ndërkombëtarët duke e pritur shpëtimin prej tyre. Shikoni, të gjithë reformat e mëdha ekonomike, kushtetuese apo politike janë deleguar tek ndërkombëtarët pa asnjëlloj qasje kritike nëse po funksionojnë apo jo. Terapia e shokut në vitet 1990, ndërtimi i institucioneve jofunksionale, ndryshimet kushtetuese të herë pas herëshme dhe pamundësia për të zgjidhur ngërçet politike pa prezencën e ndërkombëtarëve janë vetëm disa nga shembujt e kësaj varësie të pashëndetshme.
Dhe reformat e imponuara nga ndërkombëtarët sigurisht nuk kanë qenë asnjëherë organike sepse elita shqiptare nuk i ka brendësuar. Prandaj, jo më kot Shqipëria ka përfunduar një demokraci dhe ekonomi tregu në letër, por që në thelb mbetet autokraci. Sepse elita shqiptare i ka përqafuar vlerat demokratike siç thotë Ivan Krastev si imitim.
Për ta risjellë edhe njëherë analogjinë e të sëmurit dhe shpresës, pra, Shqipëria nuk ka arritur në asnjë moment në këto dekada të jetë analizuese dhe të ëndërrojë mirë. Edhe pse terapia e përshkruar shpesh nga jashtë nuk ka funksionuar, shqiptarët nuk kanë ngritur asnjë pyetje pse trupi politik nuk po shërohet ose manifeston efekte të rënda anësore. As nuk janë përpjekur të kuptojnë dhe shërojnë vetë trupin politik nën dritën e fakteve të reja klinike.
Sot, kur vendi feston ditën e rinisë, ka mbetur pa rini, pa shpresë dhe pa të ardhme. Dhe kjo, në masë të madhe sepse ka ëndërruar keq. Të ëndërrosh keq do të thotë të krijosh varësi klinike, të vrasësh aftësinë tënde për të vepruar dhe menduar në mënyrë kritike. Prandaj, ky 8 dhjetor e gjen Shqipërinë të dëshpëruar sepse ka menduar se demokracia, shteti i së drejtës dhe interesi kombëtar ndërtohet me iluzione dhe delegim të vetë-qeverisjes.
Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqer...
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pi...
Lëvizja në Partinë Demokratike, që u duk si e shuar që pa ...
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris...
Më të votuarit e pavotuar... Kjo është një ide e dëmshme m...
Për Salianjin, mendimin tim e kam pasur gjithmonë të qartë...
S’ka ca ditë që në Korçë u përurua busti i Zai Fundos. Bas...
Harta e mëposhtme vjen nga arkivi amerikan i Luftës së Dyt...
Shumë zhurmë u bë këto ditë për rastin "Salianji", i c...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Rajonin e...
Pavarësia është akti më i madh i vetëvendosjes që një komb...
Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy f...
*Shkruar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë S...
I. Po, ne shqiptarët kemi 500 vite që po e kërkojmë dhe ende...
Kur ende nuk i është dhënë një përgjigje shteruese pyetjes...
Tek ne, çdo projekt i madh publik ka një fat të paracaktua...
Ishte një herë një mbret që njihej për dhembshurinë dhe bu...
Nisi në këtë qytet drita e parë e dijes, me hapjen e Mëson...
Nëse ka një mrekulli që ia vlen ta besosh, është mbijetesa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...