Prag 8 Dhjetori dhe një thirrje të rinjve: Merruni me politikë, përndryshe politika do të merret me ju!
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...

Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqerisht: “Më mirë Saliu se Salianji!”. Në prag të zgjedhjeve të 2021-shit, kur po bëhej gati të zëvendësonte në PS pothuaj të gjithë brezin e njerëzve të trashëguar nga Fatos Nano, për t’i zëvendësuar me fytyra të reja që të përbashkët kishin vetëm idhujtarizimin e atij vetë, më shumë se tek ngastra e tij, kryeministri i kishte sytë tek PD-ja. Aty ku me një simetri ngjethëse, Lulzim Basha po përshtaste partinë e dhuruar me portretin e tij OMGJ. Basha po përgatitej të çlirohej përfundimisht nga trashëgimia njerëzore që i kishte lënë Sali Berisha, e madje edhe për të prerë zgjatimin e hijes së tij të rëndë morale në opozitë. Vetë Berisha, kur ja përmendën live TV Klan, në Opinion, opinionin e Ramës, shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë. As nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi cinizmin e Ramës, por thjesht shijoi humorin e zi si një të vërtetë nga ato që shpjegohen thjesht me shprehjen” Eh, sa ka zanati!”.
Që atëherë nën urat e Lanës ka rrjedhur shumë ujë. Vetë Berisha hyri mes polemikash në listat e deputetëve të 2021-shit, refuzoi të ishte bashkaksioner në humbjen e tretë rradhazi të partisë së tij, u shpall non grata nga boshti anglosakson i dy anëve të Atlantikut, u ngri nga partia, e rimorri atë në harkun e disa muajve dhe humbi personalisht zgjedhjet e katërta rresht. Salianji nga ana tjetër, u bë nga deputetët më të rëndësishëm të opozitës në mandatin e shkuar dhe, i dënuar me burg për shpifje, mbeti jashtë liste në zgjedhjet e këtij viti. Nga përkrahës i Lulzim Bashës, ai u bë kundërshtar i tij, nga mbajtës i shkopit të bejsbollit kundër Saliut, u shndërrua në yllin e rikthimit të bujshëm të deputetëve në arkitekturën politike të Berishës. Ai dallohej në krahasim me shumicën dërmuese të grupit në PD. I ri, ambicioz, i artikuluar, pa turp, por kurajoz, pjesë e kronikave politike dhe atyre rozë, i llogaritur në veprime dhe me bilanc elektoral, ai e pa veten papritur jashtë strukturës së pushtetit në opozitë dhe I përjashtuar nga llogaritë e Berishës. Që njëlloj si Rama, preferon më mirë besnikërinë naive dhe memece, sesa partnerët e dyshimtë në politikë.
Pesë vjet më pas rrugët e Berishës u kryqëzuan sërish me ato të ish-deputetit atipik Ervin Salianji. Berisha hyri në një kurs përplasjeje me të duke u përpjekur fillimisht ta refuzojë si problem dhe ta relativizojë si shqetësim. Ky është sfondi përtej të cilit, Salianji, Alimehmeti dhe një grusht demokratësh të tjerë, nisën lëvizjen foltorja 2 ose kafja e hidhur e protestës. Formalisht, e përbashkëta e tyre ishte pakënaqësia për statusin e çunit të njerkës, në shtëpinë e baba Saliut. Zyrtarisht, qëllimi i shpallur ishte rishkrimi i rregullave të karrierës brenda PD-së. Aty ku një bërthamë emrash të atrofizuar nga koha dhe fati, janë shndërruar në gardh dashurie e izolimi për Berishën vetë. Por nëse në PS, pesha e pushtetit shuan, hesht dhe bën sus çdo kokëngritje, në PD, mendimi ndryshe, është herezi. Nëse në republikën e tij të ZeqiLandit, Rama mund t’ja lejojë vetes shakatë gazmore me Zeqine, në SalDheun e Saliut, nuk ka vend përtej pendesës së Gazit, gazit të Gonit dhe virgjërisë së rikthyer të Jorit.
E tkurrur nga humbjet e njëpasnjëshme dhe rrjedhjet njerëzore, peng i traditës, tradhëtive dhe idhujtarisë, PD gjendet papritur në pozita mbrojtëse në luftën e brendshme për pushtet duke i dhënë një frymëmarrje çlirimi vetë Ramës të përfshirë nga belatë që i kanë shkaktuar përplasjet me drejtësinë. Ish-deputeti atipik Salianji dhe doktori delikat Alimehmeti pushtuan rrufeshëm skenën mediatike dhe politike. Jo për çudi, por për nevojë, jo aq për meritë sesa për logjikë, me vetëm dy apo tre emra që kanë njohje publike dhe natyrisht në kohë të papërshtatshme, bar kafe “S & A”, krijoi dhe morri vëmendje. Pa një platformë të qartë, pa program, me ecje majë gishtash si balerina drejt zemrës së ish-kardiologut, së paku për momentin, ata pranojnë Berishën, por premtojnë të jenë më të dobishëm për të, në krahasim me bërthamën tradicionale të PD-së. Ata u shndëruan me shpejtësi mbresëlënëse në zëdhënës të frustrimit të heshtur të opozitës.
Nën dyshimin se PD mund të kapitalizojë betejën e pozitës me SPAK, me shpresë se drejtësia mund të frymëzohet edhe nga faktorë jolokalë për të bërë spastrimin e brezit të parë, të dytë e të tretë të politikanëve të pluralizmit, ata po tentojnë të kujtojnë disa të vërteta të thjeshta: Në politikë dhuratat mjaftojnë për të bërë karrierë. Shërbejnë për marrë biletë për klubin e nëpunësve parlamentarë, por nga qyli, nuk del hesapi për të qepur kostume vetjake politike. Prandaj kundër tyre shpërtheu reaksioni në PD. Pastaj sulmi ndaj tyre. Prandaj Salianjit në fillim i kujtuan Babalen dhe pastaj nuk harruan t’i nënkuptojnë se për dënimin e tij, pa llogaritur Fatmir Xhafën, më shumë u gëzuan miqtë demokratë sesa armiqtë socialistë. Prandaj shumë shpejt, nëse doktori delikat Alimehmeti vazhdon sheh fall ne filxhan kafesh, seksioni i ILDKPI-së i doktorit të ashpër Berisha, do t'i përmendë shtratin ku fle. Shtratin në dy vilat aristokrate në periferi të Tiranës dhe aksionet në axhendën e Ramës për përçarjen e opozitës. Ky është cmimi për t’u paguar. Fundja edhe vetë Rama hyri me arrogancë dhe këpucë me baltë në shtratin e PD-së. Suksesi në politikë ecën vetëm me çizmet e sakrificës. Fati ndihmon vetëm në zgjedhjen: “Më mirë Saliu se Salianji!”.
Edhe Ramës vetë dikur, si Ervinit e Ilirit me papuçe balerinash sot, i kujtonin se kishte vënë shishen e qumështit në rradhë mbas shpinës së Fatos Nanos. Madje atëherë ish-kryeministri i ndjerë ishte në kulmin e pushtetit të tij, kurse Berisha sot është vetëm pronar i rradhës në një parti që duket se nuk i vjen kurrë rradha për të ardhur në pushtet. Të një partie që ka si mendim filozofik bindjen e sinqertë se p…rdha e madhe merr në qafë pizhamet vanitoze prej mëndafshi të kryengritësve.
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pi...
Lëvizja në Partinë Demokratike, që u duk si e shuar që pa ...
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris...
Më të votuarit e pavotuar... Kjo është një ide e dëmshme m...
Për Salianjin, mendimin tim e kam pasur gjithmonë të qartë...
S’ka ca ditë që në Korçë u përurua busti i Zai Fundos. Bas...
Harta e mëposhtme vjen nga arkivi amerikan i Luftës së Dyt...
Shumë zhurmë u bë këto ditë për rastin "Salianji", i c...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Rajonin e...
Pavarësia është akti më i madh i vetëvendosjes që një komb...
Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy f...
*Shkruar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë S...
I. Po, ne shqiptarët kemi 500 vite që po e kërkojmë dhe ende...
Kur ende nuk i është dhënë një përgjigje shteruese pyetjes...
Tek ne, çdo projekt i madh publik ka një fat të paracaktua...
Ishte një herë një mbret që njihej për dhembshurinë dhe bu...
Nisi në këtë qytet drita e parë e dijes, me hapjen e Mëson...
Nëse ka një mrekulli që ia vlen ta besosh, është mbijetesa...
Shqipëria sot lëviz mes dy botëve, propagandës qeveritare ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...