Korça, zemra që rrahu fort për gjuhën shqipe
Nisi në këtë qytet drita e parë e dijes, me hapjen e Mëson...

Ishte një herë një mbret që njihej për dhembshurinë dhe bujarinë ndaj shtetasve të tij, që vendosi të vizitonte qytetin më të largët të mbretërisë së tij. Në përgatitje për vizitën e parë të një mbreti, qyteti vendosi të mbushte një fuçi druri të madhe me verë dhe t'ia dorëzonte mbretit sapo të mbërrinte në qytet. Ku do ta gjenin kaq shumë verë për të mbushur një fuçi të tillë? Ata dolën me një ide të shkëlqyer; çdo familje e qytetit do të sillte një shishe të mbushur me verë dhe ta derdhte në fuçi dhe në këtë mënyrë fuçia do të mbushej me verë.
E vendosën fuçinë në qendër të qytetit me një shkallë që arrinte deri në majë dhe çdo ditë njerëzit shkonin për të derdhur shishen e tyre të verës në fuçi.
Më në fund erdhi dita që qytetin ta vizitonte mbreti. Njerëzit ishin shumë të emocionuar për t'i paraqitur mbretit këtë dhuratë të mrekullueshme. I mbushën gotën e artë me verë dhe ja dhanë për ta pirë. Por befas ata u tronditën nga pamja në fytyrën e mbretit teksa pinte verën, mbreti u zhgënjye shumë. Nuk e meritonte një fyerje të tillë. Mbreti u largua nga qyteti pa qëndruar aspak me ta dhe vendosi të mos kthehej më kurrë aty. Kur njëri prej banorëve mori gotën dhe e provoi pa që nuk ishte verë por ujë. Të gjithë e kuptuan se secili prej tyre kishte ofruar ujë në vend të verës me idenë se një shishe me ujë nuk do të kuptohej në një enë të mbushur me verë të përmasave të tilla.
Shën Pavli na thotë në letrën e 2 dërguar Timotheut: Do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj.
Shoqëria e sotme si kurrë më parë po kthehet në një shoqëri egoiste dhe lakmitare. Njeriu i sotëm po mendon vetëm për veten e vet.
Shqetësimi i tij i vetëm është vetvetja. 'Si do të ndikojë kjo tek unë? Si do të më lartësojë, promovojë apo si do të përfitojë nga kjo?' Vini re se njerëzit egoistë nuk janë njerëz të lumtur. Njerëzit egoistë janë njerëz të mjerë. Ata nuk janë të lumtur sepse janë dëfrimdashës më fort se perëndidashës.
Njeriu egoist është krenar, mburravec, mosmirënjohës dhe mendjemadh.
1. Njeriu egoist është krenar. Ai është krenar për pamjen e tij, krenar për veprat e tij, krenar për jetën e tij ose të mirë ose të keqe, ndjehet krenar për të! Nëse nuk bën asgjë, atëherë është krenar që nuk bën asgjë.
Nëse bën keq, ndjehet krenar që e bën këtë. Nëse bën mirë (në sytë e tij) ndjehet krenar që bën mirë. Edhe pse të bësh mirë duket se është gjëja e duhur për të qenë krenar, sërish ne mund të mashtrohemi, duke menduar se kjo do të na bëjë të fitojmë jetën e përjetshme.
Apostull Pavli na mëson në apostullin te letra që u dërgon Efesianëve 2:7-9. Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.
2) Njeriu egoist është mburravec. Sëpata nuk mund të mburret për prerjen e pemëve. Në fund të fundit, nëse nuk do të ishte druvari që e përdor, që e mprehu, e çonte nga pema në pemë, Nëse nuk do ta përdorte do të ishte thjesht një copë hekuri. Një mburravec është dikush që do t'i tregojë kujtdo që do ta dëgjojë se sa të mëdhenj, të ditur dhe të veçantë janë.
3. Njeriu egoist është mosmirënjohës. Ai mund të thotë 'faleminderit', por kjo nuk do të thotë se janë mirënjohës. Është e rrallë të dëgjosh dikë sot të thotë realisht 'faleminderit'. Një at i Kishës thotë: "Njeriu mosmirënjohës është si një derr që ha lëndet nën një pemë lisi, por kurrë nuk e ngre kokën për të parë nga kanë ardhur."
Njeriu egoist është mosmirënjohës ndaj të tjerëve dhe mosmirënjohës ndaj Zotit - duke harruar qëllimisht se bekimet e tij vijnë nga lart.
4. Njeriu egoist është mendjemadh. A ka ndonjë gjë që e përshkruan më qartë egoizmin më mirë sesa të qenit mendjemadh? Tek letra e 3 e Shën Joanit kap.1 v.9,10, ne lexojmë për një udhëheqës kishe mendjemadh të quajtur Diotref: “I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.
Prandaj, po të vij, do t’i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t’i presin e i përjashton nga kisha".
Të qenurit egoist çon në të qenurit lakmitar.
Shumë prej situatave dhe zhvillimeve duken të zymta, edhe sot kur shohim prirjen e kësaj bote, na vijnë ndërmend fjalët e Psalmistit” 11:3 "Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti??"
Lakmia u jep një vlerë të gabuar gjërave të përkohshme. I trajton gjërat e përkohshme sikur janë të përjetshme. Por, në fakt, ne mund të vdesim që sot ose të gjitha gjërat tona mund të na merren menjëherë. Nuk ka asgjë të sigurtë në këtë botë.
Lakmia gjithashtu i trajton gjërat e përjetshme sikur të mos jenë të vërteta dhe nuk do të ndodhin kurrë.
Kështu do të jetë ai që mbledh thesare për veten e tij dhe nuk bëhet i pasur në Perëndinë. Një person i tillë i pamend, verbohet nga pasuria duke harruar gjithë porositë e Perëndisë.
Pranë një manastiri kishte kasollen e tij një eremit në dukje shumë i varfër, sepse shëtiste këmbëzmbathur dhe me rroba të vjetra. Igumeni i Manastirit, i cili ishte shumë i mëshirshëm, i dërgonte shpesh rroba dhe ushqime dhe çdo gjë tjetër që kishte nevojë. Njëherë eremiti u sëmur rëndë dhe vëllezërit e manastirit, që e mendonin shumë të varfër, i shërbyen me mirësi të madhe dhe gatishmëri. Por kur ai vdiq, gjetën poshtë dyshekut të tij një trastë të mbushur me monedha floriri. Sapo Igumeni e pa, psherëtiu thellë dhe duke tundur kokën i hidhëruar, i'u tha vëllezërve:
Meqënëse, as kur jetoi dhe as në çastet e tij të fundit, nuk tregoi se kishte para të fshehura por i mbështeti tek këto shpresën e tij dhe jo te Perëndia, unë nuk dëshiroj as t’i shoh. I merrni dhe varrosini bashkë me të.
Kur e vendosën murgun lakmitar me thesarin e tij në varrin e porsahapur, menjëherë zbriti zjarr nga qielli që dogji gjithë atë vënd së bashku me gurët dhe tokën’; kjo gjë mbeti si shenjë e frikshme tek të gjithë ata që e panë.
Kryepiskopi Joan thotë se:
"Vlera e vërtetë e njeriut nuk është në atë që ka (tek pasuria) dhe në atë që ai mendon se ka, por vlera e vërtetë e njeriut është në atë se çfarë Perëndia mendon për të. Të gjithë ata njerëz që me anë të pasurisë të tyre kanë ndihmuar nevojtarët Perëndia i ka quajtur të mençur dhe të ditur sepse pikërisht ata kanë ditur sesi ta bëjnë investimin në rrugën më të drejtë".
Në dritën e këtyre shembujve dhe mësimeve, kuptojmë se egoizmi dhe lakmia nuk janë thjesht dobësi njerëzore, por porta që na largojnë nga njeriu i vërtetë që jemi thirrur të jemi. Si qytetarët që derdhën ujë në vend të verës, ashtu edhe eremiti që fshehu floririn, na tregojnë se kur njeriu mendon vetëm për veten, humbet bekimin, humbet gëzimin dhe, më e rëndësishmja, humbet marrëdhënien me Perëndinë.
Vetëm duke u çliruar prej egoizmit dhe lakmisë, duke jetuar me mirënjohje, thjeshtësi dhe dashuri, mund të ndërtojmë themele të patundura në një botë që lëkundet vazhdimisht. Sepse vlera jonë e vërtetë nuk gjendet në atë që mbajmë për veten, por në atë që japim dhe në mënyrën se si Zoti na sheh.
Nisi në këtë qytet drita e parë e dijes, me hapjen e Mëson...
Nëse ka një mrekulli që ia vlen ta besosh, është mbijetesa...
Shqipëria sot lëviz mes dy botëve, propagandës qeveritare ...
Ka një fill shumë interesant që e lidh shpesh Gaz Bardhin ...
Talljet ndaj Braverman nuk kanë mjaftuar që sekretarja e B...
Në librin e saj, "Brenga e Ballkanit" Edith Durham bën një...
Në Shqipëri po bie shi!Mediat, një javë rresht, lajmëronin...
Në çdo shtet të së drejtës, ligjet ekzistojnë për të mbroj...
Ka ligje që kalojnë pa u ndier; qetë, pa debat, pa tension...
Po përjetojmë një degradim total të situatës politike dhe,...
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ...
Ka një ligj të pashkruar në politikë: sa më e turbullt të ...
Elez Biberaj, në datën e lindjes Qashtu siç e patën ndarë...
Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blush...
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? ...
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...