Shiu është bekim, fatkeqësia e këtij vendi jemi ne!
Në Shqipëri po bie shi!Mediat, një javë rresht, lajmëronin...

Në librin e saj, "Brenga e Ballkanit" Edith Durham bën një diagnozë klinike, e cila mbetet aktuale edhe sot, pas më shumë se një shekulli: ne duam me zjarr, urrejmë me zjarr, dhe zona gri na duket e huaj.
Këtë mungesë të "zonës gri" e provoi së fundmi në mënyrën më të dhimbshme Granit Xhaka. Ai shtangu në "shtëpinë e tij", teksa u përball me fishkëllima nga tifozët që e kishin duartrokitur gjatë gjithë karrierës së tij.
Shkaku? Një keqinterpretimi klasik dhe malinj.
Lajmi që mori dhenë ishte se: “Xhaka tha se ata që nuk bëjnë për Zvicrën, luajnë për Kosovën.” Kjo frazë e rëndë u përdor për të ndezur mllefin.
Por e vërteta e fjalëve të Xhakës në intervistën për gazetën Blick është krejt tjetër.
Ai foli për konkurrencën e madhe në ekipin zviceran, për cilësinë e lojtarëve dhe për durimin që kërkohet. Më e rëndësishmja, ai e quajti Kosovën një skuadër që po luan në nivel të lartë, duke nënkuptuar se zgjedhja e lojtarëve si Avdijaj dhe Hajdari ishte një hap i rëndësishëm, profesionalisht.
Gazetarët zviceranë u shtangën kur mësuan se fishkëllimat në Fadil Vokrri ishin pasojë e një fakenews. Një fjali në Bazel u "përkthye" keq në Prishtinë.
Futbolli është emocion, kjo është e vërtetë. Por po aq e vërtetë është se ushqimi më i shijshëm për portalet dhe rrjetet sociale është loja me këto "emocione", thjesht sepse gjenerojnë klikime dhe i japin mundësi edhe atyre që kanë byk në kokë të japin mend.
Edith Durham kishte të drejtë: ne nuk e njohim "zonën gri". Por realiteti është se kjo zonë ekziston dhe është pikërisht vendi ku duhet të qëndrojmë edhe kur shpërthejmë si "flakë kashte".
As Granit Xhaka nuk është tradhtar, as tifozët që fishkëllyen nuk janë armiq. Janë thjesht viktima të manipulimit dhe keqinformimit.
Çfarë do të ndodhë nëse as Shqipëria dhe as Kosova nuk arrijnë dot në Kupën e Botës?
"Patriotët" që e fishkëlluan Xhakën do të jenë të parët që do të krenohen me të. Do ta duartrokasin fort dhe do të krenohen më shumë seç u krenuan në përballjen epike Serbi-Zvicër në Botërorin e luajtur në Rusi!
Përpara se t’i kthejmë tribunat e stadiumit në tribunale gjykimi, ndoshta duhet të ndalim pak dhe të pyesim: Kush është futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?
Përgjigja ndoshta i bën të gjithë palët të bien në një mendje: GRANIT XHAKA./ CNA
Në Shqipëri po bie shi!Mediat, një javë rresht, lajmëronin...
Në çdo shtet të së drejtës, ligjet ekzistojnë për të mbroj...
Ka ligje që kalojnë pa u ndier; qetë, pa debat, pa tension...
Po përjetojmë një degradim total të situatës politike dhe,...
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ...
Ka një ligj të pashkruar në politikë: sa më e turbullt të ...
Elez Biberaj, në datën e lindjes Qashtu siç e patën ndarë...
Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blush...
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? ...
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e deg...
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-t...
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...