Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqja lajmet e ditës në një prej televizioneve publike të vendit. Nuk më kujtohej se kur ishte data kur do të zhvilloheshin zgjedhjet e pjesshme në disa prej bashkive të vendit, por nga spikeri mësova se ishin zhvilluar ditën e djeshme dhe ndërsa po prisja të dëgjoja për pjesëmarrjen dhe ecurinë e tyre u habita kur mësova se qytetarët që shkuan për të votuar numëroheshin me gishta.
As nuk kisha dëgjuar për garë si kjo më parë, kur këto kryeheshin normalisht përgjatë viteve, dhe të them të vërtetën personalisht kurrë nuk i kam braktisur zgjedhjet sa herë që janë zhvilluar. Shpeshherë jam zhgënjyer nga rezultati që prisja, por kurrë nuk kam ndier përgjegjësinë më të madhe qytetare se atë ditë, kur me vullnetin tim të lirë, shkoja të votoja.
Që dje në mbrëmje nisa të reflektoj se përse ky zhgënjim, përse nuk ka debat, përse nuk ka opinione, përse dhurohet një fitore në tavolinë pa bërë minimalisht asnjë rezistencë!!!
Në çdo shoqëri që aspiron të jetë e lirë, momenti i zgjedhjeve është si pulsi që mat gjallërinë dhe vitalitetin e një trupi. Aty ku populli nuk shkon më në votime, aty ku kutitë mbeten bosh e fletët e bardha flasin më shumë se fjalimet, aty vdes demokracia; jo me një shpërthim apo atentat, por me një heshtje. Zgjedhjet nuk janë thjesht një procedurë administrative; ato janë akti më i pastër i sovranitetit, çasti kur njeriu normal, që zakonisht ndien se nuk ka fuqi mbi asgjë, bëhet për një ditë sovrani i vetvetes dhe i vendit të tij.
Braktisja e zgjedhjeve është një formë dorëzimi moral. Ajo lind nga zhgënjimi, nga lodhja, nga ndjenja se asgjë nuk ka për të ndryshuar, përse duhet të shkoj?! Por historia e njerëzimit dëshmon se ndryshimet më të mëdha kanë lindur pikërisht kur shpresa dukej e venitur.
Në Athinën e lashtë, qytetarët që nuk merrnin pjesë në Kuvend e në votime quheshin “idiotes”, nga ku vjen fjala “idiot” në shumë gjuhë moderne. Për grekët e lashtë, të mos marrësh pjesë në jetën publike ishte një dëm për vetveten dhe për qytetin; ishte një formë paditurie morale. Pra, indiferenca politike nuk është neutralitet, por është tradhti ndaj vetë shoqërisë.
Një popull që braktis zgjedhjet braktis të drejtën për t'u ankuar, për të ndrequr, për të gjykuar. Pjesëmarrja është mënyra më e thjeshtë, më paqësore dhe më fisnike për të ndikuar në fatin e përbashkët. Në mungesë të saj, boshllëkun e pushton apatia dhe aty ku mbretëron apatia, zhvillohet abuzimi.
Opozita nuk është një grup "të mërziturish" që kundërshtojnë për sport; ajo është frymëmarrja e çdo sistemi të gjallë politik. Ajo është syri kritik që ruan pushtetin nga shndërrimi në tirani. Kur opozita tërhiqet nga procesi zgjedhor apo nga institucioni, ajo i dhuron pushtetit monopolin e së vërtetës. Dhe aty ku ekziston vetëm një zë, fillon heshtja e frikshme e autoritarizmit.
Në historinë Biblike, mund të gjejmë një paralele të thellë në historinë e profetit Eli dhe bijve të tij, të përmendur në Librin e Parë të Samuelit. Kur Eli, prifti i madh, lejoi bijtë e tij të abuzonin me pushtetin e tyre fetar, populli humbi besimin, dhe drejtësia hyjnore ndërhyri për ta ndrequr padrejtësinë. Nëse zëri i profetëve do të ishte heshtur, padrejtësia do të ishte bërë ligj. Po kështu ndodh në shoqëri: kur opozita hesht, padrejtësia bëhet normalitet, dhe populli humb busullën morale.
Opozita duhet të qëndrojë, të garojë, të humbasë me dinjitet nëse duhet, por kurrë të mos tërhiqet. Sepse pjesëmarrja e saj mban gjallë idenë e pluralizmit; idenë se e vërteta nuk është monopol i askujt. Pa opozitë nuk ka kontroll, nuk ka llogaridhënie, dhe më e keqja, nuk ka më shpresë.
Në fund, zgjedhjet nuk janë një ditë politike; janë një provë kombëtare e ndërgjegjes. Edhe nëse kutitë nuk sjellin menjëherë ndryshimin që shpresohet, vetë fakti i pjesëmarrjes është një pohim i fortë: “Ne jemi ende këtu. Nuk dorëzohemi.”
Si në antikitet, ashtu edhe në traditëm Biblike, popujt që e mbajnë ndezur zjarrin e përgjegjësisë qytetare janë ata që i mbijetojnë kohës. Pjesëmarrja është forma më e lartë e besimit; besim se ndryshimi është i mundur, besim se fjala e njeriut ka peshë, besim se e ardhmja nuk është e paracaktuar, por e ndërtuar nga duart e qytetarëve të vet.
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer ...
Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kish...
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur p...
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pj...
E shkruaj këtë tekst nga një bindje e kthjellët konser...
Sot vij me dy burime që më udhëheqin: Kushtetutën që më de...
Reforma në Drejtësi përbën një nga nismat më të rëndësishm...
Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje d...
Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlanti...
Kinse për t’iu kundërvënë “historisë komuniste”, ja se si ...
Në Shqipëri, procesi i pranimit në Bashkimin Europian nuk ...
E vlerësojnë për "kontributin në PS", ndërkohë që PS-ja e so...
Sali Berisha flet vazhdimisht kundër SPAK!Por... Ja sesi ...
Midis fundit të tetorit 1940 dhe prillit 1941, Jugu i Shqi...
Gjatë këtyre 35 viteve nuk u bë drejtësi për krimet e komu...
Nuk qe e vështirë ta shquaje ndër të tjerët që Fatos Nano ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...