ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës së mbasçlirimit nga pushtuesit serb, i kam ndjekur dhe prezantuar në forumet më të larta të sigurisë, si në konferenca, panele, si dhe qindra publikime në kryeqytetet e Ballkanit (përfshi Beograd), në Washington, Bruksel, Qëndrën Marshall Gjermani, Kolegjin e NATO-s, dhe në 32 kryeqytetet e vendeve anëtare të Aleancës.
Po ashtu, kam kontribuar modestisht për përgatitjen e kornizës si dhe ngritjen e institucioneve shtetërore të bazuara në balancat demokratike të pushteteve, (si Këshillin e Sigurisë), duke pasur njëherësh dhe privilegjin që vlerësimet, rezervat dhe këshillat strategjike t'i ndaj me ish-Presidentin Thaçi, si dhe udhëheqës të tjerë të Kosovës së pas çlirimit nga makineria kriminale e Millosheviç-it.
Në pamundësi t’u jap përgjigje të dedikuar studiove televizive, gazetave, etj., në vijim gjeni konsiderata gjeopolitike mbi protestën e Tiranës (17 tetor 2025), si dhe konfirmimin e Gjeneralit të mirënjohur Westly Clark për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës jo vetëm në mbrojtje të: “bashkëluftëtarit të tij, Presidentit Hashim Thaçi, por dhe luftës së drejtë të UÇK/USA/NATO për çlirimin e Kosovës”:
Pikësëpari, ajo çka i përbabashkon këto dy ngjarje (protesta e Tiranës dhe dëshmia e Gjeneralit amerikan) është qëllimi për lirimin e udhëheqësve të Kosovës, përkatësisht Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, të cilët nga çlirimtarë, akuzohen cinikisht për: “krime lufte si dhe kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës 1998-1999”!
Por edhe pse dy ngjarje me një qëllim të vetëm, i gjej tërësisht të ndryshme, për cilësinë e organizimit, imazhin, mesazhet kombëtare dhe ndërkombëtare që demonstrojnë, por para së gjithash për peshën që mbartin për lirimin e udhëheqësve të UÇK-së si dhe aktualitetin e Kosovës moderne.
Konkretisht, dëshmia (deri 21 nëndor), e Gjeneralit Westly Clark, nga cilësia e ish-Komandantit Suprem të NATO-s në Hagë, mbart një rëndësi kritike jo vetëm për lirimin e ish-Presidentit Thaçi, por edhe për të nderuar luftën dhe bashkëluftëtarët (amerikanë/UÇK) e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serbë. Dhe meqë jemi te Gjenerali*, për këdo të interesuar do të sugjeroja librin e tij “Time to Lead”, gjeni përmbledhje brilante mbi dinamikën e përballjes (sy më sy) deri në gjunjëzimin e Millosheviçit (Kasapit të Ballkanit).
Gjithashtu duhet konsideruar se, përveç gjeneralit Clark (me autorizim nga qeveria e ShBA), jo rastësisht në mbrojtje të Presidentit Thaçi, kanë dëshmuar ish-ndihmëssekretari Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, etj., duke konfirmuar njëkohësisht qëndrimin e ShBA-së se: “lufta për liri/çlirimin e Kosovës nuk ishte kurrsesi krim”.
Thënë këtë, nënëvizoj se ShBA, jo rastësisht nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe as i njeh vendimet e Gjykatës së Hagës. Për më tepër, në rastin konkret: “duke vënë shenjën e barazisë mes pushtuesve gjakatarë dhe luftëtarëve të lirisë”, kjo Gjykatë ka dalë tërësisht dhe pabesisht (e ngritur me miratimin e Thaçit...) nga binarët e juridiksionit si dhe po krijon një precedent të turpshëm/rrezikshëm në historinë e pasluftërave.
Nga ana tjetër, nuk mund të mos e shpreh keqardhjen për modelin e tejkaluar, skenarin e sforcuar, shpërdorimin për interesa partiake si dhe për nivelin (deri sharlatanë) të protagonistëve në protestën e Tiranës (dt. 17). Uroj të jem gabim, por kjo protestë folklorike, nuk i shërbeu as lirimit të Presidentit Thaçi, as bashkëluftëtarëve, si dhe as sensibilizimit dhe promovimit të imazhit e dinjitetit kombëtar.
Për të kundërtën, kujtoj qasjen fisnike me UÇK-në të Presidentit të Shenjtëruar Ibrahim Rugova, edhe pse fitoi në mënyrë plebishitare ndaj të gjithëve (përfshirë patriotë të çartur që ende e konsiderojnë atë tradhtar); vetëdorëzimin në Hagë të Kryeministrit Hardinaj, për t'i treguar botës mbarë se nuk jemi tribu/kaçak në këto troje, por ndër kombet më të vjetra dhe më fisnike të Europës, si dhe nderimin për përballjen dinjitoze të Presidentit Thaçi para “gjykatës së verbër dhe shurdhër” të Hagës, duke mbrojtur jo vetëm vetveten dhe bashkëluftëtarët (UÇK/USA/NATO), por edhe luftën për liri dhe pavarësinë e Kosovës.
Së dyti, duke përsëritur përuljen e thellë për gjakun e derdhur, si dhe nderimin për sakrificat sublime të shqiptarëve të Kosovës në shekuj, nuk mund të mos skalisim mirënjohjen kombëtare për “çlirimtarët e vërtetë” [ShBA/NATO/UK] si dhe për peshën kritike që vijojnë të mbajnë për paqen dhe stabilitetin demokratik të Ballkanit Perëndimor.
Kështu, për enveristët e vetëmbrojtjes sovrane ngrihet një pyetje shumë e thjeshtë: “Nëse ShBA/Trump, konfirmojnë tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova (që sigurisht një ditë do të ndodhë) = cili është opsioni-2 i Kryeministrit në detyrë për të mbrojtur statusquo-në teritoriale të Kosovës dhe interesat gjeopolitike të kombit”!? Pyetje që pa “lejen e vetëvendosësve” kërkon përgjigje edhe nga Tirana zyrtare. Ndërsa fakti që menjëherë mbas: “ngrirjes së dialogut strategjik me qeverinë Kurti”, anëtarësimi i Kosovës në NATO është konfirmuar ndër prioritetet e Washington-it, flet më fort se dezinformimet ruse, për mbështetjen e ShBA/Presidentit Trump-2 ndaj Kosovës si dhe për ndërthurjen e interesave kombëtare.
Ndërsa për tmerrin që e ka mbërthyer në fundin e tij/z. Vu?i? nga “Shqipëria e Madhe”, mbeten ende pa përgjigje disa pyetje fare të thjeshta: “ndërkohë që Serbia nuk kërcënohet nga asnjë vend i rajonit (kurrsesi nga RSh/Kosova), përse shpenzon më shumë se 3 miliardë € në vit (përfshi rrreth 1.64 miliardë € me Izraelin dhe 2 miliardë me Kinën), për t'u armatosur “deri në dhëmbë”, me 18-Mig/29, 12-Rafale, Mi-35, raketa, drone” (?) kryesisht nga Rusia; dhe përse 3/4 e fuqisë ushtarake i mban në kufijtë shtetërorë të Kosovës!?
Gjithsesi, jo vetëm për neomillosheviçët në Beograd dhe Putinistët në Moskë, e përsëris më fort: “për sa kohë të ketë prezencë të SHBA/NATO në terren, agresioni ushtarak kundër sovranitetit të Kosovës, përveçse aventurë vetvrasëse e Serbisë mbetet mision tërësisht i pamundur”. E thënë ndryshe, riciklimi i maktheve të Millosheviç-it 26 vjet mbas humbjes turpëruese me NATO-n, mund të ushqejnë agjendën e radikalëve në Beograd, interesat e Kremlinit dhe krimit të organizuar, apo dhe sorrat rreth liqenit të Ujmanit, por kurrsesi nuk trembin kombin shqiptar, si dhe as fuqinë e sprovuar (në 1999) të Aleancës transatlantike (USA/NATO/UK/BE)!
Në shtesë/vijim, gjeni respektivisht edhe: “katër rekomandime gjeostrategjike”:
1) Mbrojtjen e sovranitetit, statusquo-në e Kosovës, si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike (mbarëkombëtare) në Rajon, Shqipëria dhe Kosova, do të mund t’i realizojnë vetëm duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe BE. (s’ka opsion-
2) Prishtina Zyrtare nuk do të duhet kurrsesi të ndërmarrë vendimmarrje që minojnë themelet e besimit nga/me “çlirimtarët/USA, që mbajnë ende peshë kritike për paqen, sigurinë dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës”.
3) Mbetet emergjencë Nr.1 ngritja e një “Grupi të urtësh/wise group”, me personalitete/elita gjerësisht pranuara, që përtej pazareve partiake përulen para interesave kombëtare, si dhe përgjegjësive shtetërore për ta jetësuar Platformën: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm”, e cila nuk kërcënon (as Serbinë), por kontribuon si një balancë racionale për bashkëjetesën paqësore si dhe integrimin Euroatlantik të rajonit.
4) Aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington, do t’ju sugjeroja që perspektivën e dialogut strategjik me Kosovën ta parakushtëzojnë JO me “deliret bolshevike të pushtetarëve që venë e vijnë”, por mbi një Matricë Masash të Mirëbesimit Reciprok, gjithsesi të monitoruara nga USA/NATO/BE.
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me ShBA/NATO,
Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,
Themelues i Përfaqësisë së RSh në SHAPE/NATO
Kinse për t’iu kundërvënë “historisë komuniste”, ja se si ...
Në Shqipëri, procesi i pranimit në Bashkimin Europian nuk ...
E vlerësojnë për "kontributin në PS", ndërkohë që PS-ja e so...
Sali Berisha flet vazhdimisht kundër SPAK!Por... Ja sesi ...
Midis fundit të tetorit 1940 dhe prillit 1941, Jugu i Shqi...
Gjatë këtyre 35 viteve nuk u bë drejtësi për krimet e komu...
Nuk qe e vështirë ta shquaje ndër të tjerët që Fatos Nano ...
Pa diskutim që ChatGPT është një nga zbulimet më të mëdha ...
Është një lodhje që s’ka të bëjë as me trupin, as me orët e ...
Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lën...
Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sand...
Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminac...
Nuk do ta harroj kurrë 9 janarin e vitit 2004. Isha drejto...
Në shoqërinë moderne, Halloween-i është bërë një nga festa...
Nesër në godinën u është instaluar Gjykata Kushtetuese ins...
Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë....
Portali i familjes Veliaj ka zbuluar së fundmi edhe zb...
Nga Mentor Kikia (Një ftesë për diplomatët për të kuptua...
Kina kërcënon Shqipërinë! Sot në mëngjes, ndërsa po bëja ...
Një 17-vjeçar, Leandro Shametaj, u vra parmbrëmë në Vlorë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...