Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Pa diskutim që ChatGPT është një nga zbulimet më të mëdha të kohës sonë, një makineri e jashtëzakonshme ndihme, nga ku marrim në çast çdo lloj përgjigjeje për pyetjet që mund të kemi në një kohë shumë të shpejtë. Si inteligjencë artificiale e trajnuar paraprakisht, mund të bëjë biseda të natyrshme dhe mund të kuptojë sjelljen njerëzore, kështu që është shumë e lehtë për t’u përdorur. Mund të japë përgjigjen që konsiderohet si më e përshtatshmja për çdo pyetje. Dhe, natyrisht, duke qenë falas mund të përdoret prej gjithkujt…
ChatGPT është, padyshim, një nga shpikjet më të jashtëzakonshme të shekullit XXI. Një makineri që flet, argumenton, arsyeton, krijon, ndihmon, përkthen, shkruan, madje frymëzon dhe, në shumë raste, mendon më shpejt se njeriu. Një pasqyrë e përkryer e potencialit njerëzor për ta zmadhuar vetveten përmes teknologjisë. Një mrekulli teknologjike që na jep ndjesinë e zgjuarsisë së pakufizuar. Por ajo që fillimisht ishte mjet, po kthehet dalngadalë në zëvendësim. Dhe si çdo mjet i fuqishëm, rreziku nuk qëndron te makineria, por te mënyra si e përdorim ne.
Çdo ditë, mijëra njerëz i drejtohen ChatGPT-së për këshilla, ide, tekste, opinione, projekte, letra e madje edhe për mendime. Deri këtu gjithçka është mirë. Por problemi qëndron kur ChatGPT përdoret pa kriter. Nxënës që bëjnë ese e projekte të ndryshme; ekspertë të ndryshëm nga të gjitha fushat, madje edhe nga arsimi që japin një situatë dhe e kopjojnë fjalë për fjalë thjesht për të krijuar një emër; kandidatë për kryebashkiakë që kopjojnë fjalë për fjalë dhe paraqesin si të tyret ato çka u jep të gatshme ChatGPT, gazetarë që kopjojnë ChatGPT fjalë për fjalë dhe i paraqesin si shkrime apo ide të tyre, etj., etj...
Ndërkohë përdoruesit ndalojnë së menduari, dhe fillojnë të kopjojnë fjalë për fjalë atë që makina u thotë. Këtu ndodh deformimi: krijimtaria zëvendësohet nga përtacia, mendimi nga mekanika, dhe origjinaliteti nga imitim i ftohtë.
Dhe teksti që është menduar të jetë ndihmë për të zhvilluar mendimin, kthehet në maskë për ta fshehur mungesën e tij.
Rezultati është i frikshëm: në vend që teknologjia të zgjerojë horizontin e dijes, ngushton hapësirën e mendimit njerëzor. Në vend që të frymëzojë, klonon. Në vend që të mësojë, përsërit.
Personalisht nuk jam kundër përdorimit të ChatGPT, por përdorimi pa kriter dhe fjalë për fjalë është problematik. Në këtë pikë, ChatGPT nuk është më një mjet ndihme, është bërë zëdhënës i varfërisë intelektuale.
Një ushqim i shpejtë për ata që s’kanë durim të gatuajnë mendimin vetë.
Tregon varfëri mendimi dhe është krim. Është vjedhje. Mediokritet i ngritur në piedestal. Sepse mjafton një analizë e thjeshtë gjuhësore e ndërtimit të fjalive dhe e kupton fare qartë kopjimin. (Deri më sot nuk do të përdor emra, por nëse nuk do të ketë një mekanizëm rregulllimi nga shtypi, media, portalet dhe nga vetë “ekspertët, që deri para një viti nuk kishin një artikull, ndërsa sot kanë nga dhjetë në ditë” atëherë emrat e kopjuesve duhen bërë publikë.)
Çfarë do të ndodhë më pas kur një njeri e përdor pa kriter?
Mos vallë ChatGPT do imitojë vetveten?
Po, dhe kjo është më e frikshmja: kur IA fillon të ushqehet me vetveten.
Sa kohë njerëzit përdorin ChatGPT si makinë kopjimi, jo si mjet mendimi, ndodh që përmbajtja e krijuar prej tij qarkullon në rrjet; ajo kopjohet, ribotohet, ridel në blogje, portale e faqe “ekspertësh”; më pas, kur modelet e reja trajnohen mbi internetin, ato ekspozohen ndaj vetë teksteve që kanë shkruar më parë; kështu, inteligjenca artificiale fillon të ushqehet me vetveten, duke humbur origjinalitetin, freskinë dhe tensionin krijues që vjen nga mendja njerëzore.
Në atë pikë, ChatGPT nuk do të imitojë njerëzit, por vetveten përmes njerëzve që e imitojnë.
Një pasqyrë që reflekton një pasqyrë, pafundësisht, por gjithnjë më bosh.
Ndaj, përdorimi me kriter nuk është thjesht çështje etike; është çështje kulturore dhe ekzistenciale, është çështje mbijetese për mendimin njerëzor. Nëse njeriu nuk ndërhyn me gjykim, dyshim, ironi, reflektim, çdo gjë do të bëhet diçka e zgjuar në formë, por e zbrazët në përmbajtje.
ChatGPT nuk është kërcënimi, varfëria e mendimit njerëzor është kërcënim. Kur çdo ide tingëllon e mençur, por askush nuk mendon vërtet; teksti është i saktë, por i pajetë dhe fjala ka formë, por jo frymë.
Nëse njeriu ndalon së reflektuari, nëse pushon së dyshuari, nëse dorëzon mendimin tek makineria e kërkimit, atëherë nuk është më inteligjenca artificiale që imiton njeriun, por njeriu që imiton inteligjencën artificiale.
Inteligjenca Artificiale s’mund të mendojë, ajo vetëm “përtyp” mendimet që i japim.
Dhe nëse ushqimi ynë është kopje, nesër do të hajmë vetëm kopje të kopjeve.
Dhe atëherë, po, ChatGPT do të imitojë vetveten, sepse njeriu me përtacinë e vet mendore e la pa model./ CNA
Është një lodhje që s’ka të bëjë as me trupin, as me orët e ...
Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lën...
Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sand...
Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminac...
Nuk do ta harroj kurrë 9 janarin e vitit 2004. Isha drejto...
Në shoqërinë moderne, Halloween-i është bërë një nga festa...
Nesër në godinën u është instaluar Gjykata Kushtetuese ins...
Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë....
Portali i familjes Veliaj ka zbuluar së fundmi edhe zb...
Nga Mentor Kikia (Një ftesë për diplomatët për të kuptua...
Kina kërcënon Shqipërinë! Sot në mëngjes, ndërsa po bëja ...
Një 17-vjeçar, Leandro Shametaj, u vra parmbrëmë në Vlorë ...
nga IRIS BEQIRI Javët e fundit, gjithnjë e më shumë po pë...
Kamionët që transportojnë materiale ndërtimi (në këtë vend...
Të jesh shqiptar është profesion me orar të plotë. Çdo...
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europ...
Kandidati kërkon donacione nga qytetarët, njëlloj si ata q...
Lexon CV-të dhe arsimimin dhe formimin intelektual të kandid...
Kur kandidatët “e pavarur” të këtyre zgjedhjeve, ata që ka...
U habita shumë kur lexova që dje, në mbledhjen e grupit pa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...