Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sanduiç” mes “të vjetrës që shembet dhe të resë që po lindte”, ky është Fatos Nano.
Ai e nisi karrierën politike në anën tjetër të barrikadës. Në momentin kur diktatura po shkërmoqej përballë presionit të kohës dhe studentëve, ndryshe nga shumë intelektualë, ai u rreshtua me Partinë e Punës. Në Dhjetor 1990, u shfaq si “njeriu liberal”, fasada që regjimi kishte nevojë ta përdorte për të treguar se “po ndryshojmë edhe ne”. Nga sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave shumë shpejt arriti majën e piramidës.
Në shkurt 1991, u emërua kryeministër në qeverinë tranzitore, për t’u përballur menjëherë me grevën e minatorëve, e cila e rrëzoi qeverinë e tij.
Vetëm katër muaj më pas, në qershor 1991, ai u zgjodh kryetar i partisë trashëgimtare të PPSH-së. Detyra ishte gati e pamundur: transformimi i komunistëve në një forcë socialiste.
Kjo ishte, ndoshta, sfida e tij më e madhe: të bënte që 120 mijë anëtarë të PPSH-së të ndërronin mentalitetin, statusin, stilin, dhe të pranonin se kishte ardhur një epokë tjetër; se pushteti nuk u takonte vetëm komunistëve dhe se përballë nuk ishin armiqtë, reaksionarët, ballistët e zogistët, por shqiptarët.
Në 22 mars 1992, Partia Socialiste (PS) humbi thellë në zgjedhjet parlamentare, shenjë se shqiptarët prisnin ndryshim rrënjësor. Vetëm tre muaj më pas, në zgjedhjet lokale, PS u rikuperua shpejt. Kjo rimëkëmbje tregon aftësinë e Nanos dhe të ekipit të tij për të reflektuar, për t’u riorganizuar dhe për të mbijetuar politikisht.
Ndërkohë, erdhi arrestimi dhe burgosja i tij, në një proces që la më shumë hije sesa dritë. U akuzua dhe dënua për abuzim detyre dhe falsifikim dokumentesh, në lidhje me ndihmat italiane. Burgu çimentoi postin e kryetarit të partisë dhe e ktheu në “martir” politik. (Është nga ata që në fillimin ka bërë burgun, me pas zullumet - thoshte me shpoti një vëzhgues i hollë i jetës politikës)
Kur vendi ra në kaos total në vitin 1997 (kolapsi i skemave piramidale), Nano u rikthye në krye të PS-së me premtimin e madh: “Do të kthehen paratë e humbura.” Ai nuk u hakmorr për çfarë kishte pësuar; përkundrazi, u përpoq të ringrinte ekonominë e rrënuar dhe të qetësonte sa të mundte një vend të armatosur deri në dhëmbë.
Vetëm 14 muaj më pas, pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, dha dorëheqjen, duke ia lënë drejtimin dy të rinjve të Forumit Rinor Eurosocialist (Majko-Meta).
Në 2002, u rikthye për herë të tretë si kryeministër. Në këtë mandat, ai provoi të balancojë pushtetet, të punojë për pavarësinë e institucioneve dhe të siguronte që rotacioni të bëhej në kutinë e votimit dhe jo në rrugë apo me dhunë.
“Organizmi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është më i rëndësishëm se rezultati" – kjo thënie që i atribuohet Nanos nuk shprehte vetëm një ideal larg realitetit të kohës, pasi u bë realitet shumë shpejt.
Në këtë periudhë shënohet edhe paqja e madhe politike, pas një konflikti të gjatë me rivalin e tij Berisha. (zgjedhja e Presidentit me konsensus, disa emërime në Gjykatën e Larte/Kushtetuese, reforma zgjedhore).
Në kohën e “qeverisjes” së tij (2002-2005), pushteti u nda jo vetëm me aleatët, por edhe brenda vetë Partisë Socialiste, duke lejuar shfaqjen e figurave të forta politike edhe brenda kabinetit, edhe brenda grupit parlamentar.
Në retrospektivë, ajo çka quhej dhe akuzohej për korrupsion në kohën e tij, shpesh duket si lojë kukullash kur krahasohet me aferat e dekadës së fundit, një kontrast i dhimbshëm që e vendos periudhën e Nanos në një dritë tjetër, ku e ku më të zbehtë, krahasuar me aferat dhe babëzitë e sotme për pushtet dhe pasuri.
Në 2005, PS humbi zgjedhjet parlamentare, dhe Nano dha dorëheqje nga drejtimi i partisë. Fishekët e fundit të kapitalit politik në Parlament i përdori që Bamir Topi të zgjidhej President më 2007.
Në vitin 2012 e synoi vetë postin e kreut të shtetit, por e kuptoi menjëherë se sa i vetmuar kishte mbetur. Dëshira dhe këmbëngulja e tij për t’u rikthyer përplasej me një të vërtetë brutale: miqtë e shumtë në politikë janë të përkohshëm dhe i takojnë vetëm pushtetit, jo personit.
Vitet e fundit i kaloi në heshtje, si një burrë që i kishte bërë herët dhe me intensitet betejat e mëdha, kryesisht të imponuara nga koha dhe fati.
Nano ishte njeri me pasione dhe vese (pija, kumari, neglizhenca), të cilat e bënë shpeshherë objekt kritikash dhe përfoljesh.
Ironikisht, natyra e tij "liberale" dhe vetë veset e bënë më njerëzor, më të aksesueshëm, duke krijuar një kontrast që i vuri në pah edhe më shumë virtytet e tij. E quajtën liberal, por toleranca ishte ves i tij.
Reformimi dhe demokratizimi i PS-së, ndarja e pushteteve (në krahasim me përqendrimin e sotëm); organizimi i zgjedhjeve të lira (krahaso sot pas 20 vitesh); dorëzimi i pushtetit dhe ngulitja e idesë se shteti nuk i përket një partie të vetme, janë kontributet e Fatos Nanos në tranzicionin shqiptar.
Në retrospektivë politike, Fatos Nano spikat si “sanduiçi” që dha një hapësirë “liberalizmi” midis dy modeleve të fuqishme dhe shpesh autoritare të qeverisjes: pushtetit të centralizuar të Sali Berishës në vitet ’90 dhe dominimit të gjatë autoritarist të Edi Ramës në dekadën e fundit.
Ai u thirr në skenë në Dhjetor 1990 dhe jetoi 15 vite intensive politike. U largua i qetë si nga drejtimi politik, ashtu edhe nga kjo jetë, duke lënë pas një trashëgimi të debatueshme, por të pamohueshme!
Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminac...
Nuk do ta harroj kurrë 9 janarin e vitit 2004. Isha drejto...
Në shoqërinë moderne, Halloween-i është bërë një nga festa...
Nesër në godinën u është instaluar Gjykata Kushtetuese ins...
Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë....
Portali i familjes Veliaj ka zbuluar së fundmi edhe zb...
Nga Mentor Kikia (Një ftesë për diplomatët për të kuptua...
Kina kërcënon Shqipërinë! Sot në mëngjes, ndërsa po bëja ...
Një 17-vjeçar, Leandro Shametaj, u vra parmbrëmë në Vlorë ...
nga IRIS BEQIRI Javët e fundit, gjithnjë e më shumë po pë...
Kamionët që transportojnë materiale ndërtimi (në këtë vend...
Të jesh shqiptar është profesion me orar të plotë. Çdo...
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europ...
Kandidati kërkon donacione nga qytetarët, njëlloj si ata q...
Lexon CV-të dhe arsimimin dhe formimin intelektual të kandid...
Kur kandidatët “e pavarur” të këtyre zgjedhjeve, ata që ka...
U habita shumë kur lexova që dje, në mbledhjen e grupit pa...
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që të vritet një gjyk...
Rilindja komuniste që ka pushtuar pushtetin vendor me vota...
Disa krerë demokratë kanë pranuar disa poste nga qeveria. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...