Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës
Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por ...

Disa krerë demokratë kanë pranuar disa poste nga qeveria. Këta janë tradhtarët, të cilët anatemohen nga ata që e quajnë veten “demokratë të vërtetë”, e që akuzojnë çdo njeri që mendon ndryshe si “tradhtar e të shitur” dhe që e kanë kthyer besnikërinë në mall për treg: kush shan më fort “jobesnikët”, konsiderohet më afër “kauzës”.
Por ç’është kjo? Besnikëri apo nënshtrim? Nënshtrimi është virtyt politik apo mjerim politik?
Kjo historia me demokratët “besnikë” që shajnë demokratët “jobesnikë”, të cilët paskan tradhtuar liderin duke pranuar poste zyrtare nga socialistët, është bërë si një grotesk politik që as satira nuk e shpëton më. Të dëgjosh sot militantët që mallkojnë ata që u "shitën”, ndërsa vetë janë të lidhur pas një lidershipi që s’e njeh as mëshirën, as reflektimin, është si ajo historia e atij që gjeti bashkëshorten në shtrat me të dashurin dhe për ta dënuar gruan preu veglën e vet.
E tillë është logjika e “besnikëve”: në emër të hakmarrjes ndaj “tradhtarëve”, presin çdo damar që ushqen demokracinë. Të sëmurë nga një dashuri e verbër për liderin, i cili prej vitesh po u shuan partinë, një zjarr që kthehet në hi.
Pastaj dalin e vajtojnë: “Na tradhtuan demokratët e rremë, na shkatërruan idealet!” Po kush ua shkatërroi? Ata që kërkuan të mbijetonin politikisht, ekonomikisht apo ju që ia dorëzuat mendjen një njeriu që s’e njeh dot humbjen?
Është e njëjta logjikë absurde që shkon përtej ironisë. Demokracia, që në teori duhet të jetë bashkim idesh e alternativash, praktikisht është kthyer teatër xhelozie ku çdokush akuzon tjetrin për tradhti, ndërsa “lideri” rri mbi rrënojat që vetë ka shkaktuar, i bindur se është ende prijësi i dashur.
Në këtë farsë, më tepër komedi se politikë, më kujtohet edhe historia e atij që vrau prindërit dhe në sallën e gjyqit kërkonte mëshirë, sepse ishte jetim. Pikërisht ashtu sillet sot ajo pjesë e “besnikëve”; nën emrin e besnikërisë ndaj liderit kanë vrarë çdo mundësi bashkimi, kanë rrëzuar çdo urë bashkëpunimi dhe tani kërkojnë mëshirë nëpërmjet urrejtjes, sepse ndihen “të tradhtuar” e viktima të tradhtisë.
E vërteta është se askush s’i tradhtoi, ata tradhtuan arsyen. Në politikë, kur nuk ka ideale, por interesa, kur besnikëria ndaj liderit është më e fortë se besnikëria ndaj lirisë, nuk ka më parti, por sekte. Dhe sektet nuk prodhojnë demokraci, prodhojnë varreza politike.
T’i shërbesh verbërisht një njeriu dhe jo një ideje, të masësh besnikërinë me zellin e sharjes së tjetrit, atëherë fundi është i pashmangshëm: mbetesh pa arsyetim, pa dinjitet dhe, më keq, pa demokraci.
Thënë troç, tradhtia e vërtetë nuk ndodh kur dikush pranon një post, por kur dikush braktis arsyen. Nuk ndodh kur një demokrat bashkëpunon për të ndërtuar, por kur një “besnik” shkatërron gjithçka në emër të një njeriu që s’pranon të dalë nga skena dhe që i nis militantët në luftë kundër një armiku që ekziston vetëm në mendjen e kryetarit.
Ndoshta, ajo që quhet “tradhti politike” ndonjëherë shpesh akti i parë i emancipimit politik. Është çasti kur dikush thotë “mjaft!”, kur zgjedh arsyen para urdhrave, lirinë para frikës. Dhe kjo, për një lidership autoritar, është më e frikshme se çdo kundërshtar real.
Po ta mendosh mirë, çdo “tradhti” ndaj një lideri që ka tradhtuar idealet, është një akt morali.
Të “tradhtosh” një autoritar, shpëton demokracinë.
Të “tradhtosh” një kauzë që s’është më kauzë, mbron arsyen.
Të “tradhtosh” një parti që ka humbur shpirtin, ruan ndërgjegjen.
Morali politik i tradhtisë, pra, nuk qëndron në besnikëri ndaj një njeriu, por në besnikëri ndaj një parimi, (paçka se në rastet, të cilave u referohemi parimet janë të dyshimta). Dhe tradhtia politike më e madhe është kur në emër të lirisë, njerëzit mbrojnë robërinë e tyre.
Ndaj, kur dëgjon “demokratët e vjetër” që mallkojnë “tradhtarët”, kupton se nuk bëhet fjalë për moral politik, por për moral servilësh, të cilët e duan aq shumë demokracinë, sa s’po e lënë të marrë frymë.
Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por ...
Ende nuk arrij të kuptoj se si ia doli Fatmir Xhafaj, dhe ...
Ai është një qytet vërtet i çuditshëm. Ndërtesat nuk janë ...
PD nuk nxori (dot) një kandidat për Bashkinë e Tiranës, se...
Sot në mëngjes, ndërsa po bëja "scroll" për të parë sa i g...
Ai që del me fjalime patetike, me programe të marra nga Ch...
Krahas të tjera arritjesh, nënshkrimi i marrëveshjes së Pa...
Në një peizazh të çoroditur fjalësh të derdhura kuturu faq...
Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka ...
Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja...
Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...
Tek afera Pacolli-aeroporti i Vlorës janë disa pika të err...
Edvin Më foli mirë Gjon Marka Gjoni, por unë s’ia përfill...
Kandidati që kërkon t’u japë qytetarëve një të ardhme që a...
Rilindja do të maskojë më tej qëllimin e mbrapshtë të proj...
Raportet periodike të OSBE/ODIHR, shoqërisë civile, BE-së ...
"Harbut" përdoret ende sot si sharje ose si përcaktim i sj...
Kohët e fundit po ndjek me shumë shqetësim sulmet që po nd...
Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të kon...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...