Përse opozita e çoi dëm shansin e Tiranës?
PD nuk nxori (dot) një kandidat për Bashkinë e Tiranës, se...

Ai është një qytet vërtet i çuditshëm. Ndërtesat nuk janë vendosur me rregull, nuk kanë lartësi, arkitekturë dhe ngjyrë të ngjashme. Ato duken sikur i kanë hedhur nga avioni, si të hedhësh, ta zëmë, një shuk me letra dhe ato bien ku ti çojë forca e rëndesës(aq sa mund të rëndojë një letër, kuptohet) dhe era. Pranë e pranë gjen një ndërtesë me 35 kate, një me 7 kate dhe një shtëpi me mure balte, për të cilën janë zënë e nuk flasin 15 kushërinj.
Njerëzit janë edhe më të çuditshëm. Ata flasin natë e ditë për vrasje, arrestime, inspektime dhe kurvëri. Ata mbërthehen para ekraneve dhe shikojnë lajme me krime, duke ndaluar frymëmarrjen: Filanin e rrëmbyen dhe e zhdukën. Filanin e vranë. Filanin e ekzekutuan sepse nuk e pa me buzëqeshje… Shumë ekspertë mblidhen e diskutojnë. Asnjëri nuk ka qenë atje. Por të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur dhe secili ka nga një version për atë që ka ndodhur. “Ja, edhe një tjetër që qenka rrezuar me biçikletë në kanal. Edhe ai derdimeni që ka rënë me gjithë karrocë në përrua. Të paktën kali kishte shpëtuar”- epo çfarë bëhet në këtë vend more.
Lajmet me vdekje janë edhe më interesante. Nëse një njeri është në spital, në gjendje të rëndë, ç’të keqe ka nëse themi se vdiq? Ai për të vdekur që për të vdekur ka. “Po pse nuk vdes mora man, ka tri ditë që themi vdiq, vdiq, e ai ende në koma! Si mund të shkojë ditë pa një vdekje VIP?”
Po arrestimet? Arrestimet janë bixhoz. Çfarë lotarie thuaj.
Lajmëtarët e arrestimeve, çdo natë lajmërojnë:
-Do të ketë arrestime!
-Kur mo, kur, se na plasët?
-Ja së shpejti, në tetor. Po, në mos në tetor, në dhjetor e sigurt.
-Po kush? Sa?
-A, nuk e them dot. Do të jenë të mëdhenj, peshkaqenë shumë të mëdhenj.
Gjashtë muaj përpara shpërndahet lajmi se urdhër-arresti është gati. Por korrieri që duhet ta dërgojë në polici nuk ka ardhur, i ka vdekur vjehrra. Atëherë ta bëjmë publike, që i kërkuari të vijë vetë. Mediat shkruajnë, njerëzit diskutojnë: -Mirë ia bënë qenit.- Jo mo jo, se ka edhe më hajdutë se ky, ia kanë me hile. Pastaj çështja harrohet. Korrieri mbaron zinë e vjehrrës dhe vjen në punë. Por i kërkuari ka ikur. Mos! Kush e lajmëroi?
Jemi në krizë. Shumë gazetarë janë pushuar nga puna, për të reduktuar shpenzimet. Ministrat dhe zyrtarët e tjerë i bëjnë vetë lajmet. Fantastike! Njerëzit kënaqen kur i shikojnë me kapele dhe jelekë të verdhë, ndërsa shkojnë në kantiere ndërtimi. Sa e bukur është fjala “inspektim”. Sipas fjalorit do të thotë: “Shoh punën e dikujt, jap udhëzime”. Në këtë qytet të gjithë shohim punët e njëri-tjetrit dhe të gjithë japim mend, d.m.th. jemi të gjithë inspektorë. Po kur inspektojnë ministrat serat e perimeve dhe bëjnë foto me domate e kastraveca, e keni parë sa bukur duken?
-Çfarë the ti mo, s’ka ilaçe tek Onkologjiku?
-Ehuha…
-Po influencerja e famshme Marinela që është ndarë nga i dashuri dhe brenda javës gjeti një tjetër? Për lajme me k*rva ne vdesim.
E megjithatë vëmendjen më të madhe e mori letra e një burri, që iu drejtua faqes “Popull mbaj mendjen” për ndihmë: Kam kapur gruan për herë të dytë me dashnorin. Çfarë më sugjeroni, ta ndaj apo t’ia fal edhe kësaj radhe?
Brenda një ore 1300 komente, 100,000 lexime.
Jep edhe ti mendimin tënd! Ç'të bëjë ai?
Mbi qytet ka rënë mjegull. Shumë romantike. Dikush tha se është pluhur ndotës. Do të jetë ngatërruar./ CNA
PD nuk nxori (dot) një kandidat për Bashkinë e Tiranës, se...
Sot në mëngjes, ndërsa po bëja "scroll" për të parë sa i g...
Ai që del me fjalime patetike, me programe të marra nga Ch...
Krahas të tjera arritjesh, nënshkrimi i marrëveshjes së Pa...
Në një peizazh të çoroditur fjalësh të derdhura kuturu faq...
Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka ...
Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja...
Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...
Tek afera Pacolli-aeroporti i Vlorës janë disa pika të err...
Edvin Më foli mirë Gjon Marka Gjoni, por unë s’ia përfill...
Kandidati që kërkon t’u japë qytetarëve një të ardhme që a...
Rilindja do të maskojë më tej qëllimin e mbrapshtë të proj...
Raportet periodike të OSBE/ODIHR, shoqërisë civile, BE-së ...
"Harbut" përdoret ende sot si sharje ose si përcaktim i sj...
Kohët e fundit po ndjek me shumë shqetësim sulmet që po nd...
Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të kon...
Presidentja e Komisionit Europian përfundoi vizitën e saj ...
E veçanta e zgjedhjeve të pjesshme vendore të këtij viti, ...
Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...