Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

PD nuk nxori (dot) një kandidat për Bashkinë e Tiranës, sepse ata që perceptoheshin si më të mundshmit pretendentë, refuzuan. Refuzuan sepse nuk kishin siguri në fitore dhe kuptuan se do të ishin thjesht viktima e radhës.
Edhe sepse partitë e vogla opozitare nuk donin të mbështesnin një vartës të Berishës. Dhe u shkua tek eksperimenti me Florian Binajn, i cili ka mbështetjen e opozitës, por përpiqet të mos prezantohet si përfaqësues i asnjë partie, me shpresën se do të marrë përfitimin, por jo kostot.
Gjithsesi, çfarë mund të kishte bërë më mirë opozita në Tiranë? Po i referohem specifikisht PD-së.
Tirana mund të kishte qenë fusha ku do të stërvitej jo vetëm skudra pretendente për bashkinë, por skuadra e re demokrate. Mund të ishte pista ku të bënte nxemjen jo thjeshtë kandidati për Bashkinë e Tiranës, por edhe kandidati për lidershipin e ri politik.
Pas 11 majit, opozita është jo vetëm e mpakur, por edhe e demoralizuar. Njerëzit e saj që pranojnë poste qeveritare janë dëshmi e dorëzimit. Berisha kërkon heronj qëndrestarë, por 16 vjet në opozitë janë shumë për këdo, në një vend, ku edhe roja i spitalit rekomandohet për punë nga partia. PD duhej që, krahas denoncimit të zgjedhjeve të 11 majit dhe denoncimit të korrupsionit qeveritar, të futej(futet) në procesin e ristrukturimit, për t’u bërë alternativë qeverisë dhe frymëzuese në zgjedhjet e ardhshme. Dhe Tirana ishte shansi për t'u hapur skenën të rinjve, të tregonin aftësinë, ambicien, artikulimin në komunikimin publik, idetë dhe qasjet e tyre, të prezantoheshin me qytetarin tiranas dhe shqiptarët në tërësi. Sepse kështu do të prodhohej lidershipi i ri, jo duke dalë nga çanta e kryetarit të vjetër.
Por kjo nuk ndodhi, sepse askush nuk guxoi dhe mbi të gjitha sepse, Berisha e kishte vendosur: Ai do të vazhdojë të jetë kryetari. Dhe, kur Berisha është në lojë, asnkush nuk mendon të dalë në nxemje.
Berisha do të kandidojë sërish për kryetar partie. Dhe do ta fitojë, pasi askush nuk do të garojë me të. Ai do të jetë 82 vjeç kur të rikonfirmohet në krye të PD-së dhe 85 vjeç kur të vijnë zgjedhjet. PD do të ketë pësuar më shumë erozion dhe pranë ai do të ketë më së shumti bashkëkohës e bashkëmoshatarë që morën mandate me listën e mbyllur, pasi nuk duan të qëndrojnë në shtëpi me nipërit dhe mbesat. Zgjedhjet e 11 majit, me gjithë entuziazmin e partive të reja, treguan se “licencën” e opozitës e ka PD-ja dhe PD-në e ka Berisha.
Berisha dhe të tijtë kërkojnë dhe mendojnë se do të duhet të jetë burgu zgjidhje për rrotacionin politik. Në burg ka plot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetyarë bashkie, ish-drejtorë etj., por kjo nuk mjaftoi që populli të revoltohet me votë. Sepse nuk mjafton që qeveria është e korruptuar që opozita të vijë në pushtet. Sepse, mesa duket, të ndalojë “Rama 4”, për të risjellë “Berisha 4”, nuk u pa si zgjidhje.
Socialistët, ndërkohë, kanë fituar imunitet ndaj skandaleve dhe arrestimeve. Publiku, me ndihmën e propagandës, po ashtu. Qeveria ka vetëm një qëllim tani: Shqipëria të fitojnë një status “anëtari në BE”, si do të jetë, pa të drejtë vote e pa të drejtë vetoje. Të quhet “anëtar në pritje” a si të duan ata, mjafton të arrijë politikisht premtimin “Shqipëria 2030”.
Sot në mëngjes, ndërsa po bëja "scroll" për të parë sa i g...
Ai që del me fjalime patetike, me programe të marra nga Ch...
Krahas të tjera arritjesh, nënshkrimi i marrëveshjes së Pa...
Në një peizazh të çoroditur fjalësh të derdhura kuturu faq...
Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka ...
Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja...
Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...
Tek afera Pacolli-aeroporti i Vlorës janë disa pika të err...
Edvin Më foli mirë Gjon Marka Gjoni, por unë s’ia përfill...
Kandidati që kërkon t’u japë qytetarëve një të ardhme që a...
Rilindja do të maskojë më tej qëllimin e mbrapshtë të proj...
Raportet periodike të OSBE/ODIHR, shoqërisë civile, BE-së ...
"Harbut" përdoret ende sot si sharje ose si përcaktim i sj...
Kohët e fundit po ndjek me shumë shqetësim sulmet që po nd...
Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të kon...
Presidentja e Komisionit Europian përfundoi vizitën e saj ...
E veçanta e zgjedhjeve të pjesshme vendore të këtij viti, ...
Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar ...
Shqipëria nuk është më një vend i fshehur në marrëdhëniet ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...