Zbulimi i Diellës: Na duhen 100 vite të bëhemi si BE!
Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të kon...

Kohët e fundit po ndjek me shumë shqetësim sulmet që po ndodhin në adresë të Përfaqësuesit më të lartë shpirtëror të Komunitetit të nderuar Bektashi në Shqipëri, shfaqur kjo në forma të ndryshme sidomos në rrjetet sociale të cilat vitet e fundit po pushtojnë në masë të gjerë vëmendjen e shoqërisë. Kjo më kujton të njëjtën përpjekje tinëzare për disa dekada ndaj Kryepeshkopit të lumur Imzot Anastasit.
Në historinë shpirtërore dhe kulturore të Shqipërisë, Komuniteti Bektashi ka zënë një vend të veçantë, duke shërbyer jo vetëm si një urë mes Besimeve, por edhe si një mbështetje për vlerat kombëtare, tolerancën dhe bashkëjetesën. Si një degë e Sufizmit me rrënjë të thella në traditën shqiptare, Bektashizmi ka qenë për dekada të tëra një faktor unifikues, sidomos në momentet kur identiteti ynë kombëtar është vënë në provë ( kujtoj vitet 1912, 1915, 1920).
Megjithatë, në vitet e fundit, janë evidentuar përpjekje të organizuara, të qëllimshme apo të maskuara si “kritikë fetarë”, për të goditur unitetin dhe integritetin e këtij komuniteti. Qëllimi i këtyre sulmeve duket se është më i thellë sesa një debat fetar – ai ka të bëjë me dobësimin e një institucioni që përfaqëson një trashëgimi historike, fetare dhe kombëtare që i ka rezistuar kohës dhe sfidave të saj.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, si figura më e lartë dhe përfaqësuese e këtij komuniteti, është bërë shënjestër e këtyre sulmeve jo vetëm për pozicionin e tij fetar, por për ndikimin që ai ushtron në ruajtjen e unitetit Bektashi në mbarë botën. Me seli në Tiranë, në Kryegjyshatën Botërore, Shqipëria përfaqëson qendrën shpirtërore të këtij komuniteti global. Ky realitet për disa aktorë – brenda dhe jashtë vendit – mund të përbëjë një shqetësim për arsye të ndryshme: politike, ideologjike, fetare apo gjeopolitike.
Duke goditur figurën e Kryegjyshit, synohet të dobësohet autoriteti moral dhe shpirtëror i institucionit, dhe përmes tij, të nxitet një krizë e brendshme që mund të çojë në përçarje dhe shpërbërje.
Identifikimi i saktë i autorëve të këtyre sulmeve është i vështirë, sepse shpesh ato vijnë në mënyrë indirekte, përmes kanaleve mediatike, "analistëve" të vetëquajtur të "paguar", apo edhe përmes elementëve të infiltruar që nxisin përçarje nga brenda. Megjithatë, mund të përmendim disa kategori të mundshme që mund të kenë interes në dobësimin e Komunitetit Bektashi:
1. Grupime fetare radikale – Bektashizmi, për natyrën e tij të hapur, tolerante dhe shpirtërore, bie ndesh me doktrina më të ashpra, dogmatike apo literaliste që kërkojnë dominim fetar në shoqëri. Për ta, bektashizmi përbën një pengesë kulturore dhe ideologjike.
2. Aktorë gjeopolitikë – Si një qendër fetare botërore, e vendosur në një vend laik si Shqipëria, Kryegjyshata Bektashiane përfaqëson një autonomi të rrallë në botën islame. Kjo mund të jetë shqetësuese për shtete apo struktura që synojnë të vendosin kontroll mbi komunitetet myslimane përmes ndikimit politik dhe fetar.
3. Aktorë të brendshëm me interesa personale – Nuk përjashtohet mundësia që brenda vetë komunitetit të ketë individë të zhgënjyer, të përdorur apo të motivuar nga ambicie personale që, në vend që të kontribuojnë në unitetin Bektashi, ndihmojnë në minimin e tij.
Qëllimi përfundimtar i këtyre përpjekjeve nuk është thjesht Kryegjyshi si individ, por është shkatërrimi i një boshti shpirtëror dhe kulturor që përbën një element të pazëvendësueshëm në identitetin shqiptar. Shkatërrimi i këtij komuniteti do të ishte humbje e një tradite të rrallë të bashkëjetesës, një trashëgimi shpirtërore me rrënjë të thella në historinë tonë kombëtare – që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, tek mbështetja për luftën për çlirim dhe deri te roli që luan në ruajtjen e paqes sociale sot.
Si përfundim, mund të themi se, në një kohë kur bota po përballet me ndasi të thella fetare dhe kulturore, prania e komuniteteve si ai Bektashi në Shqipëri është një thesar që duhet mbrojtur, ruajtur dhe respektuar. Çdo përpjekje për ta goditur apo shpërbërë këtë komunitet nuk është vetëm një sulm ndaj një feje apo institucioni, por ndaj vetë Pluralizmit Fetar dhe identitetit të pasur kulturor të Shqipërisë.
Shënim: "shkrimi shpreh këndvështrimin personal të autorit"./ CNA
Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të kon...
Presidentja e Komisionit Europian përfundoi vizitën e saj ...
E veçanta e zgjedhjeve të pjesshme vendore të këtij viti, ...
Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar ...
Shqipëria nuk është më një vend i fshehur në marrëdhëniet ...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë padinë e Erion ...
Jo pak kolegë gazetarë që kaluan kufirin me Serbinë, përve...
Rënia e 9 nëntorit si datë zgjedhjesh, pavarësisht arsyeve...
Në ekzistencën e çdo partie vjen një çast kur duartrokitje...
Vendimi i Presidentit Bajram Begaj për të dekretuar 9 nënt...
Ky, titulli ''Dëshmor i Atdheut'' është bërë tashmë bajat ...
Është shumë interesante përmbysja që sjell Florian Binaj m...
Në fillim ishte fjala. Por fjala nuk ishte thikë. Nuk ishte ...
Dy vjet më parë, Hamasi ndërmorri një sulm terrorist ndaj Iz...
(130-vjetori i lindjes, 8 tetor 1895-2025) Ahmet Zogu - M...
Plotë 80 vjet më parë (tetor 1945), në vend të Lidhjes së ...
Marshalli tha se në Shtator do niste Rrevolicionin. Këtë r...
E para viktimë me profesion avokate që mbronte çështje pron...
I pari, në foto, është gjyqtari amerikan Frank Caprio, i n...
Dy fjalë për ata injorantë që dje komentonin pro atentator...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...