Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!
Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen...

Dy fjalë për ata injorantë që dje komentonin pro atentatorit të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Dje ndodhi një akt terrorist në sallën e gjyqit.
90% e komenteve të “bagëtive” që reagonin ndaj lajmit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ishin më pak a shumë të njëjta:
1. “I lumtë dora atij që e vrau.”
2. “Mirë ia bëri që e vrau.”
3. “Kështu e meritojnë edhe të tjerët.”
Të gjithë ata që shkruanin kështu nuk e njihnin as gjyqtarin Astrit Kalaja, as dosjen gjyqësore të Shkodrës.
Burimi i konflikteve të pronësisë në Shqipëri nuk janë gjykatat, por ligjet e votuara në Parlament, të cilat cenojnë të drejtën e pronës. Ato burojnë nga ligji famëkeq 7501, që ndaloi kthimin e pronave tek ish-pronarët dhe njohu zaptuesit si “tokë e xanun”.
Çfarë drejtësie mund të japë gjykata kur detyrohet të zbatojë një ligj që anon nga krahu i pushtuesve dhe jo i pronarëve? Gjykata nuk bën ligj, por zbaton.
Mjafton kaq për të kuptuar se konfliktet civile i kanë rrënjët në Parlament, jo në gjykatë.
Por problemi në Shqipëri është se politika ka ngritur frymën e urrejtjes ndaj drejtësisë, duke i bindur njerëzit se për gjithçka fajin e kanë gjykatat.
Sulmet ndaj gjyqtarëve programohen 24 orë nga Rama dhe Berisha në ekrane.
Turmat e militantëve që u shkojnë pas, helmohen nga vreri i tyre.
Sot, në mentalitetin e shqiptarëve, të gjithë janë të korruptuar dhe të inkriminuar.
Sipas tyre:
• gjyqtarët janë më të korruptuar se policët,
• policët më të inkriminuar se prokurorët,
• prokurorët më të pasur se mjekët,
• mjekët më kriminelë se doganierët,
• doganierët më milionerë se deputetët,
• deputetët më të korruptuar se gazetarët,
• gazetarët më mashtrues se ministrat,
• ministrat më të lidhur me mafien se të gjithë të tjerët.
Me pak fjalë, për turmën, vetëm pensionistët dhe të papunët janë të ndershëm.
Sipas kësaj turme të zheleve që komenton çdo ditë në rrjete, çdo njeri me profesion — jurist, ekonomist, arkitekt, politikan, arsimtar, mjek — patjetër duhet të jetë hajdut. Sipas injorantëve, padrejtësia zgjidhet me vrasje.
Kjo është gjendja më tragjike që mund të kalojë një shoqëri, sepse dallimin mes njeriut dhe kafshës e ndan logjika.
Dhe “kafshët” që dje komentonin pro vrasjes, nuk e kuptojnë se nga nesër, kushdo që do të përballet me drejtësinë, do të ndiejë pasojat e këtij atentati.
Çdo gjyqtar apo prokuror, kur të japë vendimin ose pretencën, do të kujtojë kolegun e tyre Astrit Kalaja, dhe peshorja e drejtësisë do të anojë nga i forti me kallash, e jo nga e drejta.
Fundja, edhe gjyqtarët, prokurorët, mjekët, policët janë qenie njerëzore, dhe nesër mund të kenë të njëjtin fat si Astriti.
Por do të ikin nga kjo botë duke u sharë nga turma e debilëve që as i njohin, por që mbajnë brenda vetes vrerin e indoktrinimit politik.
Dje Shqipëria humbi një gjyqtar të drejtë,
Shoqëria humbi një mik besnik.
Mbesa e sapolindur humbi një gjysh fisnik.
Sot Astrit Kalaja po udhëton drejt banesës së fundit. Rruga duhej të ishte e mbushur me lule për drejtësinë dhe humanizmin që ai tregoi në jetë — jo me baltën e injorantëve që nuk e njohën.
Miguel de Cervantes shkruante në Don Kishotin e Mançës: "Të vdekurit nuk mund t’i mbrojnë dot as nderin, as emrin; turpi është për të gjallët që luftojnë me ta".
Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen...
Një ngjarje e rëndë, ndoshta më e rënda në 35 vite ka ndod...
Që të mos them që opozita nuk ka figura potenciale për kandi...
Maskat ranë. Politika është eksperiencë dhe parim! Në fi...
Retrospektivë, gusht 1998. Prokurori i Përgjithshëm akuzo...
Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeveri...
Si shpjegohet që në mbi dhjetë vjet Partisë Demokratike i ...
Në politikë shpeshherë thuhet se liderët lindin të tillë. ...
Në fillim të javës, Asambleja e Shoqatës “Tirona” zgjodhi ...
Të rinjtë që zotohen për një politikë ndryshe nuk kanë mungu...
Do doja të flisja për veten, meqenëse unë vetë kam shprehur ...
nga Iris BEQIRI Shtatori ka nisur plot zhvillime për poli...
Në një dalje në një televizion publik, nga të rrallat shfa...
U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara ësh...
Dekreti i presidentit Bajram Begaj, publikuar më 1 tetor, ...
Dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhjet në 6 bas...
Erion Veliaj është shkarkuar bazuar në nenin 62 të Ligjit ...
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë kurrë nuk do të jenë më të f...
Opozita shqiptare duket se nuk është ende e qartë dhe mesa...
Intrigat rreth arrestimit dhe shkarkimit të Erion Veliajt,...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...