
Në një dalje në një televizion publik, nga të rrallat shfaqje të tilla, Presidenti Bajram Begaj foli edhe për dekretin e vet për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë.
Përveç varfërisë së shprehjes, ajo që ra në sy ishte edhe mënyra se si Begaj fliste në shumës, sa herë që duhet të fliste për diskutimin, justifikimin kushtetues dhe në fund edhe për mbrojtjen eventuale të dekretit famëmadh.
Por kur dëgjon Begajn që flet në shumës: "Ajo që ne sigurohemi kur nxjerrim një akt është që të marrim parasysh çdo pretendim dhe, nëse ky akt i Presidentit do të shkojë në një instancë ankimore apo ligjore, për të mbrojtur qëndrimin tonë në çdo rast", pyetja që lind është, sa Presidentë gjenden aktualisht në Presidencë?
Deri tani dinim që karabinierët rrinë gjithmonë vetë të dytët, sepse njëri di të shkruajë tjetri di të lexojë.
Shpresojmë që "ata" për të cilët flet Begaj nuk kanë zgjedhur që të përfaqësohen të gjithë nga Begaj President, ngaqë besojnë se ky di të flasë! Megjithëse duhet përgëzuar se dukej sikur arrinte të kuptonte pyetjet e Gridës.
Lexoni më poshtë përgjigjet e Begajt në dialogun që na vuri në mendime.
Grida Duma: Ju thoni që unë kam ndjekur gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën, dhe kjo nuk bie në konflikt me Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të marrë një vendim. Unë bazohem te vendimet, thoni ju, dhe jo mbi gjykimet në proces. Por në rast se Gjykata Kushtetuese merr një vendim për pezullim, çfarë do të shkaktonte kjo?
Presidenti Begaj: Ju mendoni se mund të ketë një konflikt institucional midis legjitimitetit të zgjedhjeve?
Grida Duma: Së pari, a do të pezullohen? A ka konflikt institucional? Cilat do të ishin variablat?
Presidenti Begaj: Unë nuk mund të aludoj mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata është në të drejtën e saj të zbatojë detyrimin ligjor. Ajo që ne sigurohemi kur nxjerrim një akt është që të marrim parasysh çdo pretendim dhe, nëse ky akt i Presidentit do të shkojë në një instancë ankimore apo ligjore, për të mbrojtur qëndrimin tonë në çdo rast./ CNA
U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara ësh...
Dekreti i presidentit Bajram Begaj, publikuar më 1 tetor, ...
Dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhjet në 6 bas...
Erion Veliaj është shkarkuar bazuar në nenin 62 të Ligjit ...
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë kurrë nuk do të jenë më të f...
Opozita shqiptare duket se nuk është ende e qartë dhe mesa...
Intrigat rreth arrestimit dhe shkarkimit të Erion Veliajt,...
Shkeljet brutale të sovranitetit ajror të Polonise dhe Est...
Siç e dimë, qeveria kërkon të votojë në Parlament një proj...
Prej tri ditësh, ky djalë është bërë personazh publik. Në ...
Duke u ankuar në Kushtetuese, Veliaj ka dalë hapur kundër ...
Bujë të madhe ka shkaktuar dalja në publik e një takimi në...
"- Ik që këtu! Kthehu në Romë! Je i ri dhe bota është jotj...
Qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobëso...
Ata që nuk harxhuan një shikim të fundit për ata, të cilët p...
Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të ni...
Të nderuar qytetarë, pas një skanimi me sy të mbyllur dhe ...
Në politikë, para veprave, fjala është arma më e fortë, po...
Ndërsa po ndiqja në “Opinionin” e Blendi Fevziut një d...
Sot është një ditë historike! Pas kaq vitesh durimi stoik,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...