Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara është në gjendje të vështirë dhe fushëbetejë e tensioneve midis fuqive të mëdha që vazhdimisht pengojnë diplomacinë dhe veprimin efektiv sidomos në Këshillin e Sigurimit. Ndaj, klima që shoqëroi takimin e përvitshëm të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar, ishte e mbarsur me një kritizicëm në rritje për dobinë e organizatës. Më e vështirë për t'u administruar është kriza e likuiditetit, me një numër shtetesh anëtare që nuk kanë paguar kontributet e tyre ndaj organizatës. Çka nënkupton se Kombet e Bashkuara duhet të ristrukturohen dhe të ulin shpenzimet.
Takimi i këtij viti përkoi me tetëdhjetë vjetorin e OKB-së, e cila lindi në vitin 1945 nga rrënojat e një lufte si një sfidë e guximshme ndaj dëshpërimit dhe dhunës. Asokohe, Karta e OKB-së mbartte shpresën e guximshme se ligji, dinjiteti dhe solidariteti mund të formësonin një botë më të drejtë dhe paqësore. Tetë dekada më vonë, ky vizion është buzë greminës. Kjo reflektohej edhe në shumicën e fjalimeve të udhëheqësve botërorë, të cilët theksuan faktin se, rendi, ekuilibri dhe dinamikat botërore po ndryshojnë, ashtu siç ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore, kur u themelua OKB-ja.
Duhet pranuar se rendi botëror liberal nuk ishte kurrë plotësisht liberal. Madje, kurrë plotësisht botëror dhe jo gjithmonë i bazuar në rregulla. Megjithatë, për disa dekada ne ishim me fat, pasi ai ishte mjaftueshëm liberal, global dhe me rregulla. Them me fat, pasi Shqipëria, Kosova dhe ne shqiptarët në përgjithësi, nuk do të ishim në këtë pozitë që jemi sot pa rendin e deridjeshëm, ku liritë dhe të drejtat themelore të njeriut kishin përparësi. Ne duhet të mësojmë nga historia, por gjithmonë të shikojmë drejt së ardhmes, duke pasur parasysh se qëndrimet dhe vendimet tona do ta formësojnë atë.
Tani po jetojmë në një recesion gjeopolitik që bazohet kryesisht mbi fuqinë e aktorëve botërorë dhe veprimet e njëanshme. Mirëpo, në dallim prej luhatjeve që shkakton recesioni ekonomik, pllakat sizmike të gjeopolitikës kërkojnë një kohë më të gjatë se ato të ekonomisë, për t’u stabilizuar. Mënyra se si funksionon OKB-ja dhe thirrjet për një reformim tërësor të saj përfaqësojnë në vetvete dëshirën dhe pamundësinë, dilemën e vërtetë të kohës sonë: ndërsa nevoja për bashkëpunim ndërkombëtar rritet, mundësia e bashkëpunimit zvogëlohet.
Pandemia globale, luftërat e përgjakshme dhe katastrofa humanitare në Ukrainë dhe Gaza, por jo vetëm, sikundër sfidat që kanë lidhje me klimën, demografinë, zinxhirët botërorë të furnizimit me ushqime, zhvillimet e vrullshme teknologjinë dhe mundësinë e keqpërdorimit të saj, kërkojnë një rregullim ndërkombëtar apo të paktën gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Ndërkohë, paraliza e Këshillit të Sigurimit, erozioni i normave dhe respektimit të të drejtave të njeriut, kombinuar me ndjeshmërinë selektive për vuajtjet njerëzore zbulojnë një strukturë morale të shqyer. Edhe pse institucionet e multilateralizmit ku shtetet ‘takohen’ e dialogojnë si OKB-ja ende qëndrojnë në këmbë, themelet e tyre po dobësohen vijimësisht, ndërsa vullneti politik për të ndërmarrë veprime mungon.
Jetojmë në një situatë paradoksale. Nga njëra anë, kemi në dispozicionin tonë atë që mund të konsiderohet si “ndërkombëtarizimi i të menduarit dhe i të vepruarit”, për shkak të grumbullimit të eksperiencës së larmishme të bashkëpunimit ndërkombëtar në disa dekada, dhe nga ana tjetër, jemi përpara pasigurive dhe paqartësive të mëdha, si kurrë më parë.
SHBA-të që konsiderohen si themeluesit e rendit ndërkombëtar që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump janë kritikët më të zëshëm të tij. Edhe pse publikisht është e vështirë të pranohet, në takime me dyer të mbyllura, një pjesë e mirë e shtetarëve dhe profesionistëve të marrëdhënieve ndërkombëtare ndajnë shqetësimet e shfaqura publikisht nga presidenti amerikan për rolin e organizatës, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Megjithatë, të gjithë e pranojnë se është më e lehtë të shkatërrosh institucionet ekzistuese sesa të ndërtosh të reja.
SHBA-të, kontribuesi financiar më i madh i Kombeve të Bashkuara, kanë shkurtuar dhe ngrirë pjesë të mëdha të financimit ndaj organizatës dhe agjencive të saj, duke shkaktuar vështirësi veçanërisht me operacionet e ndihmës humanitare. Ishte deri diku e pritshme që presidenti Trump të tërhiqte SHBA-të nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike që në ditën e tij të parë në detyrë, sikundër nga një sërë strukturash të tjera të OKB-së, si Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe UNESCO, pasi lëvizje të ngjashme me këto u bënë edhe gjatë mandatit të tij të parë. Por, ishte e papritur vala e shkurtimeve dhe ngrirjes të ndihmës nga SHBA-të që përfshiu organizatën dhe agjencitë e saj, me argumentin se administrata Trump kërkon që ‘puna e OKB-së të përqendrohet në qëllimin e saj themelues, për të mbështetur paqen dhe sigurinë’.
Ndërkohë, Kina po shfaqet si themeluese dhe njëkohësisht mbrojtëse e rendit global, duke prezantuar Nismën për Qeverisje Globale, që vjen pas nismave për Zhvillim Global, Sigurinë Globale dhe Qytetërimeve Globale. Kina synon të adresojë deficitin në qeverisjes globale që vjen për shkak të: (i) mospërfaqësimit adekuat të vendeve që bëjnë pjesë në Jugun Global në institucionet ndërkombëtare; (ii) erozionit të autoritetet të OKB-së dhe shkeljes së të drejtës ndërkombëtare që shkakton tronditje të rendit ndërkombëtar; (iii) nevojës për efektivitet në përmbushjen e sfidave globale.
Strategjia e Kinës është që të pozicionohet si fuqi botërore që respekton rregullat, kundërshton veprimet e njëanshme dhe reflekton qëndrueshmëri e parashikueshmëri. Edhe pse nuk arrin të mbushë financiarisht boshllëkun e krijuar nga SHBA-të, Kina është tani kontribuesi i dytë më i madh në buxhetin e OKB-së. Madje, në mënyrë të pazakontë, Kina vendosi të paguajë pjesën më të madhe të detyrimeve të prapambetura ndaj organizatës, për të treguar se është e gatshme të udhëheqë përmes shembullit të saj.
Vendet kryesore europiane e kanë bërë të qartë se nuk mund të mbushin boshllëqet që ka krijuar SHBA-ja në organizatë, dhe as boshllëqet e krijuara si pasojë e reduktimit të projekteve që kanë të bëjnë me ndihmën ndërkombëtare. Aleatët europianë të SHBA-ve, po bëjnë ç’është e mundur për të mbajtur lidhjen transatlantike të fortë. Edhe në fushat ku marrëdhëniet janë të tendosura, rrallë gjen ndonjë udhëheqës perëndimor që e percepton administratën Trump si kundërshtare. Përkundrazi, të vetëdijshëm për kufizimet e tyre, europianët po tregohen të kujdesshëm, në mënyrë që të mos cenohen ndaj ndryshimit të papritur të rregullave nga SHBA-ja.
Nga ana tjetër, është e ekzagjeruar të flitet për ndërtimin e një blloku apo aleance antiamerikane edhe pse G-7 mbetet thelbësisht e ndarë, në mungesë të harmonisë me SHBA-të. Grupi i vendeve që përbëjnë BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut) nuk janë mjaftueshëm kohezivë, për të qenë një alternativë. Më së shumti BRICS është një aleancë ad hoc, me qëllim ekuilibrimin e interesave.
Për shembull, Kina dhe India janë konkurrentë strategjikë. Interesat e Indisë janë të lidhur me Perëndimin. Rusia e sheh Perëndimin si kundërshtar të saj dhe sfidon hapur realitetin e krijuar në Europë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ndërsa Kina është e pozicionuar mes të dyjave. Mënyra se si është ushtruar politika e jashtme ruse, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës, e ka nxjerrë edhe më shumë në pah varësinë ndaj Kinës. Edhe nëse Rusia dëshiron të jetë autonome, dhe të sillet si një fuqi e madhe përkundrejt Perëndimit në përgjithësi dhe SHBA-ve në veçanti, apo edhe ndaj Kinës, hapësira për manovrim është e vogël. Shkurt, mëria ndaj Perëndimit, dhe SHBA-ve në veçanti, jo domosdoshmërisht ngjiz një aleancë koherente, të lidhur përmes parimeve dhe institucioneve dhe angazhimeve të përbashkëta.
Vështruar në këtë kontest, pyetja që lind natyrshëm është se si duhet të orientohen e veprojnë vende të vogla si puna e Shqipërisë në kushtet e një recesioni gjeopolitik që duket se do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.
Pesha e një vendi të vogël buron nga aftësia e tij për të bashkëpunuar bazuar mbi një bosht parimesh dhe vlerash. Në këtë mënyrë ai mund të ushqejë besim dhe njëkohësisht të fitojë respektin e të tjerëve. Diplomacia e zgjuar dhe jo ajo oportuniste i jep një lojtari më të vogël të paktën ndikim relativ.
OKB-ja është një shembull konkret, të cilin Shqipëria nuk e ka ushtruar siç duhet. Rëndom, për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme gabimisht shtrohet pyetja se për kë votoi Shqipëria dhe jo se për çfarë votoi ajo, apo cilat janë parimet dhe vlerat që orientojnë politikën tonë të jashtme dhe si mund të jetësohen ato përmes aleancave të qëndrueshme strategjike dhe veprimtarisë sonë ndërkombëtare.
Vëmendja e opinionit publik humbet nëpër teknikalitete burokratike duke stimuluar një debat bardh e zi nëse Shqipëria u rendit në krahë të SHBA-ve apo BE-së, nëse ‘ia bëri qejfin’ Izraelit, Turqisë apo vendeve të Gjirit Persik, dhe thuajse në asnjë rast debatin nuk e vendosim në kontekstin e historisë sonë, vuajtjeve dhe sfidave tona apo parimeve e vlerave tona që duhet të frymëzohen nga ndërgjegjja e kombit.
Edhe pse ka kaluar një eksperiencë të vyer si anëtarë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë viteve 2022-2023, luhatjet e Shqipërisë në qëndrime për sa i takon dënimit pa asnjë mëdyshje të veprimeve terroriste të Hamasit, respektit për civilët e pafajshëm, parimet dhe rregullat e të drejtës ndërkombëtare të shpërfillura në katastrofën humanitare në Gaza, dhe nevojës për një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete Izrael-Palesinë në Lindjen e Mesme, apo piruetat në rastin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën në shkurtin e këtij viti, ku Shqipëria bashkë-sponsorizoi në të njëjtën kohë dy rezoluta të ndryshme në përmbajtje dhe qëllim, si pasojë e diferencave mes aleatëve transatlantikë, nxjerrin në pah nevojën për qartësi strategjike, formulim dhe zbatim të objektivave të politikës së jashtme përtej oportunizmit të momentit.
Një qëndrim i vendosur në rrethanat e recesionit gjeopolitik është i rëndësishëm për besueshmërinë në skenën ndërkombëtare. Ndërsa vende të vogla si Shqipëria mund të ndiejnë presion për të balancuar interesat konkurruese të të mëdhenjve, është thelbësore të qëndrojmë besnikë ndaj vlerave tona dhe të ndërtojmë reputacionin e një diplomacie parimore, duke dëshmuar integritet ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe pragmatizëm ndaj zgjidhjeve që synojnë vendosjen e paqes dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore.
Ekziston një tension në rritje midis atyre që promovojnë dhe besojnë një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe atyre që flasin gjuhën e një rendi që bazohet mbi fuqinë dhe veprimet e njëanshme. Shtetet që ndjekin politika të jashtme transaksionale nuk mungojnë. As shtetet që bëjnë pjesë në të njëjtën kohë në aleanca të ndryshme politike.
Të respektosh historinë tënde, të kesh aftësi që të ndjesh vuajtjet njerëzore të popujve të tjerë, të promovosh boshtin e vlerave dhe parimeve që kanë lidhje me të drejtat njerëzore dhe të drejtën ndërkombëtare, nuk bie në kundërshtim me të kuptuarit dhe ushtruarit të politikës së jashtme në mënyrë realiste. Dihet se pushteti përcakton kufijtë e asaj që është e mundur për secilin shtet. Megjithatë, vlerat duhet të jenë në themel të gjithçkaje që bëjmë. Çdo veprim në politikë të jashtme duhet të mbështetet në një bosht vlerash themelore. Nëse injorojmë vlerat para nesh do të shfaqen të njëjtat probleme. Interesat tona ndryshojnë dhe është e drejtë t'i promovojmë ato. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se sado të vegjël që jemi, zgjedhjet tona kanë pasoja./CNA
Dekreti i presidentit Bajram Begaj, publikuar më 1 tetor, ...
Dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhjet në 6 bas...
Erion Veliaj është shkarkuar bazuar në nenin 62 të Ligjit ...
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë kurrë nuk do të jenë më të f...
Opozita shqiptare duket se nuk është ende e qartë dhe mesa...
Intrigat rreth arrestimit dhe shkarkimit të Erion Veliajt,...
Shkeljet brutale të sovranitetit ajror të Polonise dhe Est...
Siç e dimë, qeveria kërkon të votojë në Parlament një proj...
Prej tri ditësh, ky djalë është bërë personazh publik. Në ...
Duke u ankuar në Kushtetuese, Veliaj ka dalë hapur kundër ...
Bujë të madhe ka shkaktuar dalja në publik e një takimi në...
"- Ik që këtu! Kthehu në Romë! Je i ri dhe bota është jotj...
Qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobëso...
Ata që nuk harxhuan një shikim të fundit për ata, të cilët p...
Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të ni...
Të nderuar qytetarë, pas një skanimi me sy të mbyllur dhe ...
Në politikë, para veprave, fjala është arma më e fortë, po...
Ndërsa po ndiqja në “Opinionin” e Blendi Fevziut një d...
Sot është një ditë historike! Pas kaq vitesh durimi stoik,...
Dielli im, Kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...