web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetët e PD-së flenë gjumë mbi dekretin e presidentit

2 Tetor 2025, 17:07, Opinione CNA

Deputetët e PD-së flenë gjumë mbi dekretin e presidentit

Dekreti i presidentit Bajram Begaj, publikuar më 1 tetor, ka shpallur datën e zgjedhjeve.

Në fakt ka pasur një debat, a duhet të shpallej data e zgjedhjeve të pjesshme lokale nga presidenti Begaj, kur Erion Veliaj kishte bërë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt, loja e Veliajt ishte me dy porta. Në Gjykatën e Lartë çonte një shkresë që ishte shkarkuar ndërsa në Gjykatën Kushtetuese ankimonte Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Presidenti Begaj u përgjigj dhe tha se ankimimi i Veliajt duhej çuar në Gjykatën Administrative dhe jo Kushtetuese dhe për këtë shkak ai nuk mund të bllokonte apo të shtynte datën e zgjedhjeve.

Ekspertë të opozitës thonë se vendimi i presidentit është nul. Konstitucionalistët pretendojnë se presidenti duhet ta shpallte datën e zgjedhjeve, pasi Erion Veliaj ka ankimuar në vendin e gabuar vendimin ndaj tij, pasi vendimi është administrativ nuk është kushtetues.

Kjo për shkak se shkarkimi ka filluar nga Këshilli Bashkiak për faktin se Erion Veliaj ka munguar për më shumë se 3 muaj në detyrë, nuk është paraqitur.

 

Më pas ka marrë formë nga një vendim i Këshillit të Ministrave.

Tani deputetët e opozitës pretendojnë që presidenti ka shkelur Kushtetutën. Çfarë thotë neni 90, i Kushtetutës?

Neni 90

2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

 

Pra ¼ e Parlamentit duhet të propozojë shkarkimin e tij në rast se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën. Por opozita vazhdon merret ende me fjalë, me broçkulla, me llafe pazari. Zhurmë në ekrane, por askush nga deputetët, as kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, sot i Saliut, dje i Lulit nuk ka bërë ndonjë lëvizje.

As ndonjë nga juristët kryesorë të PD-së, megjithëse opozita duket se s’ka konstitucionalistë, nuk ka marrë ndonjë hap procedurial ligjor brenda Kuvendit që të kërkojë shkarkimin e presidentit. Pasi lehtësisht, me 35 firma, mund të kërkohet shkarkimi i tij, sipas nenit 90 të Kushtetutës, pse presidenti shpalli zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës apo nuk priti vendimin e Gjykatës Kushteutese për shkarkimin e Erion Veliajt.

Zoti Begaj e ka bërë dekretimin, ka ngritur pretendimin e qartë se ankimimi i bërë nga Veliaj në Kushtetuese është i gabuar. Ka dhe faktin se Erion Veliaj e ka pranuar shkarkimin në Gjykatën e Lartë, nga ana tjetër në Kushtetuese ka bërë ankimim.

Presidenti është mbi palët. Nuk mund të jetë gjykatës. Ai thjesht dhe vetëm dekreton, shpall dekrete dhe i ka të mirëpërcaktuara detyrat në Kushtetutë. Në rast se ka shkelur Kushtetutën, opozita me ¼ e deputetëve duhet të kërkojë shkarkimin e tij.

Më pas duhen 2/3 për ta shkarkuar, ose 93 mandate. Aq si ka opozita, por të paktën tregon që ka vullnetin që t’i shkojë deri në fund çështjes së shpalljes nga presidenti të datës së zgjedhjeve, e cila për ta është e paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës, pasi duhet të pritej Gjykata Kushtetuese të fliste për ankimimin e zotit Erion Veliaj, tashmë ish-kryetar i Bashkisë Tiranë./CNA





Lajmet e fundit nga