Ata që sulmuan drejtësinë fajësojnë agresorin
Një ngjarje e rëndë, ndoshta më e rënda në 35 vite ka ndod...

Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen në pasqyrë të realitetit. Vrasja brenda ambienteve të një gjykate nuk është thjesht një akt kriminal, është një sinjal alarmi për "shtetin ligjor", që nuk arrin të garantojë as sigurinë e gjyqtarëve.
Në vend që të ofronte qartësi, përgjegjësi dhe transparencë, reagimi zyrtar zgjodhi një rrugë tjetër: një përzierje hipokrite ngushëllimesh, mohimesh, lapsusesh dhe propagande. Ministrja e Brendshme deklaroi se "policia nuk ka përgjegjësi për kontrollin dhe sigurinë e godinave të gjykatave".
Të gjithë e dinë dhe ministrja duhet ta dijë më mirë se kushdo, se kompanitë private të sigurisë licensohen, certifikohen, trajnohen, monitorohen dhe vlerësohen nga Policia e Shtetit. Është njësoj si të thuash se mjeku nuk mban përgjegjësi për pacientin sepse i ka dhënë të drejtën të trajtohet te një spital privat.
Por paradoksi më i madh qëndron te mënyra se si institucionet përpiqen të "drejtojnë narrativën"
Policia e Shtetit njoftoi me krenari se "ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar", ministrja, për ta përforcuar versionin heroik, shtoi se kemi të bëjmë me një "arrestim të menjëhershëm". Realiteti, si zakonisht, është më modest: autori i vrasjes është vetëdorëzuar, te patrulla me e afërt, pasi pak më parë kishte dorëzuar edhe armën te roja e sigurisë së godinës!
Shteti që nuk mundi të parandalojë një vrasje brenda gjykatës, zgjodhi të tregojë forcë… jashtë saj. Ndërsa krimi ndodhi brenda godinës, policia bllokon rrugën dhe vendos shiritat bllokuese.
Një shtet që nuk pranon përgjegjësi, nuk mund të mësojë. Dhe një polici që e sheh veten më shumë si "zyrë marrëdhëniesh me publikun" se sa si organ rendi, nuk mund të krijojë besim. Kjo ngjarje duhet të shërbejë si pikë kthese: jo për deklarata, por për veprime. Të rishikohen protokollet, të rivlerësohen standardet, të garantohet që "siguria" nuk është thjesht një fjalë në një tender, por një detyrim që shpëton jetë. Lajmi i fundit është se skaneri i sigurisë në godinën e gjykatës nuk punon prej ditësh!
Tragjeditë nuk ndodhin vetëm nga kriminelët, por edhe nga kultura e institucioneve që e kanë humbur kuptimin e përgjegjësisë. Dhe ajo që e bën më të dhimbshme këtë ngjarje, është fakti se ndodhi në një vend që prej vitesh flet për reformë në drejtësi, për forcim të institucioneve, për besim tek ligji. Çfarë besimi mund të kërkohet kur vetë drejtësia nuk është e sigurt brenda mureve të saj?
Zgjidhja nuk është refreni "ashpërsimi i ligjit" por reflektimi dhe marrja e përgjegjësive.
Shteti nuk matet me numrin e shiritave që vendos, tritolin e fadromat që përdor, gjuhën e ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por me aftësinë për të parandaluar krime, për të mbrojtur jetën dhe për të folur me ndershmëri kur dështon. Dhe në këtë rast, shteti sërish dështoi.
Një ngjarje e rëndë, ndoshta më e rënda në 35 vite ka ndod...
Që të mos them që opozita nuk ka figura potenciale për kandi...
Maskat ranë. Politika është eksperiencë dhe parim! Në fi...
Retrospektivë, gusht 1998. Prokurori i Përgjithshëm akuzo...
Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeveri...
Si shpjegohet që në mbi dhjetë vjet Partisë Demokratike i ...
Në politikë shpeshherë thuhet se liderët lindin të tillë. ...
Në fillim të javës, Asambleja e Shoqatës “Tirona” zgjodhi ...
Të rinjtë që zotohen për një politikë ndryshe nuk kanë mungu...
Do doja të flisja për veten, meqenëse unë vetë kam shprehur ...
nga Iris BEQIRI Shtatori ka nisur plot zhvillime për poli...
Në një dalje në një televizion publik, nga të rrallat shfa...
U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara ësh...
Dekreti i presidentit Bajram Begaj, publikuar më 1 tetor, ...
Dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhjet në 6 bas...
Erion Veliaj është shkarkuar bazuar në nenin 62 të Ligjit ...
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë kurrë nuk do të jenë më të f...
Opozita shqiptare duket se nuk është ende e qartë dhe mesa...
Intrigat rreth arrestimit dhe shkarkimit të Erion Veliajt,...
Shkeljet brutale të sovranitetit ajror të Polonise dhe Est...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...