Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë padinë e Erion Veliajt më datë 31 Tetor. Një seancë që duhet të kishte përfunduar me mospranimin e ankesës për mungesë të kompetencash, u shndërrua në një seancë ku vetë Gjykata Kushtetuese shkelte Kushtetutën.
Profesor Sadushi, që shkruan në media leksione mbi të drejtën administrative, me atë rast edhe me mik do u kishte vënë notën 4.
Përtej shkeljes flagrante, Gjykata Kushtetuese me vendimin e pezullimit të Dekretit të Presidentit, që shpallte Zgjedhjet në Tiranë në datë 9 Nëntor, 'de facto' ka shtyrë zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Tiranë.
Tirana u ridënua nga gjyqtarët kushtetues, që të mos zgjedhë Kryetarin e Bashkisë në 9 Nëntor. Nuk ka një afat se kur do vendosë Gjykata Kushtetuese të na bëjë me Kryetar të ri, sepse data 31 Tetor është thjesht data kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do trimërohen që të mblidhen. Por ata kanë më pas deri në 30 ditë kohë të mbledhin veten para se të shpallin vendimin.
Tirana prej 9 muajsh pa kryetar bashkie, është bërë kësaj here edhe viktimë e komplekseve që përjetojnë rregullisht anëtarët ekzistues të Gjykatës Kushtetuese, sa herë u duhet të sillen si gjyqtarë kushtetues.
Askush nuk beson dot se Gjykata Kushtetuese do shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erjon Veliajt!
Erjon Veliaj nuk e ushtron dot detyrën!
Nuk mundet që Gjykata Kushtetuese t'i thotë Tiranës: "Do rrini pa kryetar, se ne jemi të lindur pa kurajo e pa profesion".
Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet të ndërmjetëm, (edhe ai i marrë në kapërcim të kompetencave), arriti me papërgjegjshmëri të shtyjë zgjedhjet në Tiranë.
Dekreti i Presidentit i gjeti të papërgatitur, pasi me stilin e njëriut që ka frikë nga hija e vet, kur morën ankimimin e Veliajt për vendimin e Këshillit të Ministrave, të gjithë u fshehën poshtë tavolinave. Aty do rrinin gjatë por sa keq, që për dekretin e Presidentit duhet të mblidheshin brenda 10 ditëve!
Në vend që të zbatonin ligjin që u thotë: "Nuk është puna juaj të ndërhyni, kur kryetari i bashkisë është i pamundur të shkojë në punë 3 muaj rresht", i kapi paniku.
Kryetari i Bashkisë është NJË I VETËM.
Nuk është rasti i 140 deputetëve kur kërkohet arsye për mungesën. Në rastin e deputetit kur mungon njëri, janë 139 të tjerë në këmbë dhe organi funksionon pa kufizim.
Kur mungon Kryetari i Bashkisë duhen bërë zgjedhje.
Në panik të panikosurit e Gjykates Kushtetuese, nuk lexojnë dot as ankimimin e vetë Veliajt.
Avokatët e Veliajt në ankimimin e tyre për dekretin, e shkruajnë vetë dhe referojnë vetë tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e përcakton Dekretin për datën e Zgjedhjeve si akt individual. Pra që ankimohet në Gjykatë Administrative.
Por meqë i padituri (në kuptimin "i pashkolluari" kësaj here), nuk i beson dot as vetes, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk i besojnë dot as Veliajt.
Dhe pezulluan ekzekutimin e nje akti të cilin nuk kanë kompetencë ta shqyrtojnë. (Profesor Sadushit do i jenë ngritur leshrat përpjetë.)

Një gjë nuk ndryshon dot. Zgjedhjet në Tiranë do të bëhen! Paaftësia kriminale e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese thjesht i shtyu ato, por nuk i anulon dot.
Vetëm nëse marrin përsipër që sic bënë me dekretin e Presidentit, të vendosin edhe që Kryetari i Bashkisë duhet të dalë pak nga burgu se ka ca letra për të rregulluar.
Nëse nuk nxjerrin dot Veliaj nga burgu, atëherë të çlirojnë zgjedhjet që i shtynë në mënyrë kriminale, pa asnjë kompetencë ligjore dhe Kushtetuese.
Jo pak kolegë gazetarë që kaluan kufirin me Serbinë, përve...
Rënia e 9 nëntorit si datë zgjedhjesh, pavarësisht arsyeve...
Në ekzistencën e çdo partie vjen një çast kur duartrokitje...
Vendimi i Presidentit Bajram Begaj për të dekretuar 9 nënt...
Ky, titulli ''Dëshmor i Atdheut'' është bërë tashmë bajat ...
Është shumë interesante përmbysja që sjell Florian Binaj m...
Në fillim ishte fjala. Por fjala nuk ishte thikë. Nuk ishte ...
Dy vjet më parë, Hamasi ndërmorri një sulm terrorist ndaj Iz...
(130-vjetori i lindjes, 8 tetor 1895-2025) Ahmet Zogu - M...
Plotë 80 vjet më parë (tetor 1945), në vend të Lidhjes së ...
Marshalli tha se në Shtator do niste Rrevolicionin. Këtë r...
E para viktimë me profesion avokate që mbronte çështje pron...
I pari, në foto, është gjyqtari amerikan Frank Caprio, i n...
Dy fjalë për ata injorantë që dje komentonin pro atentator...
Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen...
Një ngjarje e rëndë, ndoshta më e rënda në 35 vite ka ndod...
Që të mos them që opozita nuk ka figura potenciale për kandi...
Maskat ranë. Politika është eksperiencë dhe parim! Në fi...
Retrospektivë, gusht 1998. Prokurori i Përgjithshëm akuzo...
Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeveri...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...