Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Plotë 80 vjet më parë (tetor 1945), në vend të Lidhjes së Kombeve krijuar në 1919 (që dështoi në ndalimin e Luftës së 2-të Botërore), u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB/UN) me vendet fituese dhe neutrale të luftës. Edhe mbas zgjerimit (sot 193 shtete) mbetet me të njëjtin mision: “forcimin e bashkëpunimit midis shteteve, zhvillimin ekonomik, masave të mirëbesimit dhe ruajtjen e paqes në botë”.
Sigurisht e ndoqa me vëmendje profesionale të shtuar Sesionin e 80-të të Asamblesë së OKB-së që u zhvillua në New York nga 23-29 shtator. Në vijim (për këdo të interesuar) gjeni përmbledhje rreth krizës së rendit global (OKB) si dhe mesazheve gjeopolitike nga kjo ngjarje e përvitshme:
Pikësëpari, pse ishte e veçantë/Historik ky Sesion i Asamblesë së OKB-së?
a) Për shkak të sulmit neo-nazist të Rusisë-Putiniste: "Jo vetëm për pushtimin e Ukrainës-Martire, por edhe ndaj rendit global, vlerave, interesave si dhe fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantike”; përshkallëzimit të përballjes me ekstremistët/terroristët në Lindjen e Mesme; demokracitë fasadë dhe shtetet e dështuara; rikthimit të frikshëm te gara e armatimeve si dhe zotërimin e Inteligjences Artificiale (AI). Mbi të gjitha, për shkak të krizës së rëndë të besimit mbi rolin e OKB-së, në këtë udhekryq kritik për paqen, sigurinë dhe vlerat e qytetërimit.
b) Sesioni radhë/Shtatorit 2025, do mbetet historik “jo vetëm për incidentet me axhensorin, teleprompter dhe mikrofonin”, por për shkak të rikthimit edhe më të fuqishëm si dhe për qasjen radikale (në opinion tim shumë të drejtë) të Presidentit Trump-2 për ta shkundur nga themelet sistemin burokratik të OKB, bashkë me të edhe Rendin Global të Paqes dhe Sigurisë.
c) Përveç qasjes së njohur Trump-2, ajo që bëri diferencën në këtë Sesion, ishte kuraja, përmbajtja realiste dhe njerëzore, ftohtësia/mençuria Skandinave dhe modestia zyrtare e Presidentit Aleksandër Stubb: “3 shtyllat baze të Politikës së Jashtme = Vlerat, Interesat dhe Fuqia”. Ndërsa shtoi se: “për vendet e vogla si Finlanda, mbeten vetëm 2 të parat, pra vlerat dhe interesat”, qasje që u vlerësua si: “fjalimi më inspirues në 80 vitet/takimet e OKB-së”. Pra për ta ndriçuar vlerën e modestisë, që e bëri të madh fjalimin/Presidentin e Finlandës, duhet të konsiderojmë disa shifra krahasuese: “Finlanda ka rreth 6 milionë banorë, sipërfaqe 330.000 km², GDP-nominale 312 Bilionë € dhe të ardhura mujore 4500 €; pra respektivisht dy, 12, dhjetë dhe 8 herë me shumë/madhe se RSh (!)”. Shifrat flasin më fortë se mijëra fjalë, për këdo që ka vesh, dijeni dhe përgjegjshmëri për vlerat dhe interesat gjeopolitike.
d) Gjithsesi, përtej fjalimeve rutinë (pa përmbajtje) të mbi 120 kryetarëve të shteteve, ishin edhe disa vende të vogla që u ndoqën me Zero interes, kryesisht: “për shkak të nivelit të përfaqësimit dhe protagonizmit për t'u mëshiruar, pa folur për kapjen për xhakete dhe bisedat në korridore, radhët e sforcuara për foton me Presidentin Trump, por që do mbeten vetëm në arkivën e krizës së OKB-së”.
Së dyti, duke marrë për referencë qasjen radikale të Trump-2, por dhe mesazhet e mençura të Presidentit të Finlandës Stubb, në vijim po ndaj disa gjetje dhe rekomandime gjeopolitike nga ky Sesion:
A. Koha për një Rend i Ri Botëror: “të ndërtuar jo mbi frikën apo fuqinë e armëve, por mbi vlerat, interesat e përbashkëta, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor”. Ndërsa rendi aktual është në kolaps (agoni), na nevojitet një Rend i Ri që reflekton realitetin dhe jo nostalgjinë e pas luftës së 2-Botërore. Reforma me një filozofi dhe për një rend ku sovraniteti nuk është arsyetim për tirani, por përgjegjësi. Thënë këto pyetja ndaj çdo vendi mbetet: “A do rrimë spektatorë të një rendi që po shëmbet”?
B. Reformimi thelbësor i Këshillit të Sigurimit (KS): “Jo më një klub i mbyllur, ose një muze i fituesve të Luftës së 2-Botërore, por një forum i ndërgjegjes dhe përgjegjësisë globale”. Ndërsa, “mekanizmi i Vetos” konsiderohet si një murtajë morale që e ka kthyer KS në një teatër absurd. Kështu ndër propozimet e Presidentit Stubb, spikat ajo për një reformë pragmatiste të KS, pra: “zgjerimin e përfaqësimit të përhershëm (nga 15 në 20), duke shtuar 2 vende nga Afrika, 2 nga Azia dhe 1 nga Amerika Latine. Kjo pasi sot, më shumë se 60% e popullsisë botërore është praktikisht pa zë në KS”.
Rishikimin e së drejtës së Vetos për 5 vendet me status të përhershëm, duke pezulluar përdorimin e saj ndaj çdo vendi që shkelmon Kartën e OKB-së ose ka shkaktuar konflikte të armatosura (si në rastin e Rusisë ndaj Ukrainës). Sigurisht reforma e KS, konkretisht propozimi mbi VETO-n, do të përballet me rezistencë, jo vetëm nga Rusia dhe Kina, por edhe nga vende me status të përhershëm ose përkohshëm.
C. Nga e shpërbërë, në një botë si një e tërë. Një rend të ri global që reflekton tre elementët thelbësorë të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ose: “trinomin e vlerave, interesave dhe fuqisë”. Gjithsesi: “çdo vend ka të drejtë të shprehet për mënyrën e ndërtimit të rendit të sigurisë”. Ky universalizëm është i ngjashëm me idenë revolucionare të shekullit XXI: “të ndërtojmë paqe jo me gjunjë të përkulur para të fuqishmëve”. Në këtë kontekst, Finlanda e vogël: “nuk po kërkon të drejtojë botën, por ndoshta po kontribuon për të treguar rrugën që duhet të ndjekë”.
D. Nga e polarizuar (disa fuqive), në Botën e shumë vlerave. Në dukje teknike, por në thelb është dallimi mes luftës dhe bashkëjetesës paqësore, pasi: “Multipolariteti është ndarje e pushtetit, Multilateralizmi është ndarje e përgjegjësisë”. Sot, kemi një botë me shumë fuqi, por pa një sistem që i bashkon ato. Pra një anarki të organizuar nga paraja dhe armët, ndërsa shtetet po braktisin parimet dhe vlerat universale. Për ta thënë më thjesht: “nëse nuk ndërtojmë një rend të ri me rregulla të përbashkëta, do të jetojmë në anarki të kontrolluar nga AI, interesat e më të mëdhenjëve dhe aleatëve të tyre”.
E. Të drejtat e njeriut, si themelet e paqes dhe sigurisë. Mbetet ende heshtje cinike, ku Autokratët/Udhëheqësit e gjithëpushtetshëm flasin për paqe, ndërkohë që shtypin edhe popujt e vet, flasin për bashkëjetesë paqesore dhe i janë rikthyer garës për armët vrastare. Ndërsa, të drejtat e njeriut nuk janë një kapitull dytësor, por themeli i paqes së qëndrueshme ndërkombëtare. Po ashtu barazia gjinore, aksesi në edukim, etj., janë ndër shtyllat e sigurisë dhe jo çështje "filantropike" si deri më sot.
F. Global South: “nga përfitues, në bashkëkontribues”. Ndryshe rritja e rolit të vendeve në Afrikë, Azi, Amerika Latine, pra mjaft më si “përfitues ose subjekte të politikave”, por si aktorë me zë dhe me legjitimitet për të udhëhequr. Në shekullin XXI, nuk mund të ketë institucione globale që nuk përfaqësojnë realitetet demografike, ekonomike dhe politike të botës. Pa një përfshirje të këtyre vendeve, nuk mund të ketë as stabilitet, as drejtësi dhe as zgjidhje afatgjata.
Në shtesë, gjeni edhe 5 gjetje, ose këshilla strategjike për Tiranën & Prishtinën Zyrtare:
1. Si vende të vogla, RSh dhe Kosova që nuk kanë peshe në tryezat e vendimmarrjeve të mëdha, por kanë arsye shtesë për një përfaqësim sa më dinjitoz, jo vetëm me funksionarë të emëruar, por Personalite me Zë/mirënjohur në Institucionet ndërkombëtare (USA/OKB/NATO/BE), për njohje të reja të Kosovës, mbrojtjen e integritetit, vlerave si dhe zhvillimin e interesave mbarëkombëtare.
2. Ndryshimet që po i imponohen rendit global të sigurisë, përfshi qëndrimet radikale të Trump-2 apo dhe ato pragmatike të Presidentit Finlandez, etj, i çmoj si një mundësi historike për të Transformuar Sistemin e Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, duke jetësuar platformën e përbashkët: "2-Shtete Sovrane, 1-Komb i vetëm". Përtej (mos) përfaqësimit me figura inferiore në forumet globale, luftës primitive për mbajtjen/marrjen e pushtetit, është në interesin kombëtar të konfirmohet/më: "si artikulli-5, ose çdo sulm ushtarak ndaj Kosovës, konsiderohet i tillë edhe ndaj RSh dhe anasjelltas"!
Për shkak të angazhimeve me personalitete/kolegë në Washington, etj, siguroj se kjo "platformë e vonuar" do mbështetet nga USA pasi përtej "dashurisë për pushtetarët/politikanët e radhës", interesat Amerikane i gjej të ndërthurura me mbajtjen e supremacisë gjeopolitike në Rajon. Raketat Javelins, Amendamenti i Kongresmenit Republikan, Brian Mast për ta vendosur anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritetet të politikës amerikane në Ballkan, etj: “janë mesazhe të vendosmërisë për të mbrojtur statuskuonë dhe interesat gjeopolitike të ShBA në Ballkan”.
3. Posaçërisht, mbrojtjen e statuskuosë dhe sovranitetit të Kosovës si dhe zhvillimi i interesave gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe, Shqipëria dhe Kosova, mund t’i realizojnë vetëm duke skalitur mirënjohjen kombëtare si dhe forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me SHBA. E përditësuar kjo: “Prishtina Zyrtare nuk do duhet kurrsesi të ndërmarrë vendimmarrje (pa u konsultuar) që minojnë themelet e besimit dhe dialogut strategjik me USA, që ende mbajnë peshë kritike për sigurinë dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës”. Thënë këtë insistoj që: “paranojat enveriste mbi sovranitetin apo mëvetësinë e mbrojtjes”, mund të ushqejnë ushtrinë e bolshevikëve mendjendryshkur, por në Rendin e Ri Global që po vjen/lind, i gjej si thikë e helmatisur në shpinën e interesave kombëtare dhe ardhmërisë së shqiptarëve.
4. Rritjen e buxhetit të mbrojtjes deri 5 % të GDP-së përveçse një kërkesë kritike nga Trump/NATO e çmoj si legjitimitet ndërkombëtar por edhe oportunitet historik për të modernizuar fuqinë ushtarake. Pra, 5 %, ose për mbi 1.2 Miliard € duhen programe për modernizimin e armatimeve dhe sistemeve të gjeneratës së fundit që rrisin aftësitë mbrojtëse si dhe deterrence/shpaguese ndaj çdo vendi që kërcënon sovranitetin territorial dhe interesat gjeopolitike të RSh/Kosovës.
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për çështjet e Sigurinë Kombëtare,
Rajonit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.
Marshalli tha se në Shtator do niste Rrevolicionin. Këtë r...
E para viktimë me profesion avokate që mbronte çështje pron...
I pari, në foto, është gjyqtari amerikan Frank Caprio, i n...
Dy fjalë për ata injorantë që dje komentonin pro atentator...
Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen...
Një ngjarje e rëndë, ndoshta më e rënda në 35 vite ka ndod...
Që të mos them që opozita nuk ka figura potenciale për kandi...
Maskat ranë. Politika është eksperiencë dhe parim! Në fi...
Retrospektivë, gusht 1998. Prokurori i Përgjithshëm akuzo...
Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeveri...
Si shpjegohet që në mbi dhjetë vjet Partisë Demokratike i ...
Në politikë shpeshherë thuhet se liderët lindin të tillë. ...
Në fillim të javës, Asambleja e Shoqatës “Tirona” zgjodhi ...
Të rinjtë që zotohen për një politikë ndryshe nuk kanë mungu...
Do doja të flisja për veten, meqenëse unë vetë kam shprehur ...
nga Iris BEQIRI Shtatori ka nisur plot zhvillime për poli...
Në një dalje në një televizion publik, nga të rrallat shfa...
U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara ësh...
Dekreti i presidentit Bajram Begaj, publikuar më 1 tetor, ...
Dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhjet në 6 bas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...