Dy fjalë për ata injorantë që dje komentonin pro atentatorit të gjyqtarit Astrit Kalaja
Dy fjalë për ata injorantë që dje komentonin pro atentator...

I pari, në foto, është gjyqtari amerikan Frank Caprio, i njohur për vendosjen e drejtësisë në raport me njerëzoren. Ai u bë gjykatësi më i dashur për publikun dhe kur u nda nga jetë në moshën 88-vjeçare, u përcoll me nderime të mëdha.

I dyti është gjykatësi shqiptar Astrit Kalaja. Ai u vra në sallën e gjyqit, kur sapo kishte lexuar vendimin, i cili ndalon nxjerrjen jashtë të 31 familjeve të pastreha, që ishin strehuar në dhomat e një ish-konvikti ushtarakësh në kohën e komunizmit, për të cilin autori i vrasjes, pretendonte se ishte pronari.

Nuk po i hy çështjes, as si u bë pronar i një prone publike autori i krimit, as pse u takon kjo 31 familjeve të pastreha. Por me siguri mund të themi se vendimi i gjykatësit Kalaja, vetëm i blerë nuk ka qenë. Pasi familjet që jetojnë në dhoma konvikti, padyshim që nuk e kanë pasur këtë mundësi.
Por, ajo që është edhe më e trishtë se vetë vrasja, është mbështetja masive që shumë njerëz i dhanë vrasësit. Një histeri kolektive “të lumtë dora”, “Mirë ia bëri”, “heroi i drejtësisë”, “paç dorën e mbarë”, “të vrasim edhe politikanët, ministrat, deputetët”, “të gjithë janë hajdutë…”. Kështu kanë reaguar edhe kur dëshpërimisht ndonjë familjar pacienti të vdekur ka dhunuar mjekun.
E di që njerëzit janë të etur për drejtësi! E di që shpesh paguajnë për të marrë atë që u takon, apo nuk e marrin drejtësinë për shkak se dikush tjetër e blen atë.
E di që janë të mbytur nga korrupsioni!
Janë të dëshpëruar se në këtë vend nuk do të jetojnë dot kurrë pa paguar ryshfet për të marrë shërbimet që u takojnë.
Po, jo të gjithë janë të ligj në këtë vend. Jo të gjithë janë hajdutë e maskarenj.
Dhe, mbi të gjitha, a nuk ka rrugë më të mira e më të drejta sesa pushka?
Ju të gjithë që mbështesni vrasjen e gjykatësit apo dhunimin e mjekut, përse nuk bëheni bashkë, do të vij edhe unë që nuk e mbështes vrasësin, dhe të protestojmë para gjykatës apo spitalit, kundër korrupsionit?
Ju që kërkoni vrasjen e ministrave se janë të korruptuar, përse nuk votoni kundër qeverisë, për ta shkarkuar nga detyra?
Ju që kërkoni vrasjen e deputetëve, përse nuk votuat për të zgjedhur njerëz me të mirë se këta që janë në Parlament?
Pushka më e mirë për të vrarë korrupsionin është vota njerëz, është reagimi qytetar, është ngritja e zërit dhe grushtit!
Dy fjalë për ata injorantë që dje komentonin pro atentator...
Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen...
Një ngjarje e rëndë, ndoshta më e rënda në 35 vite ka ndod...
Që të mos them që opozita nuk ka figura potenciale për kandi...
Maskat ranë. Politika është eksperiencë dhe parim! Në fi...
Retrospektivë, gusht 1998. Prokurori i Përgjithshëm akuzo...
Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeveri...
Si shpjegohet që në mbi dhjetë vjet Partisë Demokratike i ...
Në politikë shpeshherë thuhet se liderët lindin të tillë. ...
Në fillim të javës, Asambleja e Shoqatës “Tirona” zgjodhi ...
Të rinjtë që zotohen për një politikë ndryshe nuk kanë mungu...
Do doja të flisja për veten, meqenëse unë vetë kam shprehur ...
nga Iris BEQIRI Shtatori ka nisur plot zhvillime për poli...
Në një dalje në një televizion publik, nga të rrallat shfa...
U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara ësh...
Dekreti i presidentit Bajram Begaj, publikuar më 1 tetor, ...
Dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhjet në 6 bas...
Erion Veliaj është shkarkuar bazuar në nenin 62 të Ligjit ...
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë kurrë nuk do të jenë më të f...
Opozita shqiptare duket se nuk është ende e qartë dhe mesa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...