Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk ka njoftuar një datë për betimin e anëtarit më të ri të Gjykatës Kushtetuese. Nga procedurat e ndjekura nga Gjykata e Lartë u shpall fitues anëtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi.
Asim Vokshi, aktualisht anëtar i Gjykatës së Lartë, mori më pak vota nga kolegët e Gjykatës së Lartë, sesa Naureda Llagami.
Pra, trupa e Gjykatës së Lartë zgjodhi Naureda Llagamin dhe jo Asim Vokshin.
Por Gjykata e Lartë në fund të vlerësimit zgjodhi Asim Vokshin si anëtar të Kushtetueses, edhe pse ai mori më pak vota se rivalja e tij në garë Naureda Llagami. Për kapërcimin e kësaj pengese, Sokol Sadushit i shërbeu pikëzimi i bërë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryetar i të cilit është prapë Sokol Sadushi.
Përfundimi i procedurave mbetet në dorë të Presidentit Begaj, pasi betimi duhet bërë te Presidenti.
Asim Vokshi do të zëvendësonte me atë rast vendin bosh të Holta Zaçes, duke i hapur rrugën edhe zgjedhjes së kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Por Llagami, e cila sipas Sadushit mori 8 vota, (në një kohë që për t'u emëruar duheshin 9 të tilla), ka vënë në lëvizje Gjykatën Administrative dhe synon vendin në Kushtetuese, pasi pretendon se një votë u shpall qëllimisht e pavlefshme për të ndryshuar rezultatin.
D.m.th. Sokol Sadushi pasi pikëzoi më shumë Asim Vokshin në KED, nxori që njëra votë e një anëtari të Gjykatës së Lartë për Naureda Llagamin është e pavlefshme. Kështu nga 9, Llagamit i bëhen 8 vota. Dhe fitues shpallet Asim Vokshi.
Llagami me atë rast ka ankimuar vendimin e Sadushit duke kërkuar nga Gjykata Administrative pezullimin e procesit, derisa të shqyrtohet themeli i padisë së saj. Në këtë konflikt doli publikisht një ditë më parë vetë Sokol Sadushi, i cili duke folur në emër të Gjykatës së Lartë si organ emërtese, e kundërshton këtë proces ankimimi.
Me një sjellje dhe fjalor të paprecedentë Sokol Sadushi po ushtron publikisht presion ndaj Gjykatës Administrative. Sadushi publikisht po i kërkon Gjykatës Administrative që të deklarojnë mungesën e juridiksionit për shqyrtimin e kësaj çështjeje.
Për Sokol Sadushin shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Administrative do të ishte “një tentativë për ndërhyrje juridiksionale të pashembullt dhe potencialisht të rrezikshme për rendin kushtetues”.

Cila trupë e Gjykatës së Lartë ka konsultuar tekstin e publikuar nga Sadushi në media si "qëndrim i Gjykatës së Lartë"?
Sadushi flet në emër të parimit të ndarjes së pushteteve?
Për cilin pushtet e ka fjalën? Për atë pushtetin që deklaron poshtë e lartë me tekstin "vendimet e mia nuk guxon t'i ndryshojë njeri"?
Debati gjyqësor në Gjykatën Administrative do të zhvillohet ditën e hënë, në datë 13 tetor. Pse i duhej ky presioni publik Sokol Sadushit në datë 10 tetor?
Ndërsa Sadushi sillet si pashai i sistemit dhe si Zoti që ndan fatet e karrierave në Gjyqësor, një tjetër gjyq pritet në datë 16 tetor në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Begaj që prej marsit 2025, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të sqarojë situatën se si do të bëhet skema e ripërtëritjes së gjyqtarëve çdo 3 vjet.
Presidenti ka interes të ligjshëm për këtë përcaktim ezaurues, pasi është organ emërtese për 3 anëtarë.
Sipas Sadushit, Presidenti duhet të kishte hapur thirrjen për zgjedhjen e pasuesit të anëtares Sonila Bejtja që në fund të vitit 2024. Sepse Sadushi i di afatet dhe ai e ndan se kur dhe si lindin vakancat e Gjykatës Kushtetuese! Ndaj të gjithë duhet të presin të flasë Sadushi. E kur ai të thotë u hap një vend, të tjerët t'i thonë: na gjej pak kush e meriton.
Presidenti, pas gjullurdisë së ngritur nga Sadushi rreth një vit më parë, kërkoi nga Gjykata Kushtetuese përcaktimin shterues të të gjitha afateve të mandateve ekzistuese. Jo një nga një, kur të vendoste Pashai i Gjykatës së Lartë.
“Presidenti i Republikës shpreson se Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do të ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës”, thuhet në kërkesën e Begajt.
Ndërsa Sadushi ushqehet me deformimin për të cilin flet Presidenti, institucionet e emërtesave duhet t'i kenë të qarta vetë, kryesisht këto afate. Dhe jo t'ia lënë Sadushit barrën e rëndë të llogaritjes së afateve rast pas rasti.
Vonesa për seancën e betimit të Asim Vokshit si anëtar i ri i Kushtetueses, duket se ka lidhje pikërisht me këtë çështje.
Marrja e detyrës së anëtarit të ri duhet të bëhet si pjesë e një procesi të tërë pa cenuar skemën e ripërtëritjes së gjyqtarëve çdo 3 vjet siç e parashikon Kushtetuta.
Gjykata Kushtetuese prej më shumë se 6 muajsh mban në sirtar kërkesën e Presidentit për të cilën duheshin më pak se gjysmë ore për t'u përgjigjur.
Vonesa tregon se as vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk dinë se kur u mbarojnë mandatet? Po le të pyesin Sadushin! Por ta bëjnë pyetjen të gjithë njëkohësisht. Jo tek e tek, kur Sadushi t'u ketë gjetur zëvendësuesit.
Kaq dinjitet edhe mund ta gjejnë!
Duhet ta kishin gjetur prej muajsh, në fakt, dhe të mos i bënin kapicë hallet siç i kanë bërë.
Katër të mitur dhe një 19-vjeçar janë proceduar penalisht ...
Edison Memolla ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme,...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Kastriot Ismail...
Një çift turistësh nga Zvicra raportohet se kanë humbur në...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka ...
Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi shpërndant...
Një 56-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqan...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Sot po mbahet finalja e garës ndërkombëtare për Parkun e B...
Jamarbër Malltezi ka folur për projektligjin për “Menaxhim...
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj ka folur në l...
Florjan Binaj është larguar nga emisioni Piranjat pas kand...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se Shqipëria ka dalë...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e hënë do ...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar në li...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga aksioni ...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, në përfaqësim të pesë kom...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në rrjete sociale ka sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...