Deri ku mund ta ndryshojmë estetikisht veten tonë?!
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...

Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 49%. OECD
Gratë dhe vajzat mbeten më të ekspozuara ndaj bullizmit digjital-OBSH
Ekrani hyri në jetën tonë pa paralajmërim. Në fillim ishte televizori, më pas kompjuteri, dhe më vonë telefoni që nuk po e ndajmë më nga dora. Por ndryshe nga teknologjitë e mëparshme, smartfoni nuk është më një pajisje, është një botë më vete. E merr kudo, e sheh kudo, lexon, flet, këndon, zgjohesh, fle, po me të. Fëmijët, që dikur kalonin orë të tëra duke lozur apo edhe para televizorit, papritmas kishin në duar një dritare që i lidhte me gjithë botën dhe në të njëjtën kohë, e sillte botën te ta.
Shumë prindër u lehtësuan kur zbuluan se një tablet apo telefon mund të mbante një fëmijë të qetë për orë të tëra. Në dukje, asgjë e keqe. Por askush nuk e pyeti veten nëse kjo ishte e sigurt. Nuk kishte udhëzime, nuk kishte studime, vetëm një ndjenjë kolektive sigurie: të gjithë po e bëjnë, pra duhet të jetë në rregull.
Në të vërtetë, as kompanitë e teknologjisë “kurth” nuk kishin bërë kërkime serioze mbi ndikimin e produkteve të tyre në shëndetin mendor të fëmijëve. Kështu, një brez i tërë u rrit si pjesë e një eksperimenti të pashpallur, ku teknologjia të mësonte më shpejt se prindi e mësuesi dhe fëmijët u bënë përdorues përpara se të bëheshin të vetëdijshëm.
Në vitin 2024, studiues nga Digital Transformation for Health Lab (DTH-Lab) i OBSH-së për Europën (WHO Europe) ndërmorën një analizë të politikave për të kuptuar se si vendet po mbrojnë të rinjtë nga dëmet që sjell qëndrimi me orë online dhe nëse vendet po e shohin siç është këtë problem: alarmant dhe po mundohen të ofrojnë rregulla për lundrim digjital të sigurt.
Arsyeja është fare e thjeshtë. Ndërsa brezat e rinj sot jetojnë më së shumti "online", sistemet tona arsimore, ligjore dhe shëndetësore ende funksionojnë me burokracinë e modelit "offline”.
Nëse fëmijëria dhe adoleshenca përbëjnë një periudhë vendimtare për shëndetin mendor, pasi rreth 75% e çrregullimeve mendore shfaqen para moshës 24 vjeç, (OBSH), roli i teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të të rinjve, nuk është më çështje statistike apo mburrje inovacioni, por është problem i madh social dhe çështje e shëndetit publik.
Në Shqipëri, mbi gjysma e popullsisë 50.7 % përdor rrjete sociale, kryesisht "Facebook" dhe "Instagram".
Teknologjitë digjitale kanë ndryshuar konceptet e prindërimit, shoqërimit, komunikimit, ndërveprimit, duke normalizuar dhunën, urrejtjen, tjetërsimin, indiferencën ndaj së keqes. Të rinjtë e sotëm jetojnë në një botë me të tjera koncepte kohe dhe distance, në betejë të vazhdueshme për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.
Franca, Irlanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar po e trajtojnë përdorimin e tepërt të ekraneve si një rrezik për shëndetin, duke ndërmarrë masa parandaluese dhe edukative.
Por shumica e vendeve, përfshirë Shqipërinë, nuk e kanë përfshirë ende sektorin e shëndetësisë në politikat për sigurinë digjitale.
Sipas hartës politike të përgatitur nga DTH-Lab i WHO Europe, shumë vende kufizohen në moderimin e përmbajtjes, duke mos adresuar rreziqet që burojnë nga vetë platformat.
Shqipëria, Azerbajxhani, Hungaria, Irlanda dhe Polonia përqendrohen në bllokimin e përmbajtjes së dëmshme, por nuk ndërhyjnë në mekanizmat e algoritmeve që krijojnë varësi dhe ndikojnë në sjelljen e të rinjve.
Në anën tjetër, Franca ka vendosur pëlqimin prindëror për përdorimin e rrjeteve sociale, filtra të parainstaluara në pajisje dhe përgjegjësi ligjore për platformat online.
Mbretëria e Bashkuar, përmes Ligjit për Sigurinë Online, detyron platformat të raportojnë algoritmet, të mbrojnë të miturit dhe të sigurojnë transparencë të plotë.
Një nga gjetjet më të rëndësishme të WHO Europe është mospërfshirja e sektorit të shëndetësisë në hartimin e politikave digjitale. Platformat ndryshojnë çdo javë dhe pa dyshim teknologjia s’është armiku. Por ngadalësia dhe indiferenca po e kthejnë urrejtjen dhe kërcënimin online në armën më të rrezikshme shfarosëse të një brezi.
Nëse nuk ecim me shpejtësinë e inovacionit, do të mbetemi pas në luftën për një hapësirë digjitale të shëndetshme e njerëzore.
Shqipëria ka ecur me "hapin e kohës”, të teknologjisë digjitale, me programe kodimi, trajnime TIK, risi aplikacionesh, por mungon ura lidhëse, një qasje të integruar që përfshin rrezikun që sjell për shëndetin mendor ekspozimi i gjatë online. Urrejtja, mpirja, ankthi po i jep formën më të rrezikshme shoqërisë, më shumë sesa arsimi apo arti.
Rregullimi nuk është censurë, është mirëqenie, shëndet i individit dhe siguri se zhvillimi nuk do të na kthejë në barbarizëm.
Për vite e breza të tërë, shoqëritë sado të ndryshme kishin një të përbashkët: mbrojtjen e fëmijëve si interesin më të lartë.
Por ja që duke u zhvilluar, krijuam një botë virtuale, ku të gjithë jemi të ekspozuar ndaj një universi që nuk e kuptojmë plotësisht.
Sot, provat janë tronditëse: një fëmijëri dhe rini e lidhur pas smartphone po dëmton mendërisht një brez të tërë.
Dhe pyetja që mbetet është e thjeshtë.
A jemi në rregull me këtë kompromisin e lirisë online pa kushte? /CNA
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...
Tek afera Pacolli-aeroporti i Vlorës janë disa pika të err...
Edvin Më foli mirë Gjon Marka Gjoni, por unë s’ia përfill...
Kandidati që kërkon t’u japë qytetarëve një të ardhme që a...
Rilindja do të maskojë më tej qëllimin e mbrapshtë të proj...
Raportet periodike të OSBE/ODIHR, shoqërisë civile, BE-së ...
"Harbut" përdoret ende sot si sharje ose si përcaktim i sj...
Kohët e fundit po ndjek me shumë shqetësim sulmet që po nd...
Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të kon...
Presidentja e Komisionit Europian përfundoi vizitën e saj ...
E veçanta e zgjedhjeve të pjesshme vendore të këtij viti, ...
Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar ...
Shqipëria nuk është më një vend i fshehur në marrëdhëniet ...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë padinë e Erion ...
Jo pak kolegë gazetarë që kaluan kufirin me Serbinë, përve...
Rënia e 9 nëntorit si datë zgjedhjesh, pavarësisht arsyeve...
Në ekzistencën e çdo partie vjen një çast kur duartrokitje...
Vendimi i Presidentit Bajram Begaj për të dekretuar 9 nënt...
Ky, titulli ''Dëshmor i Atdheut'' është bërë tashmë bajat ...
Është shumë interesante përmbysja që sjell Florian Binaj m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...