web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horror apo komedia e radhës nesër në Gjykatën Kushtetese

30 Tetor 2025, 19:56, Opinione Avokat Kastriot Frashëri

Horror apo komedia e radhës nesër në Gjykatën Kushtetese

Nesër në godinën u është instaluar Gjykata Kushtetuese instanca e fundit e ngarkuar me kontrollin ndaj akteve të nxjera dhee pajtueshmërisë së tyre me dispozitat kushtetuese do të luhet komedia më e çuditëshme e ndodhur ndonjëherë që prej krijimit të saj në Shqipëri.

Ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht ku aktorë janë palët në procesin kushtetues, por këtë herê aktorët kryesorë janë vetë komedianët e njohur si anëtarët e kësaj gjykate bëmë madhe të cilët kane vendosur që show në sallën e saj të mbledhjeve plenare këtë herë do tejkalojë edhe intrigat dhe dramat e aktetve dhe tragjedive të Shakespeare. 

Ata kanë thirrur neser në sallë të jetë prezent lali Eri, alias Erjon Veliaj, një ish funksionar i lartë që eshte caktuar te qendroje ne burg per 13 akuza te renda penale penale.

Pra, shfaqja e nesërme eshte nje HORROR që turpëron shtetin shqiptar. Pse turpëron dhtetin shqiptar? Sepse një ish-funksionar i lartë pavarësisht guximit të tij fëmijnor, nuk mund të futet me prangat e drejtësisë në atë sallë dhe askund tjetër, vetëm në sallën e drejtësisë penale të GJKKO, që e ka autorizuar ligji. Kjo praktikë, në fakt është më shumë çeshtje etike, sesa proceduriale. Por komedianët duan lavdi dhe emocionr ne shfaqje.

Drejtësia kushtetuese nënkupton tërësinë e institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e rendit juridik të një shteti. Ajo njihet ndryshe me termin “Rojë e Kushtetutës”. Për këtë arsye, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese për të kontrolluar procesin ligjvënës është cilësuar si kurorëzimi i shtetit të së drejtës.

Prirja për të vënë nën kontroll kushtetues veprimtarinë e legjislativit, dhe të çdo organi tjetër me vendime klienteliste, precedente gjyqesore po bëhet çdo ditë e më e dukshme gjatë kësaj dekade duke mos respektuar sovranitetin e  ligjvënësve, autoritetin e institucioneve të shtetit dhe të drejtat dhe liritë themelire të shtetasve të këtij vendi. Prandaj edhe roli i institucionit të Gjykatës Kushtetuese sa vjen dhe po bëhet më qesharak në sytë e publikut. Është e vështirë të mendosh se çfarë motivi i brendshëm i ka shtyrë këta gjyqtarë të ndërmarrin një akt të tillë që turpëron themelet e shtetit të së drejtës sepse Erjon Velisë nuk mendoj se i është shkelur ndonjë e drejtë ai ndodhet i arrestuar për konsumimin e disa veprave penale të cilat janë kualifikuar nga të gjitha nivelet e gjykatave tona të cilat kanë vendosur që ai të qëndrojë në masën e sigurimit personal "arrest në burg" dhe në këto kushte nuk mund të ushtrojë detyrën e tij? Për këtë arsye ai është shkarkuar konform ligjit organik për weverisjen vendore!

Çfarë do të bëjë gjykata nesër do dalë mbi të gjitha vendimet e gjykatave të vendit dhe ta kthejë në detyrë një hajdut dhe mashtrues të provuar gjatë gjithë fazave të hetimeve paraprake të përcaktuara nga Kodi i Procedures Penale ne krye të Bashkisë Tiranë? A kanë moral këta gjyqtarë që luajnë telenovela të tilla duke i dërguar shkresë Erion Veliaj në qeli, si palë në proces, duke e pyetur nëse do që të jetë i pranishëm në seancë pa harruar edhe të  informojnë edhe Drejtorinë e Burgjeve "duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim".

Erjon Veliaj për të mbuluar në publik efetet e paudhësive të tij mund të lëvizë çdo gur por një institucion serioz i cili mbahet në krye të piramidës se pushtetit gjyqësor si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë kurrë nuk mund ti lejojë vetes përdhosjen interesit publik. 

Erjon Veliaj ka patur një portofol publik të cilin ja dha Partia Socialiste dhe vetë ajo ja hoqi pasi u njoh me bëmat e tij nëpër gjykata për të kërkuar lirimin nga qelia. Ndërsa ky nastradin kërkon të kthehet në detyrë duke e konsideruar  shkarkimin e tij të kundraligjshëm, a thua se po luan me kukulla. Një mendësi e tillë tejkalon formimin adoleshent, por  kjo nuk èshtë çeshtja jone, përse Veliaj nuk e kupton që mandatin e ka marë nga socialistët dhe jo nga shitësit apo fermeret që kultivojnë fiq.

Horror apo komedia e radhës nesër në Gjykatën Kushtetese
Nastradini

Unë nuk mund të shoh filxhanin se kush e këshillon Erjon Veliajn në këto sipërmarrje të pamendura të cilat çdo ditë e më shumë e kanë zvogëluar atë jo vetëm në sytë e zgjedhësve të tij, por edhe të socialistëve, si një mashtrues dhe hajdut të paparë ndonjëherë në historinë e Bashkisë Tiranë.

Nesër nuk kam për ta ndjekur komedinë kushtetuese sepse është më mirë ti kthehem Shekspirit apo Dantes sesa të dëgjoj bëmat e lalit në Pallatin e Kushtetutës.





17:12 Opinione Osman Stafa

Dy botë në një shtet

Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë....

22:55 Opinione Lutfi Dervishi

Ditar i Diellës

Kina kërcënon Shqipërinë! Sot në mëngjes, ndërsa po bëja ...

Lajmet e fundit nga