web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autoriteti i dosjeve që mbron xhelatin “Velo” duhet të japë dorëheqje!

25 Tetor 2025, 10:02, Opinione Besim Ndregjoni

Autoriteti i dosjeve që mbron xhelatin “Velo” duhet të

Rilindja komuniste që ka pushtuar pushtetin vendor me votat e manipuluara me pushtet, tani ka filluar të nderojë xhelatet e djeshëm, inkuizitorët që për një fjalë goje të internonin gjithë jetën jo vetëm atë që foli, por dhe familjen e tij. Xhelatët mbasi i internonin familjet e varfra shqiptare siguronin privilegje për karrierën e tyre në sundimin diktatorial! Institucionet që u krijuan formalisht nga PS, se po merren me të kaluarën u blinduan me drejtues të PS-së dhe me halabakë që vinin nga shtresa antikomuniste dhe i shërbejnë rrogës së tyre dhe aspak të vërtetës! Para pak ditësh doli nga Këshilli Bashkiak i Lushnjës, një nderim ndaj një ish-kryetari Komiteti ekzekutiv të Lushnjës në vitet ‘80, i cili si kryetar i Komisionit të Internimeve-Dëbimeve që ia jepte posti i lartë në drejtimin e diktaturës ka kryer internime në këtë qytet që ishte në vëmendjen e diktatorit për arsye se mbulonte prodhimin bujqësor për gjithë vendin! Por që ishte dhe vendi ku shumë fshatra të këtij rrethi ishin përcaktuar vende internimi sidomos për veriorët armiq të diktaturës enveriste! Mbasi Lushnja shumica ishte kënetë dhe këto familje fisnike veriore do ta kthenin kënetën në tokë bujqësore. Media e bëri problem nderimin e këtij kryetari të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës Gjergj Velo- u intervistua Koreshi deputet- u intervistua i internuari në Lushnjë Ilir Cullhaj- dega e PD-së në Lushnjë heshti që mbron të djathtën dhe sot na del me një dekleratë Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe pa u skuqur nga morali, deklaron se kryetari i Komisionit të Internimit të Lushnjës nuk përfshihet në statusin e këtij institucioni.

Ky institucion që s'ka lënë dosje të viktimave të komunizmit pa hapur e publikuar, që i ka telendis të burgosurit politikë që nën diktatin e xhelatëve të komunizmit kur dilnin para pushkatimeve ishin të detyruar të firmosnin për të shpëtuar jetën! Ky institucioni qesharak hap dosjet e viktimave të të internuarve dhe të burgosurve, dhe të pushkatuarve që iu ndaluan të drejtat njerëzore mbi 800.000 shqiptarëve, por xhelatëve që kryen krime, nuk jua hapi dosjet e krimit! Dhe këta xhelatë e bijë ekzekutorësh u përfshinë në politikëbërje. U bënë deputetë nën mbrojtjen e këtij institucioni politik që nuk u hapte dosjet e krimit që kishin kryer këta kriminelë, mbajtësit e fortë të trashëgimisë së enverizmit, dosjet e ekzekutorëve të mbi 10.000 shqiptarëve, të pushkatuar, mbi 6000 nuk u janë gjetur eshtrat e që përbuzën sot nga rilindja komuniste, ky institucion nuk i hapi dosjet e tyre kriminale, të njihej shoqëria shqiptare me krimet monsturoze që kishin kryer mbi popullsinë e pafajshme.

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë i drejtohet publikisht këtij institucioni: Jepni dorëheqje se po mbroni xhelatet dhe kriminelet e diktaturës, jeni kthyer në një institucjon qesharak tragjik duke mbrojtur xhelatët e duke përbuzur viktimat. Përse nuk hapnin dosjet e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë që i kanë shërbyer diktaturës! E për çfarë na duhet ky institucion ku përçmon viktimat dhe mbron xhelatët që kanë kryer krime dhe kanë shkatërruar tre breza familjet antikomuniste!

Si nuk turpërohet ky institucion kur ka harxhuar qindra mijëra dollarë për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve, dhe mashtron qindra familje se në fund të dhjetorit do të marrin leje të shikojnë 5 vende ekzekutime- dhe këto vende nuk i ka zbuluar ky institucion, por familjet që kanë mbi tri dekada që kërkojnë eshtrat, dhe Prokuroia e Përgjithshme tallet si në diktaturë, dhe përgjigjen e këtij institucioni është “nuk lejojmë t'i gjeni eshtrat se i ka vrarë shteti” ky institucion i drejtësisë njeh shtetin komunist dhe etikon viktimat si terroristë, dhe familjet antikomuniste sorollaten me gënjeshtrat e këtij institucioni që mashtron me fjalë të bukura kur në këto familje po shuhet brezi i tretë pa gjetur varret!

Pse nuk i hapni dosjet e hetuesve dhe prokurorëve, gjyqtarëve të diktaturës që sot na drejtojnë politikëbërjen dhe Gjykatat e Prokuroritë e këtij shteti aspak demokratik, por diktatorial!

Pse nuk hapni dosjet e hetuesve të sigurimit të shtetit që janë deputetë në parlament dhe na bëjnë dhe reformën në drejtësi! Pse nuk hapni dosjen e Prokurorit të diktaturës që drejton Shkollën e Magjistraturës dhe na del në media si hartues i Kodit Penal, dhe e ka kthyer Shkollën e Magjistraturës në një shkollë partie, ku u mohon dijen djemve dhe vajzave që nuk i shërbejnë partisë shtet. Hapni këto dosje që të njohin shqiptarët se kush i drejton këto institucione në demokraci. Ata që dje vrisnin, burgosnin, torturonin antikomunistët sot na janë bërë pasha në demokraci.

Kujt i shërbeni zotërinj të Autoritetit të Dosjeve, xhelatëve të diktaturës të djeshëm që syrgjynosën 40% të antikomunistëve shqiptarë dhe i lanë pa varre, apo të vërtetën që u ka ndodhur këtyre shqiptarëve!
Ky Autoriteti i Dosjeve që mbron xhelatët e tipit Velo duhet të japë dorëheqje.

Vetëm Autoriteti i Dosjeve nuk e ditka se kryetari i Komitetit Ekzekutiv ishte dhe kryetar i Komisionit Internim- dëbimeve! Krimet që kryen kundër shqiptarëve nuk fshihen me ligje që aprovojnë pasardhësit e ekzekutorëve dhe xhelatët e djeshëm zotërinj të Autoritetit të Dosjeve, e pakta që mund të bëni të largoheni nga manipulimi i dosjeve se i shërbeni së vërtetës me largimin tuaj, justifikoni se jeni njerëz dhe jo shërbyes të pushtetit të krimit.

Gjaku i pafajshëm i antikomunistëve thërret:

 Diktatura po troket. Kambanat bien për të gjithë ne. 





16:00 Opinione Majlinda Bregu

Nga "like"-u tek ankthi

Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...

14:35 Opinione Elvi FUNDO

Shënim/ Harbut

"Harbut" përdoret ende sot si sharje ose si përcaktim i sj...

Lajmet e fundit nga