Më berishistë se Berisha, më demokratë se demokracia
Kur kandidatët “e pavarur” të këtyre zgjedhjeve, ata që ka...

Lexon CV-të dhe arsimimin dhe formimin intelektual të kandidatëve “të pavarur” që garojnë me mbështetjen e PD-së dhe nuk di nëse duhet të qeshësh apo të qash.
Janë njerëz pa lidhje me politikën, pa lidhje me qytetin, pa lidhje me dinjitetin. Disa s’i njeh askush, disa të tjerë njihen për arsyet e gabuara, disa të tjerë njihen vetëm për shkak të ambicies personale, jo për kontributin e tyre qytetar. Dhe pastaj dëgjon PD-në të thotë me krenari: “Ne mbështesim kandidatura qytetare!”
Në fakt, ky është momenti kur kupton pse opozita as përbën alternativë, as frymëzon e as fiton dot. Sepse përzgjedhja e kandidatëve është kthyer në një proces poshtërues për vetë demokratët dhe qytetarët. Kur ti thua se do ndryshimin, por dërgon në garë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me partinë, madje kanë qenë historikisht kundër saj, që s’kanë ndryshuar as veten, e jo më sistemin, në fakt i fyen qytetarët dhe i poshtëron idealet e tua. Kupton që përzgjedhja e këtyre individëve është një sinjal i qartë: nuk ka dëshirë për ndryshim, nuk ka respekt për qytetin, nuk ka asnjë sens të përgjegjësisë publike. Thjesht duhet ruajtur me çdo kusht status quo-ja dhe stanjacioni!
Gjithë kjo histori më ngjan me atë rastin kur fut dorën në qesen me domate dhe në vend të domates kap sallatorin!
Sallatorët nuk janë të këqinj, madje janë të shijshëm, por sallatorët që ka kapur kësaj radhe PD nuk bëhen dot as sallatë e as tarator.
PD në vend që të prezantojë kandidatë me integritet, vizion dhe lidhje me qytetarët, ajo prodhon një sallatë, ku çdo emër është një kompromis, një favor apo një përpjekje për të mbuluar boshllëqet e vetë strukturave partiake me shpresën se mos ndonjëri i shpëton syrit të publikut.
Rezultati dihet: një opozitë një opozitë e humbur në logjikën e saj, e paaftë të krijojë besim dhe respekt dhe që nuk di të zgjedhë njerëzit e duhur, nuk mund të paraqesë asnjë alternativë reale dhe jo vetëm që nuk fiton dot, por as nuk bind më askënd se përfaqëson diçka serioze.
Sepse kur fut dorën, kap dhe mbështet frutin, zarzavaten apo perimen e gabuar, as dora nuk ngelet e pastër, as produkti del i mirë.
Vetëm turp dhe zhgënjim politik!
Kur kandidatët “e pavarur” të këtyre zgjedhjeve, ata që ka...
U habita shumë kur lexova që dje, në mbledhjen e grupit pa...
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që të vritet një gjyk...
Rilindja komuniste që ka pushtuar pushtetin vendor me vota...
Disa krerë demokratë kanë pranuar disa poste nga qeveria. ...
Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por ...
Ende nuk arrij të kuptoj se si ia doli Fatmir Xhafaj, dhe ...
Ai është një qytet vërtet i çuditshëm. Ndërtesat nuk janë ...
PD nuk nxori (dot) një kandidat për Bashkinë e Tiranës, se...
Sot në mëngjes, ndërsa po bëja "scroll" për të parë sa i g...
Ai që del me fjalime patetike, me programe të marra nga Ch...
Krahas të tjera arritjesh, nënshkrimi i marrëveshjes së Pa...
Në një peizazh të çoroditur fjalësh të derdhura kuturu faq...
Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka ...
Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja...
Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...
Tek afera Pacolli-aeroporti i Vlorës janë disa pika të err...
Edvin Më foli mirë Gjon Marka Gjoni, por unë s’ia përfill...
Kandidati që kërkon t’u japë qytetarëve një të ardhme që a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...