Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...

Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer një gjyq publik. Dhe zakonisht, ky gjyq bëhet shumë përpara se të flasë drejtësia. E njëjta histori po përsëritet tani me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është vënë në qendër të një fushate politike që po e trajton hetimin si dënim. Opozita shqiptare u përfshi me shpejtësi në këtë valë akuzash, pa pritur e pa parë asnjë dokument zyrtar. Të gjitha deklaratat politike të ditëve të fundit janë ndërtuar mbi pasazhe të pjesshme të dosjes hetimore, që përmbajnë komunikime telefonike mes Ballukut dhe vartësve të saj. Por kushdo që i lexon me kujdes, e kupton se këto nuk janë prova korrupsioni. Nuk flitet për para, nuk ka biseda për favore, nuk përmenden dhurata apo ndere. Janë thjesht komunikime të një ministre, që kërkon rezultate dhe u kërkon llogari njerëzve të vet. Dhe këto mesazhe tregojnë më shumë për mënyrën sesi funksionon një drejtues me ambicie, sesa ndonjë situatë korrupsioni.
Në një administratë shpesh të ngadaltë, Balluku ka qenë ndër të paktët që njihet për insistimin për ta çuar çdo projekt deri në fund dhe ndoshta kjo ka ngjallur xhelozinë brenda dhe jashtë opozitës, që kryesisht si armë përdor pjesë të shkëputura të dosjeve hetimore. Duhet theksuar se në qendër të gjithë kësaj historie është tuneli i Llogarasë, një vepër që ka ndryshuar ndjeshëm infrastrukturën e vendit dhe turizmin në jug. Opozita e Sali Berishës kërkon ta paraqesë si një aferë të dyshimtë, por faktet flasin ndryshe. Nëse procedurat e tenderimit do të kishin qenë të paligjshme, logjika më e thjeshtë ekonomike thotë se kompanitë e skualifikuara do të ishin ankuar. Do të kishim parë ankesa në media, në Komisionin e Prokurimit Publik apo në gjykata. Por kjo nuk ka ndodhur. Nuk pati asnjë ankesë zyrtare, as ndonjë reagim publik nga kompanitë pjesëmarrëse.
Tuneli u ndërtua nga kompania turke A S L ?N?AAT, e cila drejtohet nga biznesmeni Abdulkadir Kart, një emër i njohur në Turqi dhe ndër më të afërtit me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Sipas dosjes hetimore, vetë Kart është përmendur si një investitor i rekomanduar personalisht nga Erdogan në vendet mike të Turqisë – dhe Shqipëria, pa dyshim, është një prej tyre. Në këtë kontekst, nuk është e çuditshme nëse nga pala turke ka pasur nxitje që projekti të përfundohej në afat, madje me insistim diplomatik. Mund të ketë pasur “nxitim” në procedura, por kjo nuk përbën korrupsion. Është pjesë e marrëdhënieve të ngushta mes dy qeverive, e ngjashme me mënyrën se si veprojnë shumë shtete kur kanë kompani të veta në tregjet partnere. Në fund të ditës, ajo që del nga dosja e SPAK deri më tani është një tablo e përpjekjeve për t’u përballur me ngërçet e administratës dhe për të përfunduar një vepër të madhe infrastrukturore. Nuk ka asnjë element që të tregojë pasurim të paligjshëm, favorizim apo ndikim përfitues në tender.
Nëse duam të flasim për korrupsion të mirëfilltë me asfaltet, kujtojmë vetëm një rast në historinë e afërt: Rruga e Kombit, ndërtuar gjatë qeverisjes së Sali Berishës, që sipas auditimeve shkaktoi një dëm publik prej 230 milionë eurosh. Aty pati dokumente, fatura të fryra, kompani fantazmë dhe një dëm real financiar për shtetin shqiptar. Pikërisht kjo ështe faturë e mirëfilltë korrupsioni.
Në rastin e Belinda Ballukut, nuk kemi asnjë nga këto elemente. Kemi vetëm një hetim që po ecën dhe një valë politike që kërkon ta dënojë para kohe.
Është e shëndetshme që SPAK të hetojë këdo, pa përjashtim. Por po aq e rëndësishme është që hetimi të mos shndërrohet në armë politike. Sepse dënimi moral përpara se të ketë prova, është po aq i rrezikshëm sa mungesa e drejtësisë vetë. Dhe në fakt duket se SPAK e ka kthyer në ‘sport’ këtë punën e publikimit të dosjeve hetimore, pikërisht për ta ushqyer politikën e ditës.
Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kish...
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur p...
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pj...
E shkruaj këtë tekst nga një bindje e kthjellët konser...
Sot vij me dy burime që më udhëheqin: Kushtetutën që më de...
Reforma në Drejtësi përbën një nga nismat më të rëndësishm...
Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje d...
Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlanti...
Kinse për t’iu kundërvënë “historisë komuniste”, ja se si ...
Në Shqipëri, procesi i pranimit në Bashkimin Europian nuk ...
E vlerësojnë për "kontributin në PS", ndërkohë që PS-ja e so...
Sali Berisha flet vazhdimisht kundër SPAK!Por... Ja sesi ...
Midis fundit të tetorit 1940 dhe prillit 1941, Jugu i Shqi...
Gjatë këtyre 35 viteve nuk u bë drejtësi për krimet e komu...
Nuk qe e vështirë ta shquaje ndër të tjerët që Fatos Nano ...
Pa diskutim që ChatGPT është një nga zbulimet më të mëdha ...
Është një lodhje që s’ka të bëjë as me trupin, as me orët e ...
Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lën...
Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sand...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...