Reflektim për rezultatet e PISA 2025 dhe pak më gjerë...
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ...

Po përjetojmë një degradim total të situatës politike dhe, pleksur me të, edhe të sigurisë së jetës
së qytetarëve. Kemi arsye të vlerësojmë se vendi ndodhet në një gjendje alarmi. Zhvillimet
politike flasin për një asfiksim gjithnjë e më të madh të interesimit dhe pjesëmarrjes së
shqiptarëve në zgjedhje parlamentare dhe lokale, pikërisht aty ku fillon themeli i shtetit
demokratik. Ndërkohë, derivatet e kësaj situate politike, korrupsionit shtetëror, krimi i
organizuar dhe ai ordiner po bëhen zot brenda institucioneve dhe objekteve nevralgjike të shtetit.
Rreth një muaj më parë u vra gjyqtari Astrit Kalaja, me armë zjarri, brenda sallës së Gjykatës së
Apelit në Tiranë, një gjykatë tepër nevralgjike, në mes të ditës dhe brenda institucionit. Në ato
ditë ngrita me shqetësim çështjen se kur nuk ka siguri njëra nga shtyllat kryesore të shtetit,
sikurse është gjykata, atëherë cila është siguria e shtyllave të tjera të shtetit?
Nuk vonoi, që pikërisht këto ditë, krimi, madje krimi i organizuar, mori trajtat më agresive të
mundshme, duke nxjerrë plotësisht jashtë loje gjithë sistemin e sigurisë publike. Vrasja
mafioze u krye në rrethrrotullimin e brendshëm të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë
Tereza” në Rinas, praktikisht brenda objektit më strategjik të kontaktit dhe
marrëdhënieve të Shqipërisë me botën. Është objekt unik në vend, i cili, normalisht,
supozohet të jetë më i sigurti, për të cilin, të gjitha institucionet dhe strukturat e sigurisë e
të mbrojtjes kombëtare ose kanë pjesën dhe përgjegjësinë e tyre, ose cenohen prej
rreziqeve e kërcënimeve të tilla.
Megjithatë, krimi i organizuar hyri dhe qëndronte aty si në shtëpi të vet, vrau, dogji dhe u largua
në drejtim të paditur, pa pasur asnjë shqetësim. Kur qytetari shqiptar, qoftë edhe më militanti i
pushtetit mëson se drejtuesi i automjetit ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, atëherë
ka të drejtë të dyshojë: Kemi shtet? Kemi polici shteti? Kemi shërbim informativ shtetëror?
Kemi...?
Asgjë nuk lind në terren jo pjellor. Dhe terrenin, pjellor ose jo pjellor, përgatit më shumë se
kushdo, politika.
Politikisht, kishim paralajmëruar disa herë se reformat zgjedhore në vendin tonë janë bërë dhe
vijojnë të bëhen për të ushqyer pazaret politike të dy partive kryesore ku, në vend që fatin e
zgjedhjeve në Shqipëri ta vendosë votuesi, në fakt e vendosin orekset, parapëlqimet dhe pazaret e
politikanëve nëpërmjet sistemeve zgjedhore dhe listave të mbyllura. I kam cilësuar këto një
goditje të rëndë kundër demokracisë, të cilat hapin rrugë për të tjera goditje.
Nuk vonoi dhe në zgjedhjet e pjesshme që u kryen këto ditë në pesë bashki të vendit,
pjesëmarrja ishte 18.45%! Ishte kuota më e ulët e pjesëmarrjes në votime në këto 35 vjet shtet
demokratik. Me këtë prag votuesish, praktikisht mund të thuhet se ky votim ishte plotësisht një
farsë, si për pozitën, ashtu edhe për opozitën.
Por çështja është se pas një viti e gjysmë, vendi do të jetë përsëri në zgjedhje vendore.
Kompromentimi që pamë në këto zgjedhje të pjesshme, me siguri do të bëhet prirje edhe në
zgjedhjet që presim të zhvillohen në të gjithë vendin.
Prandaj është koha ta shpëtojmë vendin nga një degradim dhe kompromentim i mëtejshëm, sa
politik, aq edhe të sigurisë publike. Krimi, duke qenë në bashkëjetesë me segmente të politikës
dhe institucioneve ligjzbatuese, përbën ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare. Ndërkohë,
braktisja e zgjedhjeve nga qytetarët inkurajon drejtpërdrejt kriminalizimin e segmenteve të
shtetit dhe të shoqërisë, sepse fatet e vendit mbeten brenda rrethit vicioz: politikë-krim!
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ...
Ka një ligj të pashkruar në politikë: sa më e turbullt të ...
Elez Biberaj, në datën e lindjes Qashtu siç e patën ndarë...
Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blush...
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? ...
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e deg...
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-t...
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer ...
Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kish...
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur p...
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...