Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ka publikuar rezultatet përfundimtare të testimeve të vitit 2025, ku Shqipëria është renditur në vendin e 69-të nga 80 vende pjesëmarrëse.
Rezultatet e PISA 2025 nuk janë thjesht një lajm i keq. Janë një shuplakë kolektive. PISA 2025 na e tha troç atë që ne bëjmë sikur s’e dimë: sistemi ynë arsimor është në kolaps. Një diagnozë e ashpër e një sistemi arsimor që prej vitesh mbahet gjallë vetëm me optimizëm të rremë, deklarata boshe dhe një heroizëm të heshtur të disa mësuesve që ende besojnë se dija ka vlerë. Jo i rrëzuar rastësisht, por i rrëzuar me duart tona. Me indiferencën, me hipokrizinë, me gënjeshtrat tona të përditshme.
Kush e ka fajin?
Shkolla? Shkolla ka mbetur peng i reformave të bëra në letër, i teksteve të dobëta, shpesh të përkthyera keq, i metodikave që nuk funksionojnë dhe i atyre që e shohin jo si profesionist... Një mori udhëzimesh të paqarta, modele ditaresh, planesh, tabelash, SMIP-i... Po të mateshin rezultatet e dokumenteve, Shqipëria do ishte kampione e Europës. Por kur matet dija…, në fund fare.
Prindërit, që kërkojnë vetëm notën, jo dijen. Që e shohin shkollën si vend ku “fëmija të mos mendojë shumë”, por të kalojë klasën me sa më pak mund; apo si një vend “parkimi” i fëmijës për disa orë, që ata të jenë të lirë. Prindërit kërkojnë nota të larta për fëmijë që mezi lexojnë dy paragrafë dhe protestojnë për çdo notë, apo një lapsus të mësuesve, por jo për faktin që fëmija i tyre nuk ka hapur libër me muaj. Dhe harrojnë se edukimi nuk është shërbim me porosi, por një përpjekje e përbashkët.
Shoqëria? Media? Ato promovojnë modelet më të gabuara: të pasurit pa punë e të pashkollë, të famshmit pa vlera, të fortët pa kulturë. Nxënësi shqiptar sot rritet me mesazhin se shkolla nuk i duhet, se mjafton një video virale për t'u ndjerë i suksesshëm. Pastaj presim që fëmijët tanë të respektojnë dijen? Po si, kur vendi i ka vënë në piedestal padijen?
Universitetet? Të cilat prej 2006 e këtej hapën degët e mësuesisë për maturantët me mesatare 6.5, mesatare nën minimumin e dinjitetit arsimor sot e profesional nesër. Këtu nisën të prishen themelet. Dhe këta që morën degët e mësuesisë, sepse nuk fitonin asnjë degë tjetër më pas do të “mësojnë e edukojnë” brezat e ardhshëm. Me një fjalë: ne po korrim atë që kemi mbjellë.
Nxënësit? Nxënësit nuk kanë më motivim, sepse sistemi nuk u jep arsye ta kenë. Sistemi u ka mësuar një të vërtetë të hidhur: nota blihet me presion, nuk fitohet me mund. Respekti për mësuesin është “opsional” dhe “demode”. Disiplina quhet “shkelje të drejtash” dhe “diktaturë”. Dhe askush s’ua thotë troç se kështu nuk shkohet askund.
Mësuesit? Mësuesit janë shndërruar në robotë dokumentacioni dhe janë zhytur në një det udhëzimesh të paqarta, planesh e ditaresh, korrigjimesh, plotësimi të SMIP-it, komunikimi të përditshëm me prindërit që kanë vetëm një funksion: t’ua zënë të gjithë kohën, t’u thithin të gjithë energjinë aq sa të mos merren dot as me fëmijët e familjet e tyre. Pa të drejtë fjale. Se çdo fjalë thënë një nxënësi konsiderohet bullizim. Pa të drejtë autoriteti. Pa të drejtë të vendosin notën që nxënësi meriton, të nxjerrin një nxënës nga klasa, të kërkojnë mbështetje. Sepse një mësues sot ka vetëm detyra, asnjë të drejtë. Mësuesit sot nuk mund të thonë: “Ky nxënës nuk punon”. Sepse mbi ta rri gjithmonë një drejtori, një prind, një institucion, një kërcënim fizik apo edhe me vendin e punës. Dhe mësuesi është ai që mban përgjegjësinë për çdo dështim shoqëror, që nga analfabetizmi funksional te mungesa e kulturës qytetare. Pse? Sepse është hallka më e dobët e zinxhirit të sistemit arsimor të kalbur e në kolaps.
Në mesditë, mësuesi shkon në shtëpi me fletoret për të korrigjuar, për të bërë ditarin dhe me ndjenjën e një misioni që askush nuk e vlerëson më. Politikanët flasin për arsim “cilësor”, por fëmijët e tyre studiojnë jashtë. Ministrat bëjnë fushata për “arsim profesional”, por nuk dërgojnë asnjëherë fëmijët e tyre në shkolla profesionale.
Dhe pastaj habitemi pse jemi në fund të PISA-s.
Sepse po marrim pikërisht aq sa kemi dhënë: asgjë.
Të rinjtë tanë nuk janë të paaftë. Janë viktima të një sistemi të prishur. I kemi zhytur në konfuzion, i kemi bombarduar me kërkesa të kota, i kemi rrethuar me modele të rreme dhe pastaj i gjykojmë pse nuk “dalin mirë në teste”.
Pyetja e fundit dhe më e dhimbshme: A ia vlen të jesh mësues sot në Shqipëri?
Nëse je gati të punosh në heshtje, shpesh pa respekt, pa mirënjohje, pa mbështetje dhe me një sistem që të lodh më shumë se vetë profesioni, atëherë...
Shqipëria nuk mund të mbijetojë pa mësues, paçka se mësuesia aktualisht është heroizëm dhe jo profesion. Pa ata që ende besojnë se dija ka vlerë dhe që, gjithsesi, përpiqen. Pa ata që, megjithë gjithçka, nuk dorëzohen, kundër sistemit, kundër indiferencës, kundër mungesës së respektit, kundër kaosit. Dhe e bëjnë vetëm sepse ende besojnë se një fëmijë mund të shpëtojë edhe nëse sistemi është i humbur.
Por,... në Shqipëri nuk ia vlen më të jesh mësues.../ CNA
Ka një ligj të pashkruar në politikë: sa më e turbullt të ...
Elez Biberaj, në datën e lindjes Qashtu siç e patën ndarë...
Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blush...
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? ...
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e deg...
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-t...
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer ...
Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kish...
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur p...
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...