Çfarë hamë?! Shqipëria dhe sfida e sigurisë ushqimore!
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...

Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blushi, i cili pretendon se afrimi i të rinjve me fenë është produkt i një vakumi të theksuar identiteti.
Në diskursin publik shqiptar është artikuluar shpesh ideja se rritja e interesit të të rinjve për fenë lidhet ngushtë me varfërinë, pasigurinë ekonomike dhe boshllëqet identitare. Së fundmi e ritheksoi edhe shkrimtari i mirënjohur z. Ben Blushi. Edhe pse ky shpjegim tingëllon bukur, ai mbetet i pjesshëm dhe reduktiv. Fenomeni i religjionit te të rinjtë është shumë më kompleks dhe nuk mund të shpjegohet vetëm si reagim ndaj krizave sociale.
Së pari, studimet sociologjike ndërkombëtare tregojnë se rikthimi i të rinjve drejt religjionit është fenomen global, i pranishëm edhe në shoqëritë ekonomikisht të qëndrueshme. Pew Research Center (2018) raporton se brezi i ri në SHBA, Europën Perëndimore dhe Azi tregon interes të shtuar për spiritualitetin, pavarësisht standardeve të larta të jetesës. Kjo e dobëson argumentin që afrimi me fenë vjen si pasojë e varfërisë dhe e “vakumit identitar”.
Në fakt, siç thekson edhe Emile Durkheim: ‘feja përmbush një funksion themelor shoqëror.’ Ajo krijon kohezion, kuptim dhe orientim moral. Ndërtimi i identitetit nuk është proces aq i thjeshtë sa të kufizohet vetëm në aspektin ekonomik. Ai është një proces kuptimor, etik dhe kulturor.
Në këtë kontekst, të rinjtë shqiptarë nuk po i drejtohen fesë si strehë e dëshpërimit, por si burim qëndrueshmërie morale dhe orientimi jetësor. Kjo shfaqet qartësisht edhe në praktikën fetare. Një i ri që ndjek rregullisht obligimet fetare, leximin e teksteve të shenjta apo jeton me moral, nuk është person i rraskapitur nga dështimi, por individ që ushtron vetëdisiplinë, qëllimshmëri dhe pjekuri morale.
Edhe brenda perspektivës Islame, ideja se besimi lind nga boshllëku bie ndesh me tekstet themelore. Kur’ani e përshkruan njeriun si qenie e krijuar me “fitrah”, me natyrën e brendshme që kërkon lidhjen me Zotin (Kur’an 30:30). Kjo tregon se prirja drejt besimit lind natyrshëm, jo si reagim ndaj diçkaje. Pra, të rinjtë që i drejtohen fesë nuk po kërkojnë “strehë nga realiteti”, por po kërkojnë kuptim dhe harmoni me vetveten, një kërkim që në fakt feja e konsideron pjesë të natyrës njerëzore.
Si përfundim, vlen të ritheksohet se rritja e interesit të të rinjve për fenë nuk mund të shpjegohet thjesht si dëshmi e dëshpërimit social apo boshllëkut identitar. Ajo është shenjë e një fenomeni shumë më të thellë, ku individi kërkon më shumë kuptim, integritet moral dhe marrëdhënie të qëndrueshme me botën dhe me veten.
Andaj, ky interesim nuk është boshllëk, por pjekuri. Nuk është simptomë e dështimit të rinisë, por dëshmi se brezi i ri ende i beson vetes, vlerave dhe udhëzimit shpirtëror. Në një realitet ku pasiguritë rriten, feja nuk është arratisje, por orientim.
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? ...
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e deg...
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-t...
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer ...
Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kish...
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur p...
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pj...
E shkruaj këtë tekst nga një bindje e kthjellët konser...
Sot vij me dy burime që më udhëheqin: Kushtetutën që më de...
Reforma në Drejtësi përbën një nga nismat më të rëndësishm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...