Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-tjetrën, njëra datë 8 nëndori 1941 solli dhe akoma po i sjell fatkeqësi e trauma Shqipnisë, krijimi i Partisë Komuniste, që u bë vegël e hasmit tonë shekullor, serbëve, që shfarosi një popull, që përdori metodat shtazarake, ndaloi me dhunë popullin të mos besonte në Zot, që e shpalli Shqipërinë shteti më ateist në botë, dhe data 11 nëndor 1990 që erdhi për të mos me u kthye kurrë.
Kjo është data më e bukur e jetës. Shqipnia pa këtë datë shkonte drejt zhdukjes.
Ish-i burgosuri politik prej dy dekadash, shkodrani që nuk u tut nga torturat e Sigurimit të Shtetit që i kaloi rininë me vuajtje në Burrel e Spaç, që s'iu nënshtru diktaturës anti Zot të Enver Hoxhës që do të bëjë epokë duke u vrarë frikën shqiptarëve dhe duke u kthyer besimin në Zot!
Shkodra u gdhi me 11 nëndor 1990 nën masën e një shiu që binte rrëke, në muajn e Purgatorëve, nuk mungonin njerëzit në të dielën e parë në vorret e Rrëmajt. Dhe pjesa ma e madhe ishin vorre të vjetra se partia e kish ndalu që në vitin 1975 varrimin aty. Qëllimi i dt. 8 nëndor ishte të zhdukej kjo histori që të shkonte drejt shkatërrimit si varreza. Vrapuan shkodranët me mushama tavoline në të cilën hani bukë, drejt shtëpisë së Dom Simon Jubani, Shkodra atë ditë nuk njihte katolikë apo myslimanë, të gjithë drejtoheshin rreth Priftit të guximshëm, dhe ky gjigant i besimit në Zot, dhe pse shiu vazhdonte të binte ata u grumbulluan reth Simon Jubanit që po bënte mbas 50 vitesh Meshën e parë në Shkodrën e lashtë të Rozafës.
Nuk numërohen njerëzit që drejtohen rreth kapelës së djegur e pa çati, vërtet aty është Don Simoni!
Don Simoni vë kryqin e fshehur nën tavolinë bashkë me pak gjana të ruejtuna ndër vite, pa i shku mendja kur vuante në birucat e Burrelit, se do t'ia arrinte kësaj dite të lumnueme.
Fjalimi i tij ishte piskamë, sot fillon për të gjithë shqiptarët një epokë e re! Shpërndahet fjala në të gjithë Shkodrën ka ardhë mesia. Nuk harrohet fjala e Shën Tomës unë pa e pa Don Simoni me sytë e mi t'u thanë meshë pa vu dorë në plagët e tij që i kanë hap komunistët në trupin e tij nuk besoi.
“Kjo datë është mrekullia!”
Kjo datë do të detyronte diktatorin Ramiz Alia që një muaj më pas të lejonte pluralizmin politikë!
Pa të burgosurit e të përndjekurit politikë Shqipëria nuk do të bante pluralizmin politik, që fatkeqësisht mbas tri dekadave e gëzojnë ata që luftuan Zotin dhe duartrokisnin e krenoheshin me Shqipërinë ateiste!
Kjo datë duhet të jetë ditë kombëtare e besimit në Zot, në këtë datë duhet të ndigjohen këmbanat e kishës, Ezani i hoxhallarve, të përulen me venerim shteti shqiptar para epokës që bani Don Simon Jubani, ai që vuatjen e kthejë në besim dhe jo në hakmarrje.
Shteti shqiptar vazhdon rrugën e 8 nëndorit dhe jo të 11 nëndorit. Sot shteti shqiptar po prish familjen me ligje prindërsh 1, 2! Sot Parlamenti duhet të mbante seancë nderimi ndaj bashkëvuajtësve të Simon Jubanit, dhe jo të nderojë ditën që solli pushtimin e Shqipërisë e ndaloi besimin në Zot!
Gjaku i martirëve të fesë dhe të atdheut, asht fara që sot ka bijtë katolikë e
myslimanë, të vrarë sëbashku në Zallin e Kirit, të lidhun doradorës sot thërrasin:
Bashkohuni vllazën shqiptarë si na këtu që kemi vdekë për liri dhe demokraci të vërtetë.
Nuk ndërtohet demokracia me 8 nëndorin zotërinj pushtetarë, politikanë,
akademikë, intelektualë, demokracia ndërtohet me 11 nëndorin që na kthejë besimin në Zot!
Lavdi të përjetshme Don Simon Jubanit e Shkodrës martire, lavdi të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë që në mes plumbave mbrojtën besimin në Zot, mbrojtën vlerat e larta të familjes shqiptare që pranuan të jepnin jetën dhe jo t'u nënshtroheshin barbarëve që nuk njihni Zot.
Shqiptarë të frymëzuar nga data 11 nëndor 1990 do të mbrojnë familjen, kombin, demokracinë me besimin në të madhin ZOT!
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer ...
Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kish...
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur p...
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pj...
E shkruaj këtë tekst nga një bindje e kthjellët konser...
Sot vij me dy burime që më udhëheqin: Kushtetutën që më de...
Reforma në Drejtësi përbën një nga nismat më të rëndësishm...
Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje d...
Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlanti...
Kinse për t’iu kundërvënë “historisë komuniste”, ja se si ...
Në Shqipëri, procesi i pranimit në Bashkimin Europian nuk ...
E vlerësojnë për "kontributin në PS", ndërkohë që PS-ja e so...
Sali Berisha flet vazhdimisht kundër SPAK!Por... Ja sesi ...
Midis fundit të tetorit 1940 dhe prillit 1941, Jugu i Shqi...
Gjatë këtyre 35 viteve nuk u bë drejtësi për krimet e komu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...