Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? E dini ju sa fituan ata më 1992, se si luftuan e rezistuan në vitin 1997, kur i vunë gjoksin në kuptimin e vërtetë, armëve të kriminelëve të KSHP-ve dhe bandave të caushëve?
E mban mend o Sali Berisha se si të pritën demokratët vlonjatë më 1999, kur dridhej fëmija në bark të nënës, që të kishin bërë disa prita që nga shamizezat komuniste me pirgje zhavori në Novoselë e deri te policia e shtetit që bënte sikur të mbronte.
Djemtë e Vlorës e morën në ballë për ty dhe kurrkush nuk guxoi të të prekte një qime floku se do vente gjaku deri në gju. E mban mend që të vajti gjuha poshtë e desh u mbyte nga emocionet kur pe Sheshin e Flamurit mbushur tej e tej sa nuk nxinte më, duke brohoritur emrin tënd si njeriu i shpresës? E bënë se besonin te ti, se ishte bërë një padrejtësi dhe donin demokracinë. E di se ku janë sot qindra djem, burra, vajza që ishin gati të jepnin jetën për ty dhe shokët e tu?
Sigurisht që nuk e di. Se pushteti për ty është gjithçka. Policia sekrete e Fatos Nanos, pasi ti ike shëndosh e mirë në Tiranë, i ndoqi këmba-këmbës, i burgosi ku mundi, i la pa punë, u terrorizoi familjet, po ata nuk u përkulën. Mbetën pa punë dhe shumë prej tyre kaluan nga Italia deri në Amerikë e u qan zemra për Vlorën e Shqipërinë. Kur demokratët rimorën pushtetin më 2005, askush nuk u kujtua për ta dhe fëmijët e tyre.
Zgjodhe rreth vetes servilë, intrigantë e hajdutë. Pas humbjes më 2013 u bëre “dhuratë” demokratëve Lulzim Bashën, të përkëdhelurin e familjes, “un pezzo di merda” ose “piece of shit.” Ky karagjoz që zot kishte paratë dhe gënjeshtrën e zhyti edhe më thellë në baltë PD-në, duke mbledhur njerëz si vetja e tij. Era që ka lënë ai në mjediset e PD-së është si era e plëncit të palarë mirë, do dekada të ikë nga zyrat tuaja. U duk se kundërrvolucioni në revolucion i dhjetorit 2021 dhe statuti i ri do të bënte edhe Europën e Amerikën të çuditeshin. “O Balo të hëngri tënja se e kishe të ligën brenda”.
Punët e PD-së shkuan zi e më zi. Ata që mblodhe rreth vetes janë si ti, të imitojnë ty, e bëjnë si ti. Në librin e Thimi Mitkos, “Bëleta Shqiptare,” këtu e 170 vjet përpara gjendet dhe ky proverb: “Nuk bëhet vreshti me urata po me kazma e lopata”. Ju dhe ata të listës së famshme që i ke zgjedhur me dorë janë të lumtur se do të bëjnë pallë nja katër vjet pastaj kismet. Ju Belindër, Joridra e të tjerë mos imitoni Flamurët e Tritanët. Po si more Belind të dërgoi Komandanti për lesh e ti erdhe i qethur dhe i rruar? Si nuk i the komandantit ç’është ky i pavarur në Tiranë, kur mua kryesia më ka dërguar (si Diogjeni dikur) të gjej ca kandidatë… Nejse. … Me konferenca nuk merret pushteti e as me llapa-llapa. Parlamentarët e PD-së pak nga pak po fillojnë të ngjajnë me zengjinenë d.m.th. estradë hesapi, mirëpo derri do plumb.
Mirë këto, po ç’borxh u kishin juve të Tiranës, demokratët e Vlorës, që ua diktuat sërish kandidatin, pavarësisht se edhe kryesia e Vlorës nuk bëzajti. Nga na e nxore këtë mollopupin Dioniz, që nuk e njeh as shkalla e pallatit, e nuk ka qenë kurrë demokrat veç një fluger si dikur ata në oborret e shkollave shtatëvjeçare prej teneqeje e kartoni.
Thonë që ka ardhur me rekomandim nga Europa, se atje ka një kushëri që është shok me këtë e atë… Hajde PD hajde! Kush e shiti e kush e bleu Dionizin!!?? Po demokratët e Vlorës, janë MAJA e dininjitetit, benikërisë, mençurisë dhe atdhetarisë! E kanë marrë disa herë në ballë për Berishën, por nuk do bëhen therror edhe për anonimët e Vlorës se ashtu ju do prapanica Flamurëve, Gazëve e Tritanëve.
Vlora nuk është e kuqe e as ka qenë ndonjëherë e kuqe. Por PD-ja në qendër e tradhtoi Vlorën qysh kur ua dorëzoi kollozëve e Patozëve dhe disa palaçove të tjerë.
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e deg...
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-t...
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer ...
Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kish...
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur p...
(Ilustrimi është një montazh mbi pikturën e njohur të kohë...
Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pj...
E shkruaj këtë tekst nga një bindje e kthjellët konser...
Sot vij me dy burime që më udhëheqin: Kushtetutën që më de...
Reforma në Drejtësi përbën një nga nismat më të rëndësishm...
Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje d...
Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlanti...
Kinse për t’iu kundërvënë “historisë komuniste”, ja se si ...
Në Shqipëri, procesi i pranimit në Bashkimin Europian nuk ...
E vlerësojnë për "kontributin në PS", ndërkohë që PS-ja e so...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...