E vërteta e projektligjit “Për barazinë gjinore”, një devijim nga Kushtetuta dhe e drejta e BE-së
Në çdo shtet të së drejtës, ligjet ekzistojnë për të mbroj...

Në Shqipëri po bie shi!
Mediat, një javë rresht, lajmëronin se do të bjerë shi. A thua do të bjerë shi në Sahara. Nevoja për klikime ka bërë që kur vjen puna te moti të përdoren terma: “Dimër Siberian”, “përvëlim afrikan”, “stuhi shkatërrimtare”, “përmbytje apokaliptike”. Qeveria doli me vrap nëpër ekrane e rrjete sociale duke këshilluar: Mbani çadra, vishni çizme, mos u lagmi se ftoheni (çfarë përkujdesjeje, ë?)
Në fakt çfarë po ndodh?
Po bie shi. Shi more shi. Po bie uji që na jep jetë. Jemi në fund të vjeshtës së dytë dhe vendi ishte i tharë. Përrenjtë kishin shteruar tërësisht. Lumenjtë ishin shndërruar në përrenj. Rezervuarët ishin bërë pellgje balte. Liqeni i Fierzës kishte shterur në atë pikë sa kuksianët shkonin me makinë te shtëpitë e vjetra. Toka kishte nevojë për ujë që të plotësojë rezervën që i kemi thithur ne me puse.
E keni parë çfarë po ndodh në Iran? Banorët po evakuohen nga Teherani sepse kanë shterur burimet e ujit,
pasi nuk ka reshje prej një viti. Ndaj, faleminderit Zot që na lëshon ende shi.
Dhe çfarë ndodh kur vjen shiu? Ne ngremë flamurin e fatalitetit, emergjencës dhe fatkeqësisë. Përmbytje dhe dëme në shumë qytete e fshatra.
Pse?
Sepse ndryshimi i klimës ka bërë që reshjet të bien në mënyrë të përqendruar. Shiu i dy muajve vjeshte bie për 24 orë. Kjo shkakton probleme, pa dyshim. Por duhet ta dimë, që situata do të bëhet edhe më agresive dhe ne nuk e ndalojmë dot. Ne duhet të përshtatemi.
Por çfarë bëjmë ne?
Ne ndërtojmë rrugë pa asnjë element mbrojtës e pastaj shemben dherat, bien gurët, uji nuk ka kanale, por rrjedh mbi asfalt…
Ne ndërtojmë nënkalime dhe i lëmë si gropa septike, pa puseta kullimi dhe ngecin makinat si në gracka.
Ne ndërtojmë qytete pa asnjë lloj studimi. Gjej vend bosh e ngri pallate, pa pyetur fare për rrezikun që ka nga përmbytjet.
Planin urbanistik këtu e bëjnë ndërtuesit jo urbanistët.
Ne qytetet i kemi ende me kanalizimet e shekullit të kaluar, dhe që edhe për t'i pastruar kujtohemi kur bie shi.
Ne nuk ndërtojmë elementë infrastrukture për t'u mbrojtur: Duhet të zgjerohen kanalizimet në qytete që të përballojnë flukse të mëdha uji, duhen ndërtuar diga e kanale për të mbrojtur qytetet.
Mirë do të ishte që shiu të binte nga pak e kur të na duhej neve. Por këtë s’e kemi ne në dorë. Ne duhet të dimë si të mbrohemi apo si të minimizojmë pasojat, aty ku mundemi.
Qeveria paguan ekipe këshilltarësh për ta mësuar se si ta mbysë publikun me propagandë. Por do të ishte mirë të paguante ndonjë konsulent në fushën e ndryshimit të klimës.
Ajo që bëjnë qeveria dhe bashkitë, është që kur balta e uji vërshojnë rrugëve, dalin të bëjnë foto për të thënë se ”shteti është në këmbë”. Në fakt kur ndodh fatkeqësia, shteti është përtokë.
Në çdo shtet të së drejtës, ligjet ekzistojnë për të mbroj...
Ka ligje që kalojnë pa u ndier; qetë, pa debat, pa tension...
Po përjetojmë një degradim total të situatës politike dhe,...
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ...
Ka një ligj të pashkruar në politikë: sa më e turbullt të ...
Elez Biberaj, në datën e lindjes Qashtu siç e patën ndarë...
Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blush...
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? ...
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e deg...
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-t...
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Një tranzicion i gjelbër që kërkon bazë të qëndrueshme Tr...
Në një bashki me 200 mijë banorë me të drejtë vote, në kut...
Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...